Zbulimi britanik që do të nxjerrë jashtë loje dentistët

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Shiko fotografinë 1788752
Të shohësh dhëmbin e ri që të del sapo ke humbur një të tillë, pavarësisht se në çfarë moshe je. Mund të duket si një ëndërr, por shkencëtarët thonë se në të ardhmen mund të bëhet e mundur.

Sekreti për ta bërë të mundur këtë gjë fshihet te dhëmbët e peshkaqenit. Studiuesit e Universitetit të Shefilldit në Britaninë e Madhe kanë zbuluar mekanizmin që bën të mundur rigjenerimin e vazhdueshëm të dhëmbëve të peshkaqenit.

Sipas studimit të publikuar në revistën “Developmental Biology”, gjithçka ka të bëjë me një shtresë të dhëmbit, e cila përbëhet nga qeliza epiteliale, që gjenden edhe te njeriu. Këto qeliza, te njeriu lejojnë vetëm një ndërrim, pra nga dhëmbët e qumështit, te ata të përhershmit.

Ushqimet me sheqer dhe mungesa e higjienës orale janë shkaktarët kryesorë të dëmtimit të dhëmbëve. Por nëse një peshkaqeni i dalin rreth 30 mijë dhëmbë gjatë gjithë jetës, njerëzit që humbasin dhëmbët pas moshës së fëmijërisë, nuk mund t’i kenë më ata.

Grupi i studiuesve ka zbuluar pikërisht gjenet që janë përgjegjëse për rritjen e dhëmbëve të peshkaqenëve. Këto gjene janë të njëjta për të gjithë vertebrorët, përfshirë këtu edhe njerëzit.

Shekulli
 
Titulli: Zbulimi britanik që do të nxjerrë jashtë loje dentistët

Sa mire qenka te jesh peshkaqen.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top