Zbardhimi i dhmebeve me Laser

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Dy faktorë kanë ndikim në perceptimin e bukurisë së fytyrës janë kualiteti i pjesëve të fytyrës (flokët, veshët, sytë, hunda, nofulla,goja dhëmbët etj) si dhe pozita dhe forma e pjesëve të fytyrës. Kualiteti pjesëve të fytyrës ka një ndikim të dukshëm në perceptimin e të bukurisë. Kualiteti i flokëve, syve, qerpikëve,buzëve, gingivës (mishi i dhëmbëve) dhe dhëmbëve ka rëndësi primare për njëfytyrë të bukur.Tek ne sa i përket të gjitha të lartpërmendurave,i jepet kujdes i mjaftueshëm përveç gingivës dhe dhëmbëve. Frizura, procedurat kozmetike, kontakt lenset që ndryshojnë ngjyrën e syve e të tjera të gjitha modifikojnë dhe përmirësojnë pamjen e pjesëve të fytyrës por gjëja e parë që bie në sy kur bisedojmë me dikë janë dhëmbët dhe goja. Mund të keni frizurë të bukur, por ajo nuk do të vërehet nëse keni dhëmbë të prishur dhe të palarë.Buzëqeshja është një nga vetitë më të çmuara që njeriu ka. ثshtë gjëja e parë që të tjerët e vërejnë dhe fokusohen kur ju flisni. Buzëqeshja reflekton personalitetin dhe shëndetin tuaj. Jeta është shumë e shkurtër që ta jetoni me buzëqeshje dhe dhëmbë të prishur. Me zhvillimin e teknologjisë përveç që është lehtësuar shërimi i dhëmbëve me më pak stres kemi edhe aparatura të reja që bëjnë zbardhjen e dhëmbëve me efektivitet të lartë dhe shumë shpejtë. Një nga të arriturat e fundit të teknologjisë dentare është edhe LASERI për zbardhje të dhëmbëve.
Me zbardhje me laser stomatologu aplikon solucionin ose gelin në bazë të peroksidit të hidrogjenit dhe pastaj vepron me laser dhe fillon procedura e zbardhjes. Në SHBA përqindja e personave që ndahen të kënaqur pas
aplikimit është deri në 93%, kurse për rezultatet afatgjata, kjo varet prej individit duke u bazuar në shprehitë sikur janë përdorimi i duhanit, kafesë, çajit, pijeve të gazuara me ngjyrë si dhe higjiena e përditshme orale. Nëse jeni të kujdesshëm për dhëmbët tuaj dhe keni shprehinë e vizitës sistematike e
dentisti, atëherë rezultatet e zbardhjes me laser mund të kenë efekt prej 1 deri në 2 vjet.Me këtë proces nuk ka nevojë që më të bëni zbardhje të dhëmbëve në shtëpi dhe të bëni ekstra harxhime për pasta dhe materiale të
tjera për zbardhje. Laser zbardhja është e sigurt dhe nuk shkakton asnjë dëmtim të zmaltit të dhëmbëve. Kjo sepse, siç u cek më lartë përbërësi kryesor është peroksid hidrogjeni, i cili është përdorur me vite nga stomatologët.Përparësitë: Efekti i zbardhjes me laser zgjatë më shumë se cila do metodë tjetër e zbardhjes. Zgjat më shkurt (tek ne vetëm 8 min) prej 10 deri 60 minuta dhe nuk ka nevojë për procedurë tjetër pas zbardhjes.

Proces i sigurt

Zbardhja e dhëmbëve me laser sot është procedura më e sigurt pasi që është vërtetuar dhe testuar se nuk shkakton asnjë dëm as zmaltit e as dentinës ose strukturave tjera të dhëmbit dhe gojës.

Pa dhimbje

ثshtë një procedurë shumë e thjeshtë për pacientin. Nuk përdoret kurrfarë anestezioni pasi që nuk ka kurrfarë dhimbje por ndodh te disa pacientë që të kenë ndjesi minore varësisht prej gjendjes së dhëmbëve të tyre.Tretmanin me laser mund ta bëjë çdokush, i cili dëshiron që të ketë dhëmbë më të bardhë dhe më të pastër, por duhet të vizitoni stomatologun para tretmanit që të shohë gjendjen e dhëmbëve tuaj dhe pastaj stomatologu do të ju udhëzoj për procedurat e mëtutjeshme.

Sa zbardhen dhëmbët?

Zbardhja e dhëmbëve me laser ka arritur rezultatet me të mira se cilado metodë tjetër deri më tani. Në të shumtën e rasteve zbardhja do të shkojë për 5 deri 10 hije më e bardhë.

