Zbulimet më të mëdha të 2012-s

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Produkti ka origjinë bimore dhe paraqet një shtresë të rrëshqitshme tejet të hollë, me të cilën mund të mbështillet pothuajse secili material, xhami, qeramika, plastika apo metali.


zbulimet_me_te_medha_te_2012_s.jpg



Robotët, sondat dhe uniformat e astronautëve janë gjithsesi zbulimet më mbresëlënëse të vitit 2012, por, krahas tyre, ka edhe shpikje “të zakonshme” që shumë njerëzve do t’ua lehtësojnë jetën.

1. Liquiglide (sipërfaqja e rrëshqitshme)

Pesë studentë të universitetit elitar të Bostonit, MIT (Massachusetts Institute of Technology) dhe profesori i tyre, Kripa Varanshi, kanë arritur që ta formojnë një sipërfaqe prej së cilës gjithçka rrëshqet, prej keçapit nga shishja, e deri tek akulli nga krahët e aeroplanit. Produkti ka origjinë bimore dhe paraqet një shtresë të rrëshqitshme tejet të hollë, me të cilën mund të mbështillet pothuajse secili material, xhami, qeramika, plastika apo metali.

2. Oraquick (testi i shpejtë për virusin HIV)

Me vetëm pak pështymë, “Oraquick” ka mundësi që brenda vetëm 20 minutash të konfirmojë praninë e antitrupave që tregojnë me infektim me virusin HIV. ثshtë ky testi i parë shtëpiak për HIV- i njëjti lloj i testit që përdoret edhe nga mjekët, por pa pasur nevojë që të shkoni te mjeku dhe të prisni rezultatin me ditë të tëra.

3. Dorezat që flasin

Katër studentë ukrainas kanë prodhuar dorëza, të cilat personave shurdhmemecë u mundësojnë që të komunikojnë me ata që nuk kuptojnë dhe nuk mund ta përdorin gjuhën e shenjave. Dorëzat janë të pajisura me sensorë, që e njohin gjuhën e shenjave dhe e përkthejnë në tekst në smartphone, i cili më pas tekstin e shndërron në fjalë të shprehura.

4. Kamera digjitale Sony RX100

Kamerat digjitale po bëhen nga dita në ditë më të vogla dhe më të përsosura, por “Sony” paraqet një kapërcim të madh dhe e tejkalon hendekun midi xhirimeve të shpejta dhe atyre cilësore. Dizajni inovativ i “Sonyt” dhe sensori prej 2.5 centimetrash ia mundësojnë kësaj kamere që të bëjë fotografi të përkryera, ndonëse është 20 për qind më e hollë nga kamera digjitale SLR – përkatësisht mjaft e vogël që të mbahet në xhep.

5. Syzet “Google”

Këto syze, thënë thjesht, janë kompjuter i ndërtuar në syze dhe paraqesin një pajisje që mund të shndërrohet në pjesë të jetës sonë të përditshme. Me një display prej 1.3 centimetrash, që vjen në fokus kur shikoni lart dhe në të djathtë, shfrytëzuesit do të jenë në gjendje që të xhirojnë dhe shkëmbejnë fotografitë, të hyjnë në chat, ta kontrollojnë agjendën e tyre dhe të kenë qasje te hartat dhe interneti.

6. “Tesla modeli S”

Kabrioleti elektrik me katër ulëse duket si një “Jaguar” dhe mund të kalojë 426 kilometra me vetëm një mbushje. Brenda tij ndodhen komandat “Touchscreen” për të gjitha, prej navigacionit GPS, e deri tek rregullimi i amortizatorëve. “Tesla” ndërton edhe rrjetin e stacioneve për lidhje me energjinë elektrike, kështu që pronarët e veturave të tilla nuk është e domosdoshme të jenë të varur nga kablloje i tyre në shtëpi.

7. Ferma lundruese e peshqve

Kompania “Campachy farms” nga Haëai po mundohet se urinë e pangopur për suchi ta përmbushë me një metodë të kultivimit të peshqve që nuk e prek aspak ambientin natyror. Kafazët nga legurat e bakrit, të diametrit 30 metra, mbushen me peshq të vegjël dhe lirohen në oqean, të përcjellë me sistemin GPS dhe në momentin e caktuar vetëm mblidhen. Deri më tani janë testuar kafazët e diametrit 6 metra, të cilët janë vënë në pesë deri 120 kilometra larg bregdetit të Hawaiit. Ata kanë sjellë 4.500 kilogramë peshq, që është rritur dy herë më shumë sesa që pritej.

