Zannier: Mund te krijohet polici etnike serbe ne Kosove

Në Kosovë mund të krijohet policia etnike serbe. Kështu shprehet shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier për të përditshmen e Prishtinës “Koha ditore” ndërsa sqaron se për çështjen e negociatave për policinë, për momentin nuk ka një shteg të qartë. “Ka hapesirë që të punohet në drejtim të dhënies të një autonomie më të lartë të mundshme, për atë që do ta përcaktoja si një polici etnike, që i takon një grupi të posaçëm etnik, me autonomi speciale në zinxhirin komandues brenda policisë së Kosovës," tha ai duke kundërshtuar me këtë rast edhe Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi i cili takimet e Zannierit me autoritetet e Beogradit i konsideron si takime, që shefi i UNMIK-ut mund t'i ketë me të gjitha vendet e rajonit.

"Ajo që UNMIK-u synon është jo vetëm një proces i dialogut në mes meje dhe Bogdanoviçit por edhe ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit," tha ai duke shtuar se jo vetëm që nuk janë takime por negociata shumë delikate dhe komplekse. Shefi i UNMIK-ut thekson se përveç Bogdanoviçit do të takohet edhe me kryetarët e komunave serbe të zgjedhur në zgjedhjet e 11 majit për të parë nëse mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve, përkundër faktit që UNMIK-u vazhdon ti konsideron si zgjedhje të pavlefshme.

Edhe pse nuk e komentoi vendimin e Ministrit të Ekonomisë së Kosovës për suspendimin e Drejtorit të Doganave, shefi i UNMIK-ut pas takimit me kryeministrin Thaçi as nuk sqaroi se kompetencë e kujt janë doganat, por me këtë rast tha se natyra e doganave mund të pësoj ndryshime pa lejen e Shalës dhe Tahçit. “Doganat mund t'i ngjajnë modelit të Hong Kongut, një territor me dy zona doganore", ka sqaruar Zannier duke bërë me dije se kush është edhe zot shtëpie në Kosovë: "Përderisa të jetë Rezoluta 1244, lojëtari kryesor në Kosovë është Misioni i OKB-së UNMIK-u," tha shefi i UNMIK-ut duke injoruar kështu realitetin e ri të krijuar në Kosovë pas pavarësisë dhe hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës.



P.S.Kush ka shpresu deri tash ne NEWBORN,
NEWBORN po vdes!
Alsat
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back