Zbulohen varrezat e lashta në Turan të Korçës

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Zbulohen varrezat e lashta në Turan të Korçës

Shiko fotografinë 1429042

Kanë përfunduar pas 18 muajsh gërmimet në fshatin Turan të Korçës, ku arkeologët tashmë do të kenë mundësinë të gjejnë një pasqyrë unike të 5 mijë viteve histori.

Nga gërmimet është zbuluar një nga varrezat më të mëdha e më të lashta në Shqipëri, me rreth një mijë varre të shtresuara.

Nën shtresën e poshtme të zbuluar nga gërmimet në Turan, janë gjetur gjurmët e një vendbanimi të rrallë neolitik si dhe vrima të bëra në tokë, të cilat tregojnë për skeletet e shtëpive në formë kasollesh, të mijëra viteve më parë.

Më shumë se 20 vendbanime neolitike janë gjetur në Shqipëri, të cilat datojnë përafërsisht nga shekulli VII deri në shekullin III para lindjes së Krishtit.

Sipas arkeologut Iris Pojani, puna për ndërtimin e tubacionit të gazsjellësit mundësoi gërmimin në një zonë ku nuk mendohej se do të ishin gjetur ndonjëherë vendbanime të asaj epoke.

Ekipi prej 50 arkeologësh gërmoi në një sipërfaqe prej 4 mijë metrash katrorë, ku gjetën tre varreza të epokës së Hekurit, epokës Romake dhe asaj të Mesjetës. Në këto varreza nuk ka gjurmë të vendbanimeve, por sipas profesor Pojanit, edhe sot kjo është një zonë e begatë bujqësore
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top