Për sa kohë mbesin dhëmbët e bardhë?

Sa mbesin dhëmbët e bardhë varet nga individi. Konsumimi i duhanit, kafesë, verës së kuqe si dhe mosmbajtja e higjienës orale shpejtojnë procesin e errësimit të ngjyrës së dhëmbëve tuaj. Nëse keni kujdes atëherë zbardhja zgjatë së paku 1 vjet.

A mund të ndryshojë ngjyrën e kurorave të mbushjeve artificiale?

ثshtë e pamundur që të zbardhen kurorat dhe mbushjet kompozit (pllombat e bardha) por mund të largohen pigmentimet nga to. Tani edhe në Kosovë kemi mundësinë e aplikimit të laserit për zbardhje dhe atë për vetëm 8 minuta.

Imedica
 
shyqyr momentalisht skom nevoj per ksi gjonash veq jom pro po, dhomt jon te ronsishem...
 
as un nuk kam nevoj.,vec kam degjuar qe nuk i ben mir dhembeve se i heq fortesine.pas disa vitesh vihet re kjo......!
 
laseri besoj qe ka dhe ndikim negativ mbi dhembin!! se di sakt...
 
Zbardhimi i Dhembeve

Koncepti i estetikes qe simbolizon bukurine dhe te pelqyerit nga njerezit ndryshon shume nga nje kulture ne tjetren. Kultura te ndryshme i ngjyrosin dhembet e tyre me te zeze ,por sic duket kohet e fundit dhembet e bardhe te Hollywood’it kane me teper popullaritet. Lehtesimi i perdorimit te agjenteve zbardhues te dhembeve ka bere qe jo vetem njerezit publik por te gjithe te kene mundesine e zbardhimit te dhembet.

Ka dy lloje menyrash per zbardhimin e dhembeve:

1. Zbardhim te Stomatologu (Office Bleaching); dhe
2. Zbardhimi ne kushtet e shtepise nga vete pacienti (Home Bleaching)

Le t’i hedhim nje sy zbardhimit te dhembeve nga vete pacienti me disa pyetje pergjigje.

اfare eshte zbardhimi i dhembeve dhe nga se perbehet ky sistem

Eshte nje proces kimik me te cilen hiqet ngjyrosja e enamelit dhe dentines. Sistemi eshte i perbere prej nje pllake dhembesh te vecante dhe te holle plastike si dhe nga xheli zbardhues.Pllaka e holle plastike vendoset ne gojen e pacientit naten para gjumit.

Shkaqet e ngjyrosjes se dhembeve
Shkaqet jane te shumta por me te perhapurat jane :

* Kafja
* اaji
* Kola Kola
* Cigarja
* Mosha
* Perplasje dhe trauma
* Disa antibiotike (tetraciklina ,minociklina, etj.,)
* Perdorim i tepert i floridid
* Semundje sistemike te trupit dhe malformime gjenetike te dhembeve
* Degjenerimi i nervave
* Mbushjet me amalgam

Kush mund t’i zbardhe dhembet
image013.gifPervec grave shtatzena mund ta bejne pothuajse te gjithe;varet gjithashtu nga sasia e ngjyrosjes dhe durimi i pacientit. Stomatologu eshte ai qe percakton nepermjet nje kontrolli te pergjithshem te gojes dhe dhembeve ne eshte apo jo i mundur nje process i tille. Zbardhja e dhembeve eshte nje proces ideal per ata te cilet i kane dhembet e shendetshem dhe deshirojne ti kene ata me te bardhe dhe me te shndritshem. A eshte kjo menyre e sigurt? Sipas kerkimeve asnje nga zbardhimet e dhembeve qe behen nen kujdesin stomatologut nuk eshte e demshme per dhembin dhe mishrat e dhembeve.

Si funksionon ky sistem
Xheli vendoset ne nje shtrese te posatshme per gojen tuaj. Komponentet aktiv te xhelit pas shperberjes clirojne oksigjen i cili zbardh ndermjet nje procesi kimik heq njollat e ndryshme te enamelit dhe dentines. Perberja e dhembit nuk prishet vetem zbardhet ngjyra e tij. Pergatitet nga stomatologu nje pllake dhembesh e posatshme per pacientin.Para gjumit vendoset xheli brenda kesaj pllake e cila me pas vendoset ne goje dhe pacienti fle.Pas zgjimit lahen dhembet.

