Gërmimet arkeologjike në Kalanë e Rozafës në Shkodër nga ekspedita shqiptaro-polake kanë nxjerrë në dritë një mbishkrim që mendohet se i përket shek. I para Krishtit
Gërmimet arkeologjike, të ekspeditës shqiptaro-polake në qytetin e Shkodrës, kanë nxjerrë në pah vlerat historikë të qytetit, i themeluar rreth shekujve V-IV para erës sonë. Ekspedita arkeologjike në Kalanë Rozafa të Shkodrës që në gërmimet e para ka hasur në zbulime vërtet interesante. Në oborrin e dytë të Kalasë, në një nga ujëmbledhësit e saj është gjetur një mbishkrim i cili sipas vëzhgimeve të para të specialistëve mendohet se i përket shekullit I para Krishtit. Ky mbishkrim mund të jetë i pari dokument i asaj periudhe, pikërisht kur Shkodra u pushtua nga romakët që shënon dhe shpërbërjen e Mbretërisë Ilire. Shenjat e para të këtij zbulimi rreth kalasë së Shkodrës, sipas drejtorit të Parkut Arkeologjik, Nikolin Shati, janë ndeshur që para se arkeologët të nisnin gërmimet, pikërisht kur administruesit e kalasë po kryenin punimet rutinë për pastrimin e një prej ujëmbledhësve të saj. Shkrimi edhe për ata që nuk ishin aspak specialistë dukej interesant, duke e lënë ashtu siç e kishin gjetur, pa e prekur. Me ardhjen e ekspeditës arkeologjike polako-shqiptare 10 ditë më parë, u bë i mundur shterimi i ujit dhe krijimi i një pamjeje sa më të qartë të këtij mbishkrimi. Gjatë pastrimit të territorit, kur pamja e tij u bë më e qartë edhe për vetë specialistët u vu re se ky shkrim ishte shumë i veçantë dhe që nga vëzhgimet e para mendohet se i përket shekullit të parë para Krishtit. “ثshtë një akt juridik që përshkruan kolonizimin romak dhe rënien e perandorisë ilire, i periudhës së Augustit. Ky shkrim dhe katër të tjerë të gjetur aty janë dërguar për një ekspertizë më të specializuar në një institut arkeologjie në Francë” – u shpreh drejtori i Parkut Arkeologjik të Shkodrës, Nikolin Shati. Për arkeologët ky zbulim konsiderohet shumë i rëndësishëm, pasi periudha e shekullit të parë p.e.s. dhe shekullit parë të erës sonë nuk ka patur dokumente të shkruara. Ky zbulim është një nxitje për ekspeditën arkeologjike, që prej tri ditësh ka nisur gërmimet në kërkim të rrënjëve të qytetit antik. Aktualisht po bëhen testet e para në tri pika: në pjesën juglindore të kalasë; pranë xhamisë së Plumbit dhe në jug të saj. Që në gërmimet e para që janë sipërfaqësore arkeologët kanë parë shenja të rrënojave të qytetit antik. “Kjo jep shpresë që gjetjet arkeologjike kanë për të qenë të shumta dhe me vlerë në drejtim të plotësimit të historisë së jetës në këtë territor”, shtoi Shati.
Zona ku është bërë zbulimi
Zona për rreth Kalasë Rozafa ka një kombinim të rrallë faktorësh fizikë për jetesë. Rrëzë kodrave të Tepes, në anën jugore, materialet arkeologjike fillojnë nga Bronzi i hershëm (2000 p.e.r). Në shekullin V – IV p.e.r. filloi ndërtimi i kalasë me gurë ciklopike të puthitur pa llaç. Në vitin 181 p.e.r. bëhet Kryeqytet i Mbretërisë së Ilirisë, me sundimtar Gentin, dhe kishte një shtrirje të madhe në pjesën veriore. Gjatë shekullin II p.e.r. në kalanë e qytetit zhvillohen luftërat me Romën dhe në vitin 168 pushtohet nga Roma dhe bëhet një nga qendrat e njësive administrative të Perandorisë Romake. Me reformat e Dioklecianit bëhet qendër krahinore. Dhe pikërisht ky dokument, i cili, sipas specialistëve të Parkut Arkeologjik dhe Arkeologëve, është një Akt Ligjor i asaj periudhe, por fjalën e fundit do e thotë ekspertiza e institutit të arkeologjisë në Francë.
