Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Zbulimi arkeologjik hap dritare tek ilirët

Pas disa javësh gërmimi intensiv një ekip arkeologjik nga Universiteti i Oslos raportoi një gjetje muajin e fundit që mund të ndryshojë historinë e shkruar të ilirianëve për një periudhë të ekzistencës së tyre.

Një post ilirian tregtie në zonën kufitare midis Kroacisë dhe Bosnje dhe Herzegovinës (BiH) hedh dritë mbi një aspekt të panjohur të jetës së këtyre njerëzve të lashtë të gadishullit të Ballkanit.

Udhëheqësja e ekipit arkeologjik që zbuloi gjurmat e postit tregtar ishte profesoresha e asociuar Marina Prusak. "Zbulimi ynë është i rëndësishëm për kuptimin e identiteteve kulturore në Ballkan në kohrat e lashta," tha ajo.

Zbulimi, i pari i këtij lloji, përbëhet nga rrënojat e një vendi dhe mbetjet e një moli që mbase ka funksionuar si një post tregtar. Arkeologët gjetën shumë anije të mbytura të mbushura plot me enë mbajtëse apo amfora që datohen në shekullin e parë BC. Copët e shumta të poçerisë të gjetura tregojnë se ky ishte një post i madh tregtie.

Desilo, ku ekipi bëri gërmimet e tij, është 20 km nga bregu në një fushë aluvionale ndanë lumit Neretva. "Desilo është vendosur në pjesën më të brendëshme të një gjiri të qetë ku ishte natyrale të transferoheshin mallrat në anije më të vogla, kështu që vendi është perfekt për një port të brendshëm tregtar. Ne e dinim që po të gjejmë një port kjo do të përbënte një shembull të rralllë të një pike takuese në këtë peisazh të padepërtueshëm," i tha Prusak ScienceDaily.

Ilirianët qenë fise indo-evropiane që u dukën në pjesën perëndimore të gadishullit të Ballkanit rreth 1,000 BC, një periudhë që përputhet me fundin e epokës së bronxit dhe fillimin e asj të hekurit. Ata banuan shumicën e zonës deri në mijvjeçarin tjetër.

Në kulmin e saj, Iliria e lashtë përfshinte bregdetin adriatik dhe brendësinë malore të Ballkanit Perëndimor: Shqipërinë e tanishme, Slloveninë, Dalmacinë, Kroacinë, BiH, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë, duke përfshirë në një pikë, rajonin e Mollosisë (Epirit) në Greqinë veriperëndimore.

Ilirianët ranë nën pushtimin romak gjatë shekullit të parë BC. Territoret ilire u bënë më pas krahina të Perandorisë Romake dhe të Perandorisë Bizantine.

Zbulimi i ekipit norvegjez dhe interpretimi i tij vë në pah lidhjet e vjetra tregtare midis romakëve dhe ilirëve dhe tregon se ilirët nuk qenë vetëm luftëtarë e piratë siç i përshkruajnë disa historianë, por gjithashtu një popull që zhvillonte ekonominë e tregtinë e tij.

Me datimin e amforave, shkencëtarët gjetën prova se anijet qenë mbytur gjatë një periudhe kohore gati gjysmë-shekulli, duke vërtetuar se nuk qenë anije pirate të sulmuara nga romakët.

Arkeologu Adam Lindhagen, i specializuar në amforat romake dhe që mori pjesë në ekspeditë, thotë se kjo është gjetja më e rëndësishme deri tani nga epoka iliriane.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
 

Attachments

  • Amfora.jpg
    Amfora.jpg
    18 KB · Shikime: 13
Titulli: Zbulimi arkeologjik hap dritare tek ilirianët

Sikur titulli dhe pershkrimi nuk mbeshtesin njeri tjetrin aq shume, por prape eshte me rendesi qe eshte bere nje zbulim i tille me vlere te larte per te vertetesuar historine e "harruar" te Ilireve.
 
Titulli: Zbulimi arkeologjik hap dritare tek ilirët

Po Alfonc, gazetarja ka bere disa gabime ne te shprehur.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back