Zbulohet anija e luftës pranë Karaburunit

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Ekspedita e përbashkët nënujore shqiptaro-amerikane njofton gjetjen më të re. Bëhet fjalë për një anije me gjatësi 140-145 metra, gjetur në afërsi të Karaburunit, që daton në periudhën mes dy luftërave botërore. Arkeologët mendojnë se mund të bëhet fjalë për anijen italiane “Rosandra”
30850_129798970383406_100000599106953_245368_8218091_n.jpg

Një tjetër zbulim në ujërat shqiptare. Në vitin e katërt të kërkimeve nënujore, ekspedita shqiptaro–amerikane ka njoftuar për një gjetje të re, këtë herë shumë pranë gadishullit të Karaburunit. Bëhet fjalë për një anije mjaft të madhe, e cila arrin gjatësinë 140-145 metra. Sipas specialistëve, deri më tani rezulton anija më e madhe e zbuluar prej kësaj ekspedite. Anija mendohet se mund t’i përkasë periudhës midis dy luftërave botërore. Ndryshe nga zbulimet e mëparshme, ku anijet janë përdorur edhe për qëllime tregtie, specialistët mendojnë se kjo mund të ketë qenë një anije transportuese e përdorur nga marina luftarake e një prej fuqive ndërluftuese, të cilat lundronin përgjatë bregdetit shqiptar. Anija, e cila gjendet në thellësinë mbi 80 metra, është e goditur nga dy silurë në bash dhe në kiç. Kjo e ka përforcuar më shumë idenë e specialistëve të ekspeditës, se ajo mund të jetë goditur gjatë periudhës së luftës. Arkeologët e ekspeditës shqiptaro–amerikane, duke parë të dhënat teknike të anijes, si dhe vendndodhjen e reliktit të mbytur, mendojnë se anija e sapogjetur mund të jetë një prej anijeve të marinës italiane, e cila u godit nga nëndetëset angleze më 14 qershor të vitit 1943, ora 14:10. Nëse kjo e dhënë do të përputhet me studimin e mëtejshëm të këtij relikti arkeologjik, atëherë mund të thuhet se kjo ekspeditë mund të ketë zbuluar vendndodhjen e anijes italiane “Rosandra”. Anija “Rosandra”, me kapacitet mbi 8 mijë tonë e marinës italiane, e ndërtuar në kantierin e Triestes më 1921, rezulton e mbytur nga nëndetëset britanike më 14 qershor të vitit 1943, në një lundrim që rezultoi fatal nga Porti i Vlorës, në drejtim të Portit grek të Patras, ku transportonte material të ndryshme për ushtrinë italiane. Nëse anija e zbuluar nga ekipi shqiptaro-amerikan rezulton të jetë “Rosandra”, atëherë kemi një koincidencë mjaft interesante, pasi zbulimi u bë vetëm 3 ditë larg përvjetorit të mbytjes së saj. Ekspedita e drejtuar nga bashkëdrejtorët dr.Jef Royal për palën amerikane dhe dr.Adrian Anastasi i Institutit të Arkeologjisë, dhe i financuar nga “RPM Nautical Foundation”, një prej fondacioneve të njohura amerikane në këtë fushë, mendojnë se ky zbulim i rëndësishëm tregon edhe një herë për vlerat e mëdha që fshihen në thellësitë e deteve shqiptare. Ky zbulim do të sjellë një interes mjaft të madh për specialistët e kësaj periudhe, të cilët mund të hedhin dritë më shumë mbi fatin e kësaj anijeje italiane të mbytur gjatë periudhës kur ushtria italiane do të kapitullonte në frontin e Luftës Botërore. Ekspedita arkeologjike nënujore shqiptaro- amerikane do të vazhdojë edhe për dy muaj të tjerë të skanojë fundin e detit. Ashtu siç e kanë shpallur që në krye të herës, kjo ekspeditë synon realizimin e hartave të nënujit, një projekt ky i cili e vendos Shqipërinë në vendet e pakta të Mesdheut, që kanë bërë të mundur identifikimin e pasurive të tyre nënujore. Sipas koordinatorit të kësaj ekspedite, Auron Tare, synimi final i këtij projekti është krijimi i një muzeu të arkeologjisë nënujore, mundësisht në Porto Palermo, i cili do të jetë unikal në llojin e vet, duke bërë të mundur që Shqipëria të ketë mundësi jo vetëm të ruajë pasuritë e veta nënujore, por edhe t’i ekspozojë ato në të mirë të publikut, si dhe në rritjen e interesimit të turizmit të qëndrueshëm kulturor.

shqip
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top