Arfenilla
Themelues i Forumit
Ftohja - William Cullen nga Universiteti i Glasgowit ka zbuluar pë herë të parë ftohjen. Më vonë, Olivers Evans në vitin 1805 ndërtoi makinën e parë ftohëse ndërsa frigoriferi i parë (siç e përdorim sot) është ndërtuar nga Jacob Perkins në vitin 1834.
Janë të shumta zbulimet pa të cilat bota sot do të ishte shumë ndryshe. Po të mos ishin ato zbulime, sot nuk do të ishim në gjendje të jetonim siç jetojmë, të lëviznim siç lëvizim po as të mendonim siç mendojmë.
Në fotogalerinë e mësipërme, ju ftojmë të lexoni 11 zbulimet që vërtetë ndryshuan botën.

Zbulimi i rrymes elektrike nga Nikolla Tesla.
Zbulimi i ampulës nga Thomas Alva Edison në vitin 1879. Nëse sot ampulat kanë jetëgjatësi mesatarisht 1-2 vjeçare, ampula e Edisonit punonte maksimalisht 40 orë
Automobilat: Karl Benz në vitin 1886 ndërtoi makinën e parë moderne. Në vitin 1807, Nicephore Niepce ndërtoi motorin e parë me djegie të brendshme ndërsa në vitin
Johannes Guttenberg njihet si zbuluesi i shtyshkronjës. Së bashku me ortakun e tij, Guttenberg për herë parë përdori teknikën e printimit në shtypshkronjë vitin 1450. Në vitin 1455, ai shtypi Biblën dhe më pas teknikat e tij u përhapën në të gjithë botën.
Radio: Guglielmo Marconi njihet si babai i radios. Radio u zbulua në vitin 1898 ndërsa fillimisht u përdor për komunikim mes anijeve dhe porteve.
Fluturimi: Fillimisht fluturimi bëhej me balona. Në vitin 1485 Leonardo da Vinçi vizatoi disa skica të konsideruara si pjesë të avionit që do të zbulohet më vonë. Në 1853 u regjistrua fluturimi i parë i njeriut me avion pa motor. Në 1890, gjermani Otto Lilienthal arriti të fluturojë me rrëshqitje në ajër, duke u bazuar në fluturimin e lirë të shpendëve. Fluturimi i parë me avion me motor të kontrollueshëm nga njeriu u realizua në vitin 1903 nga Vëllezërit Wright.
Zbulimi i telefonit – Telefonin e parë e ka zbuluar Alexander Graham Bell.
Zbulimi i kompjuterit dhe internetit - Kompjuteri i parë i ndërtua në vitin 1948. Interneti u zbulua në vitet 1970-1980 për nevojat e ushtrisë amerikane.
Penicilina është zbuluar nga Alexander Fleming më 1928 duke shpëtuar me miliona njerëz nga sëmundje të ndryshme. Mjeku skocez Dr. Peter Fleming (1881-1955) e zbuloi penicilinën rastësisht nga një lloj kërpudhe e cila lufton bakteriet e rrezikshme për njeriun, pa dëmtuar rruazat e bardha. Ky mjek u nderua me اmimin Nobel për Mjeksi dhe Fiziologji.
Zbulimi i Aspirinës nga Felix Hoffmann, kimist në kompaninë gjermane Bayer, në vitin 1897. Ai e zbuloi Aspirinën në kërkim të një ilaçi që do të qetësonte dhimbjet e babait të tij. Deri në vitin 1971, të gjithë përdornin Aspirinën por nuk e dinin shumë për të. Prof. John R. Vane zbuloi mënyrën se si Aspirin qetësonte dhimbjet dhe për këtë zbulim fitoi اmimin Nobel.ina
Janë të shumta zbulimet pa të cilat bota sot do të ishte shumë ndryshe. Po të mos ishin ato zbulime, sot nuk do të ishim në gjendje të jetonim siç jetojmë, të lëviznim siç lëvizim po as të mendonim siç mendojmë.
Në fotogalerinë e mësipërme, ju ftojmë të lexoni 11 zbulimet që vërtetë ndryshuan botën.










