Zbulimi i plagëve në tru...

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Studiuesit po përdorin teknika të sofistikuara skanimi për të ndihmuar në diagnostikimin e lëndimeve në tru të cilat nuk mund të dallohen duke përdorur teknikat e zakonshme. Ushtarët shpesh marrin plagë traumatike në tru si rezultat i shpërthimeve të fuqishme në frontet e luftës. Shkencëtarët shpresojnë se teknika e re do t’i ndihmojë doktorët të zbulojnë dhe trajtojnë shumë plagë të trurit të cilat tani janë të pashërueshme.



Afërsisht 320 mijë anëtarë të personelit ushtarak në Irak dhe Afganistan kanë vuajtur nga lëndimet në tru. Shpesh këto janë klasifikuar si plagë të lehta dhe nuk dallohen gjatë skanimit të trurit.



Por në një studim të ri, një teknikë e sofistikuar e skanimit të trurit e mund të zbulojë tani anomali në indet që gjenden në materien e bardhë të trurit të ushtarëve të cilët kanë marrë plagë traumatike në tru si pasojë e shpërthimeve. Materia e bardhë e trurit mundëson komunikimin mes qelizave nervore.



Studimi u krye në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit në St. Louis dhe në Qendrën Mjekësore Rajonale të Landstuhl-it në Gjermani. Në këtë studim u përfshinë 63 ushtarë të cilët janë prekur nga lëndimet si pasojë e shpërthimeve dhe lëndimeve të tjera si rrëzimi, lëndimet e marra nga makinat ose goditjet nga objekte të forta. Në studim morën pjesë edhe 21 anëtarë të personelit ushtarak të cilët janë plagosur nga shpërthimet.



Studiuesja e neurologjisë në Universitetin e Uashingtonit, Christine MacDonald, thotë se teknika e re e skanimit u mundëson shkencëtarëve të shohin lëvizjen përmes indeve të lënduara të trurit. Kjo dukuri nuk mund të dallohej përmes teknikave tjera të skanimit. Macdonald thotë se studiuesit vunë re praninë e ujit në materien e bardhë të trurit në skanimet fillestare që u bënë në Gjermani afërsisht 14 ditë pas plagosjes. Ajo thotë se studiuesit vunë re ndryshime të vogla në rrjedhën e ujit në skanimet pasuese deri 12 muaj më vonë, pas kthimit të ushtarëve në St. Louis.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top