ShkodranNe
Dwell in possibility
Hëna ka patur një fushë magnetike vërtet të fuqishme dhe këtë e tregon një shkëmb i marrë nga anija kozmike “Apollo 1”, që shkeli fillimisht në të.
Sipas një studimi ndërkombëtar, i koordinuar nga Shtetet e Bashkuara me Institute of Technology of Massachusetts, fusha e lashtë magnetike hënore, kishte një lloj dinamoje të brendshme, të ngjashme me atë të Tokës për shkak të një baze metali të shkrirë.
Hulumtimi është bërë i mundur duke shqyrtuar tërheqjen e një shkëmbi të Hënës, dmth se si ajo ishte e ndikuar nga fusha magnetike e saj.
Mostra e shkëmbit është mbledhur në pjesën jugore të saj dhe besohet se ai është gërmuar nga një shtresë e paprekur e shkëmbinjve që krijoi krater në Hënë, rreth 102 milion vjet më parë.
Ky studim, i kombinuar me hulumtimet e mëparshme në Hënë, sugjeron se Hëna ka qenë krijuar në një periudhë në mes të 4.2 dhe 3.7 miliardë viteve më parë, nga 500 milion vjet më parë sa është imagjinuar deri tani.
Gjithashtu, studimi në fjalë, sugjeron se Hëna ka një zemër të vogël metali të shkrirë pjesërisht.//noa.al//