A ka ndonje efekt anesor
Mund te krijoje sensivitet kunder te ftohtit ne disa njerez. Nje efekt tjeter eshte sensivitet provizor i dhembeve dhe mishrave te dhembit. Te gjitha keto efekte zhduken perfundimisht mbasi nderpritet terapia ose ne 1-3 dite mbasi perfundon terapia e zbardhjes.

Sa kohe zgjat kjo terapi
Sipas personit rezultati mund te merret brenda 3 seancash. Por kur kemi ngjyrosje te medha terapia mund te zgjatet ne me teper se 3.

Pas perfundimit te terapise sa permanent eshte ky zbardhim
Dhembet do jene gjithmone me te bardhe se ngjyra fillestare. Por kur kemi njolla te medha ndihet nevoja qe pacienti nje here ne 6 muaj ta rinovoj terapine per 1-2 net.

mjekèsia.net
 
Dy menyrat e zbardhjes se dhembeve!

Kujdesi për dhëmbët, për të parandaluar infeksionet e ndryshme. Mund t’i zbardhoni dhëmbët te stomatologu ose në shtëpi

Koncepti i estetikës, që simbolizon bukurinë dhe të pëlqyerit nga njerëzit, ndryshon shumë nga një kulturë në tjetrën. Kultura të ndryshme i ngjyrosin dhëmbët e tyre me të zezë, por siç duket, kohët e fundit dhëmbët e bardhë të Hollivudit kanë më tepër popullaritet. Lehtësimi i përdorimit të agjentëve zbardhues të dhëmbëve ka bërë që jo vetëm njerëzit publikë, por të gjithë të kenë mundësinë e zbardhimit të tyre. Ka dy lloje mënyrash për zbardhimin e dhëmbëve: zbardhim te stomatologu (Office Bleaching) dhe zbardhimi në kushtet e shtëpisë nga vetë pacienti (Home Bleaching).
Zbardhimi i dhëmbëve
Zbardhimi i dhëmbëve është një proces kimik nëpërmjet të cilit hiqet ngjyrosja e enamelit dhe dentinës. Sistemi i zbardhimit të dhëmbëve është i përbërë prej një pllake dhëmbësh të veçantë dhe të hollë plastike si dhe nga xheli zbardhues. Pllaka e hollë plastike vendoset në gojën e pacientit natën, para gjumit. Përveç grave shtatzëna, zbardhimin e dhëmbëve mund ta bëjnë pothuajse të gjithë. Gjithçka varet gjithashtu nga sasia e ngjyrosjes dhe durimi i pacientit. Stomatologu është ai që përcakton nëpërmjet një kontrolli të përgjithshëm të gojës dhe dhëmbëve nëse është apo jo i mundur një proces i tillë. Zbardhja e dhëmbëve është një proces ideal për ata të cilët i kanë dhëmbët e shëndetshëm dhe dëshirojnë t’i kenë ata më të bardhë dhe më të shndritshëm. Sipas kërkimeve, asnjë nga zbardhjet e dhëmbëve që bëhen nën kujdesin e stomatologut nuk është i dëmshëm për dhëmbin dhe mishrat e dhëmbëve.
Funksionimi i terapisë
Xheli vendoset në një shtresë të posaçme për gojën tuaj. Komponentët aktivë të xhelit pas shpërbërjes çlirojnë oksigjen, i cili zbardh ndërmjet një procesi kimik, heq njollat e ndryshme të enamelit dhe dentinës. Përbërja e dhëmbit nuk prishet, vetëm zbardhet ngjyra e tij. Përgatitet nga stomatologu një pllakë dhëmbësh e posaçme për pacientin. Para gjumit vendoset xheli brenda kësaj pllake, e cila më pas vendoset në gojë dhe pacienti fle. Pas zgjimit lahen dhëmbët. Efektet anësore të kësaj terapie janë se ajo mund të krijojë ndjeshmëri kundër të ftohtit në disa njerëz. Një efekt tjetër është ndjeshmëri provizore e dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbit. Por të gjitha këto efekte zhduken përfundimisht mbasi ndërpritet terapia, ose në 1-3 ditë pasi përfundon terapia e zbardhjes. Sipas personit, rezultati i kësaj terapie mund të merret brenda tri seancash. Por kur ka ngjyrosje të mëdha të dhëmbëve terapia mund të zgjatet në më tepër se tri ditë. Pas përfundimit të terapisë dhëmbët do jenë gjithmonë më të bardhë se ngjyra fillestare. Por kur keni njolla të mëdha ndihet nevoja që pacienti një herë në gjashtë muaj ta rinovojë terapinë për 1-2 net.
Kujdesi nga infeksionet
Dhëmbët e pastër dhe një furçë e pastër dhëmbësh janë mjete të efektshme kundër infeksioneve. Studiuesit kanë vënë re se bakteret që gjenden në gojë mund të qarkullojnë nëpër pjesë të tjera të trupit. Kjo do të thotë se një higjienë e keqe e gojës mund të ketë të bëjë me infektime në trup, sëmundje të zemrës apo ndonjë infarkt zemre. Dhëmbët duhet të lahen më së shumti 20 minuta pas një vakti ngrënieje. Gjithashtu, duhet ndërruar furça e dhëmbëve menjëherë pas ndonjë ftohjeje apo infektimi të fytit pasi mbetet rreziku që njeriu t´i ngjisë infektimin përsëri vetvetes. Koenzima Q10 bën të mundur shndërrimin e energjisë nga ushqimi në energji trupore. Një higjienë e keqe, jo vetëm që është origjina e kariesit të dhëmbëve, por dhe shkaktari kryesor i infeksionit të mishit të dhëmbëve. Tartari është një pllakës bakteriale e ngurtësuar dhe e depozituar përreth dhëmbëve. Fillimisht kjo pllakës shkakton infeksion në mishin e dhëmbit dhe më vonë infeksioni përhapet dhe mund të arrijë deri në kockë, gjë që çon në mënyrë të pashmangshme në rënien e dhëmbit. Bakteret e para që mbulojnë sipërfaqen janë përgjithësisht bakteret gram-pozitive, kokët, sidomos streptokokët dhe kokobacilet, siç është antinomyces. Shtresa fillestare është e karakterizuar nga një veshje e përkohshme e sipërfaqes së dhëmbëve.

