Zbulim: Li-Fi është 100 herë më i shpejtë se WiFi

MasteR

I'm offline
Shiko fotografinë 1789163

Li-Fi, është një teknologji e re pa tela që transmeton të dhëna duke përdorur dritën në vend të brezit të bazuar në radio valë.

Kjo teknologji është testuar edhe jashtë një laboratori për herë të parë, dhe e njëjta thuhet se është me të vërtetë shumë me e shpejtë sesa rrjeti WiFi për internet.

Li-Fi u shpik nga Universiteti i Edinburgut Harald Haas në vitin 2011 dhe përdor komunikimin e dukshëm dhe të lehtë (VLC), çfarë është në thelb një formë shumë e avancuar e kodit të Morsit.

Në fakt, këto janë disa lëvizje të lehta të cilat veprojnë në shpejtësi të padukshme për syrin e lirë, të cilat mund të përdoren për të shkruar dhe përcjellë informacion në kodin binar.

Për herë të parë, shkencëtarët kanë provuar teknologjinë jashtë një laboratori dhe kanë gjetur se e njëjta mund të transmetojë të dhëna deri në 1GB në sekondë, që është 100 herë më shpejt sesa shpejtësia e internetit Wi-Fi.

اfarë kjo do të thotë është se teknologjia ka potencial të ndryshojë tërësisht mënyrën se si ne e përdorin internetin sot.
 
Titulli: Zbulim: Li-Fi është 100 herë më i shpejtë se WiFi

Lexova para disa muajsh mbi kete, fillimisht mahnitese por vlen vetem si teori, jashte laboratori eshte testuar thote, ne cfare rrethi? Se me cdo pengese e han kjo e nderpritet, tek artikulli i dailymail ka shume mendime qe seshte dhe aq praktikisht e realizueshme
 
Titulli: Zbulim: Li-Fi është 100 herë më i shpejtë se WiFi

Dua te di a demtojne keto rreze?

Wi-Fi e Li-Fi?
 
Titulli: Zbulim: Li-Fi është 100 herë më i shpejtë se WiFi

Ndoshta eshtë lehtë të harrojmë se ne në thelb jemi “qenie elektrike.” Sepse të gjitha funksionet tona biologjike që ndodhin përbrenda trupit tonë rregullohen nga rryma, duke filluar nga të rrahurat e zemres deri te funksionet e trurit tonë dhe reaksionet metabolike që ndodhin në secilën qelizë.

Kur të mendosh në këtë mënyrë atëherë mund të na duket logjike se ekspozimi ynë i pandërprerë ndaj valet elektromagnetike që lirohen nga pajiset elektrike që na rrethojnë gjithkah do të rezultonte në pasoja shëndetësore të një lloji apo tjetri. Shumica prej nesh rrethohemi ditë e natë nga sinjalet WI-FI, celularët, telefona pa tela, kompjutor dhe një mori pajise tjera elektrike – që të gjitha lirojnë Valet Elektromagnetike.

Sipas Dr. Ann Louise Gittleman, autore e librit Zapped: Why Your Cell Phone Shouldn’t Be Your Alarm Clock and 1,268 Other Ways to Outsmart the Hazards of Electronic Pollution, ne jemi të ekspozuar ndaj nivelit rrezatimit radioaktiv për 100 milion herë më shumë se stërgjyshërit tanë.

Ashtu si Dr. Gittleman sqaron në librin Zapped, hulumtimet tregojnë se trupi i njeriut është tejet i ndjeshëm ndaj edhe më të voglit rrezatim, sikur ai i cili lirohet nga celularët dhe telefonat pa tela. Trupi i kap këto frekuenca elektrike artificiale dhe ato ndërlidhjen me frekuencat natyrale të saj (trupit) kështu duke penguar në komunikimin qelizor dhe duke krijuar përgjigje biokimike.

Javën e shkuar, një studim zbulues i publikuar në Journal of the American Medical Association ka konfirmuar atë që Dr. Gittleman dhe ekspertët tjerë thonin për valet elektromagnetike. Hulumtuesit në Institutin Kombëtar për Shëndetësi kanë zbuluar se thjeshtë vetëm mbajtja e në celulari aktiv afër kokës për 50 minuta prodhon ndryshime të dukshme në metabolizmin e trurit.

Ky studim është tejet i rëndësishëm për shkak se ofron të na tregoj se trupi i njeriut është i ndjeshëm edhe ndaj niveleve të vogla të rrezatimit elektromagnetik që lirohet nga celulari. Studimet e mëhershme shkencore kanë lidhur Valet Elektromagnetike me:

Inflamacion Kronik
Dhembje
Probleme kognitive
Pengesa në gjumë
Lodhje
Depresion
Kokë dhembje
Probleme me të pamur
Dëme nervore
Kanceri
Probleme Zemre
Pra, çka mund të bëjmë që ta mbrojmë vetën? Kjo është një pytje shumë e rëndësishme kur marrim parasysh se shmangja e plot ndaj valeve elektromagnetike është e pamundur dhe jo një opcion i mundshëm.

Në librin Zapped, Dr. Gittleman ofron ca udhëzime praktike për të zvogëluar ekspozimin tuaj ndaj valeve elektromagnetike.

Ja ku keni disa shembuj që ajo rekomandon:

Shkurto kohën dhe numrin e telefonatave që bën duke përdor telefonin celular.
Mbaj celularin tuaj sa më larg nga koka që është e mundur. Shkruaj (SMS mesazhe) ose përdor altoparlantin e celularit sa më shpesh.
Në shtëpi përdor telefona me tela të modës së vjetër në vend të atyre bashkëkohor pa tela.
Largo të gjitha apo shumicën e pajisjeve elektrike nga dhoma e fjetjes.
Mbaj laptopin larg nga prehëri, vëje ne tavoline.
Konsumo super-ushqime dhe suplementar antioksidues për të luftuar radikalët e lirë që Valet Elektromagnetike krijojne.
Përdor teknologji tokëzimi për të stabilizuar ritmet elektrike të trupit dhe minimizuar efektet e interferencës së frekuencave elektromagnetike.
Duke implementuar këto dhe disa tjera strategji Dr. Gittleman pretendon se ka arritur përmirësime të mëdha në shëndetin e saj si dhe në shëndetin e njerëzve tjerë që ajo ka ndihmuar.
 
Titulli: Zbulim: Li-Fi është 100 herë më i shpejtë se WiFi

Tani, përdore dritën apo radiovalët, shpejtësia e tyre është e njëjtë!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top