Rikthehen gërmimet pas 30 vjetësh
Shkodra është themeluar rreth shekujve V-IV p.e.r., ndërsa kalaja në hyrje të qytetit është e vendosur mbi një kodër në një lartësi 130 m. Për herë të fundit kjo zonë e rëndësishme arkeologjike u vu në shënjestër të ekspeditave 30 vjet më parë. Që nga ajo kohë në Shkodër nuk u kryen më gërmime arkeologjike. Por një vit më parë një profesor arkeologjie nga Polonia, Piotr Dyzcek, shprehu interes për të ngritur një grup për të nisur gërmimet në këtë qytet. Sipas tij, disa zbulime që ekspedita e tij kishte bërë në Maqedoni dhe Mal të Zi e kishin drejtuar në qytetin e Shkodrës. Mbi bazën e një projekti, profesor Dyzcek gjeti mbështetjen nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me Ambasadën Polake për të nisur gërmimet në Shkodër për një periudhë 5-vjeçare. Profesori polak i arkeologjisë e prezantoi projektin e tij të gërmimeve një vit më parë. “Një nga dëshirat e mia ka qenë gjithmonë që të bëj gërmime në qytetin e Shkodrës, pasi është kryeqyteti i Teutës. Shkodra është një nga qendrat më të rëndësishme të ilirëve. Dhe pavarësisht kësaj të dhëne, në Shkodër nuk janë bërë gërmime për periudhën ilire. Nëse atje janë bërë gërmime sporadike, ato i kanë përkitur periudhës romake të vonë. Ne shpresojmë që në këtë zonë të zbulojmë qytete ilire dhe diçka më shumë për mbretëreshën Teutë. Janë vetëm pak vjet sundimi, por vepra dhe lavdia e kësaj gruaje ka triumfuar në shekuj. Për kohën që udhëhoqi, ajo rivalizoi perandorinë dhe perandorët e mëdhenj romakë. Nga gërmimet tona kemi bindjen se ilirët kanë jetuar shumë mirë dhe nuk ka diferencë me Romën për nga niveli i jetesës. Deri para pak kohësh ka mbizotëruar mendimi se ilirët kanë qenë primitivë dhe kanë qenë grekët ata që u kanë imponuar kulturën e tyre, por unë mund të them se ilirët kanë qenë po aq të zhvilluar.”- pat deklaruar në një intervistë të tij për MAPO-n profesori polak, duke parashtruar projektin e tij dhe të Universitetit të Varshavës për gërmimet në qytetin e Shkodrës. E sigurisht teza e profesorit, i cili mendon se gjurmët e “humbura” të ilirëve mund të gjehen në rrethinat e Shkodrës, është bazuar në vite të tëra studimesh dhe hulumtimesh të tij jo vetëm në biblioteka të ndryshme por dhe gjatë gërmimeve në terren. Bashkë me specialistët polakë grupit i janë bashkuar edhe arkeologë shqiptarë, që po bashkëpunojnë në gërmimet. Ky projekt është miratuar dhe nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, dhe është një iniciativë e Qendrës së Studimeve Antike për Europën Juglindore në Universitetin e Varshavës, përfaqësuar nga vetë profesor Dyzcek. Marrëveshja e nënshkruar ka një afat 5-vjeçar dhe pasi është bërë survejimi në zonën e rrastë të qytetit antik, nga ura e re e Bunës, ura e Bahçallekut deri te Xhamia e Plumbit, ka nisur dhe faza e dytë e projektit, që janë gërmimet në këto zona. Që në sipërfaqe arkeologët kanë bërë zbulime të rëndësishme, siç është mbishkrimi i gjetur dje, por që mendohet se vlerat arkeologjike janë shtresëzuar, ndaj duhet të bëhen gërmime të thella nga 7-10 metra. Djana Kola, Aida Tuci
shqipmedia