Box
Koenzima Q10
Pastat e dhëmbëve duhet të përmbajnë koenzimën Q10, e cila forcon dhëmbët dhe e mban të freskët mishin e tyre. Nga ana e saj Q10 forcon florën bakteriale natyrore dhe mbrojtëse të gojës. Asnjë pastë dhëmbësh nuk i bën dhëmbët më të bardha se ç’janë. Pasta heq njollat nga dhëmbët, por kurrë nuk i zbardh ato. Fluori është lënda më e rëndësishme e pastës së dhëmbëve. Ai forcon dhëmbët dhe rrit qëndrueshmërinë e tyre ndaj sulmeve të acideve. Fluori gjithashtu frenon gërryerjet e dhëmbëve dhe mund të ndihmojë dhëmbët me vrima të vogla. Por edhe fluori duhet marrë në mënyrë të matur. Në Evropë përqindja më e lartë e fluorit që lejohet të përmbajë një pastë dhëmbësh është 0,15 për qind. Mund të jetë e shkruar edhe si 1.500 ppm.

Shkaqet e ngjyrosjes së dhëmbëve
Kafja
اaji
Kola-Kola
Cigarja
Mosha
Përplasje dhe trauma
Disa antibiotikë (tetraciklina, minociklina etj.)
Përdorim i tepërt i floridid
Sëmundje sistematike të trupit dhe malformime gjenetike të dhëmbëve
Degjenerimi i nervave
Mbushjet me amalgamë
 
Titulli: Dy menyrat e zbardhjes se dhembeve!

Me falni harrova burimi i informacionit /ikubINFO/
 
Per te pasur nje buzeqeshje te bukur dhe buze te trukuara ne menyren e duhur dhe dhembe te bardhe. Si tja bejme? Pergjigjia quhet bleaching. Eshte nje trajtim, nepermjet te cilit aplikohet nje material ne dhembe dhe aktivizohet nga llampa specifike shume te fuqishme, siguron nje buzeqeshje rrezellitese per shume kohe. Eshte e kombinueshme me metoda te tjera te higjenes orale, dhe mund te aplikohet si ne dhembet vital ashtu dhe ne ato jo natyral (proteza). Trajtimi i propozuar nga specialisti zhvillohet ne nje ore. Ne kete hark kohor dhembet marrin nga 4 deri ne 8 grade ngjyren e bardhe. Zbardhja e dhembeve zgjat rreth 2 vjet. Ne disa raste nevojiten me shume se nje seance./burimi: ikubINFO/
 
Titulli: Zbardhimi i dhmebeve me Laser

Ky proces nuk eshte dhe aq i keshilluar sepse krijon nje shtrese te dyte e cila vihet mbi smaltin natyral dhe kjo gje e demton ate.Eshte me i keshillueshem nje larje e rregullt dhe nje kontroll per nje pastrim tradicional tek dentisti
 
Titulli: Zbardhimi i dhmebeve me Laser

po de mire shumek okan keto keshilla.

Me Shume Rrespket nga Qendrimi bossi!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top