8. Sonda “Curiosity” e NASA-s

NASA tashmë ka qenë në Mars, por kurrë në mënyrë të tillë: në gusht u ul në kraterin “Gale” sonda që paraqet një mjet të rëndë një tonelatë dhe të pajisur dhjetëfish më shumë pajisje shkencore, sesa që janë dërguar deri më tani në Mars.yllpres
 
Titulli: Zbulimet më të mëdha të 2012-s

Më poshtë rënditja e këtyre zbulimeve Vazhdon...

1) 4 korrik 2012, në laboratorin fizik të CERN-it në Zvicër njoftohet zbulimi i “Grimcës së Higgs-it”, e njohur ndryshe si “Grimca e Zotit”. Prezenca e një grimce të tillë, e hedhur në teori 50 vite më parë nga një fizikant skocez, shihet nga fizikantët si faktori që përcakton ekzistencën e materies, ashtu sikundër ne e njohim sot.

2) Zbërthimi i genomit të grurit, një hap tejet i rëndësishëm që pritet të ndihmojë në krijimin e hibridëve që do të përshtaten me temperaturat gjithnjë e në rritje të planetit tonë për shkak të ngrohjes globale, por edhe një instrument që do t’i sigurojë njerëzimit më shumë ushqim për të përballuar rritjen “e shfrenuar të popullsisë”.

3) Zbulimi i mekanizmit të injektimit dhe fabrikimit të proteinave në brendi të qelizave, i konsideruar si “gurëthemeli” i kurimit të sëmundjeve, sidomos të tumoreve.

4) Zbulohen “intro-tokësorët” apo organizmat që jetojnë në ambiente dhe kushte ekstreme në Tokë, që nga thellësitë më të mëdha të oqeaneve e deri tek skajet më të ftohta të planetit tonë. Zbulimi do të ndihmojë për të kuptuar më mirë origjinën e vetë jetës në Tokë, por shërben edhe si orientim për kërkimet e jetës në Mars.

5) Zbulimi i ADN-së së denisovianëve, apo “kushërirët tanë të parë” që mendohet se kanë jetuar 80 mijë vite më parë në Siberi. Autorët e zbulimit mendojnë se ka patur kryqëzime mes denisovianëve (të zbuluar rishtazi) dhe Homo Sapiens. Gjurmët gjenetike të denisovianëve gjenden edhe sot në masën nga 3-6 përqind kryesisht tek banorët e Azisë Jug-lindore.

6) Zbulohet “hormoni i zemrës”, ndryshe hormoni që djeg kaloritë dhe përshpejton procesin e shndërrimit të tyre në energji. Studiuesit dhe mjekësia e konsiderojnë si një hap gjigant në përparimin e luftës kundër obezitetit.

7) Fizika kuantike i jep përgjigje pyetjes që e mundon prej vitesh; fotonet janë valë apo grimcë? Një eksperiment i kryer këtë vit, provoi se fotonet janë njëkohësisht edhe valë edhe grimcë.

8) Qentë nisën të zbuten nga njeriu rreth 33 mijë vite më parë në Azinë Qendrore dhe Jugore. Më pas, epoka e akullnajave “zhduku” rracën e zbutur të qenve, e më pas zbutja dhe miqësimi me këto kafshë rinisi sërish, por këtë herë në shumë zona të planetit.

9) Zbulohet planeti ekstra-solar më i afërt me Tokën. Ndodhet rreth 4.3 vite dritë larg në sistemin diellor Alpha Centaur. Sipërfaqja e tij është e populluar nga shkëmbinj, por problemi është se temperaturat shkojnë deri në 2 mijë gradë celcius.

10) Zbulohet proteina që kuron tumorin në kokë, sëmundje e njohur si glioblastoma multiformë (GBM). Objektivi: të përdoret aty ku kimio dhe radio-terapia dështojnë. /Tch
 
Back
Top