Zbulimi i NASA-s/ Një planet i ngjashëm me tokën

Vinjol

Status Online....... Po zihem me grate e forumit
2555.jpg


Misioni i NASA-s që kërkon planete, Tess, ka zbuluar ekzoplanetin e tij të parë që mund të jetë edhe i banueshëm, në përmasat e tokës. Ai rrotullohet rreth një ylli 100 vite dritë larg tokës. Zbulimi u prezantua në takimin e përvitshëm të shoqërisë amerikane astronomike në Honolulu.





Planeti është pjesë e një sistemi shumë-planetar, TOI 700, në yjësinë Dorado. Astronomët e konfirmuan zbulimin e tyre duke përdorur teleskopin hapsinor Spitzer të NASA-s. Ata po ashtu modeluan edhe ambjentin e mundshëm në planet për të hetuar më tej edhe kushtet e tij.
Zbulimi ka entuziazmuar astronomët sepse ai është një nga të paktët planetë të mundshëm ku mund të ketë jetë, të zbuluar jashtë sistemit tonë diellor dhe që ka përmasat e tokës.
Ai përfundon orbitën rreth diellit të tij në 37 ditë tokësore dhe merr prej tij rreth 86 për qind të energjisë që dielli ynë i jep tokës.
Fillimisht, ylli ishte menduar më i nxehtë, çka bëri që astronomët të mendonin se planetët që rrotullohen rreth tij do të nuk do të kishin temperatura të tilla që nuk do të mundësonin jetën. Por kërkuesit, i korrigjuan përllogaritjet, rishikuan parametrat dhe dolën në përfundimin se planeti ishte i banuëshëm.


Top Channel
 

Attachments

  • 2555.jpg
    2555.jpg
    48.2 KB · Shikime: 0
  • 2555.jpg
    2555.jpg
    48.2 KB · Shikime: 0
me thene te drejten ka shume planete te ngjajshme me Token por aftesia jone per te zbuluar a ka jete eshte teper e limituar ...
 
@elle une per vete jam i sigurte qe e kam nji kushuri atje :p
Po ishalla me rastis noi kushuri i hajrit :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top