Zbulohen mbetjet e avionit të zhdukur të Amelia Earhart

Love

βeℓℓe â๓e
Disa kërkues pretendojnë se kanë zbuluar, 75 vjet nga zhdukja misterioze, disa pjesë të avionit në fund të oqeanit

Amelia-Earhart1.jpg

Rasti i zhdukjes misterioze të pilotes amerikane, Amelia Earhart ësht një enigmë që vazhdon prej 75 vjetësh.
Por një grup kërkuesish pretendojnë se janë afër zgjidhjes së misterit. Me anë të një videoje nënujore, të regjistruar më ishullin Nikumaroro, në shtetin e Kiribati, ata tregojnë mbetjet e një avioni që mendohet se mund të jenë të avionit që u zhduk pa lënë gjurmë në vitin 1937 në Oqeanin Paqësor.

Amelia Earhart ishte gruaja e parë që arriti të kalonte e vetme oqeanin Atlantik. Ajo kaloi katërmbëdhjetë orë dhe pesëdhjetë minuta për të fluturuar nga Terranova në Londonderry, në Irlandën Veriore. Më 24 gusht 1932,Earhart u bë gruaja e parë që arriti të fluturojë përmes Shteteve të Bashkuara pa ndalim, nga Los Angeles (Kaliforni) për të mbërritur në Newark (New Jersey).

pjeset-e-avionit-te-amelia-earhart.jpg

Por projekti i saj më ambicioz kishte qenë gjithmonë që të përshkonte botën përgjatë rrugës ekuatoriale, një nismë kjo shumë e rrezikshme. Më 2 korrik 1937, me avionin e saj u ngrit nga Papua, Guineja e Re. Që nga ajo kohë, avioni u zhduk dhe me gjithë kërkimet e gjata në det, askush nuk mundi të zbulonte ndonjë gjurmë nga mbetjet e tij. Sipas drejtuesit të kërkuesve nënujorë që kanë bërë zbulimin e fundit, ata e kishin të qartë që nuk mund të gjenin të gjithë avionin në fund të ujit, pasi oqeani varros gjithçka.

Por sipas llogarive të bërë prej tyre, mbetjet e avionit janë pikasur pikërisht në atë pjesë të ishullit ku mendohet të jetë zhytur avioni i pilotes amerikane të zhdukur pa gjurmë 75 vjet të shkuara.
Burimi: g.shqip
 
Back
Top