Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Zbulohen 3 gjene që lidhen me sëmundjen e skicofrencisë

Kjo sëmundje prek afërsisht një në çdo 100 persona dhe në 70 deri 90 përqind të rasteve vihet re tek persona të së njëjtës familje.

Në përpjekje për të gjetur një kurë, Konsorciumi Ndërkombëtar i Skizofrenisë i përbërë nga 11 institute në mbarë botën ndërmorri një studim ku u krahasua ADN-ja e të 3 mijë e 300 personave me skizofreni me ADN-në e 3 mijë e 200 personave pa këtë sëmundje.

Gjatë studimi, shkencëtarët gjithashtu konfirmuan ndërlikimin e një shrregullimi të tretë gjenetik në skicofreni, që ishte njëjtësuar më parë. Pamela Sklar është psikiatre dhe gjenetiste pranë spitalit të përgjithshëm të Masaçusetsit dhe bashkëautore e studimit.

Ajo thotë se rezultatet e studimit krijojnë shpresa për personat që vuajnë nga skicofrenia dhe për personelin mjekësor që trajtojnë këto raste.

“Ne kemi shpjeguar vetëm një një pjesë të vogël të arsyes përse njerëzit preken nga skicofrenia dhe sigurisht më shumë punë duhet bërë për të lidhur ndikimin e plotë të faktorit gjenetik në këtë sëmundje”.

Gjatë studimit, shkencëtarët gjetën shrregullime të rralla gjenetike tek 13 përqind e pacientëve me skicofreni. Por ata gjithashtu gjetën gjurmë shrregullimesh edhe tek 10 përqind e pjesmarrësve në studim që nuk vuanin nga kjo sëmundje.

Autorët e studimit thonë se këto rezultate lënë të kuptohet se shrregullime të tjera gjenetike kanë lidhje me zhvillimin e skizofrenisë. Ky zbulim gjithashtu mund të kuptohet që skizofrenia është një sëmundje e përbërë nga disa shrregullime mendore.

Majkëll O’Donovanm është psikiatër në universitetin Kardif në Uells dhe një nga autorët kryesorë të studimit.

“Disa të dhënat e këtij studimi ne i kemi ndeshur edhe në studime rreth sëmundjeve të tjera mendore, si për shembull tek personat me autizëm dhe me zhvillim të vonuar mendor. Prandaj ajo që ne po përpiqemi të përcaktojmë është nëse këto sëmundje mendore kanë shkaktarë të përbashkët ose lidhen me njëra tjetrën.”

Shkencëtarët thonë se ata kanë përcaktuar se tek cilat molekula mund të përqëndrohen për të zhvilluar barna për trajtimin e skizofrenisë. Por provat diagnoztike janë më pak përcaktuese, pasi shumë njerëz që nuk vuajnë nga skicofrenia kanë gjithashtu shrregullime gjenetike.


Xhesika Berman /http://www.voanews.com/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back