Zbulimi i fundit, gjuhët indoevropiane kanë origjinë nga Rusia

Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh ka kryer studimin më të madh gjenetik deri më sot që tregon se gjuhët indo-evropiane kanë origjinë kryesisht nga lindja e stepës ruse, për shkak të migrimeve masive që kanë ndodhur rreth 4500 vjet më parë.

Fillimi i bujqësisë është përshkruar shpesh si ngjarja kryesore në parahistorinë Europiane. Studimi i ri i publikuar pak ditë më parë sugjeron se në vend të një migrimi masiv fermerësh siç është menduar për një kohë të gjatë, kanë ndodhur dy. Në fillim ishte fluksi nga Anadolli, një rajon i Turqisë së sotme dhe pastaj një valë e dytë e njerëzve që lëviznin në Europën qendrore nga stepat e Rusisë moderne, katër mijë vjet më vonë, të cilët kanë sjellë me vete gjuhën indo-evropiane.

Provat për këtë emigrim masiv të dytë dolën në dritë kur shkencëtarët po punonin për të rikonstruktuar origjinën e europianëve modernë, duke analizuar ADN e marrë nga eshtrat e 69 banorëve të lashtë të kontinentit. Speciet 3000- 8000 vjeçare janë krahasuar me njëra-tjetrën dhe me popullatat e Europës moderne. Siç pritej, kërkuesit gjetën gjurmë të gjuetarëve të lashtë dhe fermerëve të parë të neolitit. Por pati një zbulim të papritur: një lëvizje masive popullore vinte nga fushat e Euroazisë, ku Rusia dhe Ukraina ndodhen sot, pohon National Geographic.

Fakt kyç në zbulimin e kësaj vale të dytë migrimi disa mijëra vjet më vonë ishte ngjashmëria ndërmjet ADN-së së marrë nga kockat 5000-vjeçare të gjetura në veri të Detit të Zi, që i përkisnin njerëzve që arkeologët i quajnë “Yamnaya” dhe eshtrave të katër njerëzve që jetuan dhe vdiqën pranë Leipzigut, në Gjermaninë qendrore, rreth 4500 vjet më parë. Trupat gjermane ishin pjesë e kulturës “Corded Ware”. Yamnaya dhe Coreded Ware ishin të ndara në kohë me pesë shekuj dhe në distancë me 1000 kilometra, por ata kanë të njëjtë të paktën 75 për qind të ADN-së së tyre

“Mund të shihni një lidhje të drejtpërdrejtë gjenetike midis këtyre dy popullsive”, thotë David Anthony, një arkeolog në Hartwick College, në Oneonta, Nju Jork, dhe një bashkë-autor i studimit. “Ata janë kushërinjtë të afërt”. ADN-ja nga eshtrat “Corded Ware” ngjason shumë pak me ato të fermerëve të jetojnë në Gjermani një mijë vjet më parë, më shumë prova për një dyndje dramatike, madje pushtuese, nga lindja.

Kështu, ky zbulim mbështet hipotezën se gjuha proto-indo-europiane u përhap nga blegtorët e stepave të mëdha në veri të Detit të Zi dhe atij Kaspik pas shpikjes së rrotës (6000-5000 vjet më parë) kundër teorisë ku thuhet se përhapja e gjuhës ndodhi 8500 vjet më parë falë fermerëve të parë që vinin nga Lindja e Mesme (Turqia e sotme) gjatë neolitit. “Edhe pse ADN-ja e lashtë nuk raporton për gjuhën e folur nga individët parahistorikë të analizuar, madhësia e lëvizjes migratore ka përfshirë edhe një ndryshim idiomatik (…) dhe medoemos ka kontribuar në formimin e gjuhëve indo-evropiane që fliten sot në Europë”, thotë Roberto Risch, një anëtar i hulumtimit.

Dëshmia gjenetike e një migrimi masiv nga stepat rindez një debat të vjetër mes gjuhëtarëve dhe arkeologëve rreth origjinës së gjuhëve indo-evropiane. Këto përfshijnë më shumë se 400 gjuhë, nga ato moderne si anglisht, greqisht, shqip dhe polonisht, deri tek gjuhët e lashta si Latine, Hitejve, Sanskrite. Për dekada me radhë, gjuhëtarët kanë debatuar se ku janë folur në fillim gjuhët proto-indo-evropiane, nëna e të gjitha gjuhëve indo-evropiane.
Shiko fotografinë 1787403
Mbrojtësit e “hipotezës së Anatolisë” argumentojnë se folësit e parë të gjuhës indo-evropiane ishin fermerë që jetonin në atë që sot është Turqia gjithsej dhjetë mijë vjet më parë, që sollën gjuhën me vete kur ata mbërritën në Evropë rreth 6000 p.e.s. Teoria tjetër e ashtuquajtura “Hipoteza e stepës”, e vë gjuhën proto-indo-evropiane në fushat dhe në veriun e Detit tw Zi dhe Kaspik, ku shpikja e rrotës “revolucionarizoi ekonominë e stepave”, thotë Anthony. Përkrahësit e kësaj ideje theksojnë se shumë indoeuropianë kanw tw njëjta fjalë për gjëra të tilla si boshti, shtyllat dhe rrota, të cilat u shpikën shumë kohë më pas Revolucionit neolitik në Evropë.

“Ka shumë punë për të bërë. Të dhënat gjenetike dhe gjuhësore mbështesin idenë se gjuhët indo-evropiane hynë në Europë nëpërmjet stepave rreth 4500 vjet më parë, por është ende e paqartë për mua se nga vijnë degët më të vjetra të gjuhës” thotë Carles Lalueza-Fox, një shkencëtar i gjeneve në Universitetin e Barcelonës. Autorët e studimit japin një pikë por jo argumentin. “Ne nuk e dimë nëse stepat janë burimi i fundit” i gjuhës Indo evropiane, thotë Iosif Lazaridis. “Nëse do të merrnim të dhëna nga ato rajone do të merrnim shumë përgjigje”.
dita
 
Titulli: Zbulimi i fundit, gjuhët indoevropiane kanë origjinë nga Rusia

Sa i perket gjuhes shqipe kjo teza e re nuk ka sens. Ne Shqiperi eshte deshmuar se kane ekzistuar fermat shume kohe me perpara - Vashtemi 6500 para krishtit - se migrimi masiv nga stepat e Rusise, 2500 para krishtit, se ciles i mshohet ne tezen e re. Pra, ekziston nje handek prej hiq me pak se 4000 vitesh ne mes te dy levizjeve te popullsise. Sa i perket sllavikeve dhe gjermanikeve, ka mundesi qe gjuhet e tyre te takohen ne ate pike, sipas kesaj tezes se re, por kjo nuk u jep te drejte te konsiderohen si gjuhe proto-indoeuropiane.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top