Zahiretë, tradita e humbur

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Përgatitja e turshive, brumërave apo edhe produkteve të mishit për stinën e dimrit ka qenë një traditë e amvisave shqiptare në shekuj. Nëse dikur vjeshta nënkuptonte fillimin e punës për përgatitjen e zahireve, duket se në ditët e sotme tradita ka filluar të zbehet.

Kryefamiljaret preferojnë të shkojnë në supermarket dhe të marrin gjithçka të gatshme. Ja si e interpreton këtë fenomen një nga specialistët e artit të gatimit, Krenar Beshiri.

“Ka dy arsye pse nuk bëhen më zahiretë. E para është se ke gjithçka të gatshme në supermarket. Arsyeja e dytë është shtrenjtësia dhe koha që të marrin zahiretë. Duhet vaj ulliri, uthull, hudhra... këto kanë koston e tyre e gjithashtu duan kohë për tu përgatitur.”

Ndonjëherë të shijon më shumë gjëja që ke përgatitur vetë sesa ajo që ke blerë. Por me kalimin e viteve ka ndryshuar edhe mënyra jonë e jetesës.

“Krenari tregon: “Për të prodhuar vetë makaronën shkon shtrenjtë. Për këtë arsye merren të gatshme ushqimet.”

Siç thonë specialistët tradita e zahireve është zbehur, por nuk ka humbur sepse ka gjithmonë një mënyrë që specialitetet e të parëve tanë të trashëgohen tek brezi pasardhës.


Përgatitja e zahireve në Starovë


ثshtë mesi i muajit shtator dhe sapo kanë nisur shirat e para. Temperaturat ulen menjëherë dhe kjo ndihet shumë më shpejt në juglindje të Shqipërisë. Por amvisat e këtyre zonave nuk i tremben aspak dimrit të gjatë e të ftohtë.

Ato janë të përgatitura për çdo surprizë të motit. Pavarësisht verës së nxehtë e të zgjatur kanë nisur qysh në fund të muajit korrik të vënë zahiretë e dimrit.

Drejtohemi për në Starovë, Buçimas, drejt shtëpisë së zonjës Myseret Olldashi Pambuku.

E zonja e shtëpisë na hap derën. Një shtëpi e gjelbëruar kudo ku hedh sytë. Ajo na tregon se kjo është shtëpia e prindërve të saj.

Teto Mysereti jeton në Pogradec, por vjen shumë shpesh në këtë shtëpi ku ndër të tjera përgatit edhe zahiretë e dimrit. Në qytet nuk ke hapësirën e përshtatshme për ta bërë këtë gjë, thotë ajo.

Hyjmë brenda dhe gjejmë oxhakun ndezur. Asaj i pëlqen ta ndezë zjarrin menjëherë sapo temperaturat fillojnë të bien.

Zonja shprehet e kënaqur me zahiretë që ka bërë gati për këtë dimër.

Teto Mysereti me një krenari të përligjur na tregon zahiretë që me shumë kënaqësi e përkushtim i ka përgatitur për familjen e saj. Baza e ushqimeve të dimrit kërkon kohë e lodhje për tu përgatitur. Për këtë arsye zonjat mblidhen bashkë e ndihmojnë njëra tjetrën.

Kjo gjë i ngjall nostalgji tetos e cila na kujton se dikur ishte shumë e organizuar madje një ceremoni më vete të përgatitjes së zahireve të dimrit në çdo shtëpi të fshatit.

“Mblidheshin të gjithë që bënim petat dhe zhvishnim misrin, ndërsa tani janë më të lehta për tu përgatitur zahiretë, kohët kanë ndryshuar”, shprehet zonja Mysereti.

Edhe pse të gjitha amvisat mundohen t’i ndjekin me rigorozitet të gjitha këshillat e gjysheve të tyre për përgatitjen e ushqimeve ato nuk kanë më të njejtën shije. Zonja Myseret i përgatit me po aq kënaqësi sepse sipas saj asnjë nga produktet që mund të blesh në treg nuk ka të njëjtën vlerë.

Sekreti është të piqen në sobë me dru ndërkohë që hoshafet kanë nevojë për nxehtësinë e diellit për tu tharë siç duhet.

Një nikoqire e vërtetë ka gjithmonë diçka të ëmbël për të mirëpritur miqtë në shtëpi: “Kompostot janë në vend të limonatave.”

Patjetër që mendohet edhe për t’i dhënë më shumë shije gjellëve më të shpeshta të dimrit. Prandaj zonja na tregon për specialitetin e saj: “Pestilet i përdor më shumë zona e Elbasanit. Zihet lëngu i kumbullave dhe pjesa që mbet i kalon në shoshë. Brumi hidhet në tepsi dhe ky pestil përdoret në gjellë me qepë e me presh.”

Dhe këto ishin vetëm një pjesë e zahireve të dimrit. Zonjës do t’i duhet të përgatitë turshitë në fillim të muajit tetor si dhe të bëjë gati pastërmanë e cila me kënaqëi mbledh rreth zjarrit gjithë familjen e saj.

Largohemi nga kjo shtëpi me aromën e këndshme dhe shijen e mirë që na la një nga të shumtat zonja nikoqire të zonës së Starovës./TCH

zahirete.jpg
 
Titulli: Zahiretë, tradita e humbur

Turrshit kogja shume mi kana hehehheheh . Piten pa turrshi sja filloj me hanger .......
 
Titulli: Zahiretë, tradita e humbur

Po nrml...kan hy ne kohet moderne pritojn ti prishin duart me kollaj i gjen te gatshme ne dyqan zonjat :P
Nuk e di anej a jan lone keto tradita,po knej akoma i rujn ,si te vjen shtatori te gjithe furnizohen dhe fillojn me pregaditjen e turrshive..:).P.s i gje qe me ka ra ne sy kete vite po thuajse ndodhe ne gjdo vite Mergimtaret jan ne nr te shumte qe blejn ushqime vendore si psh, specat etj..dhe marrin me vete ne vendet ku jeto,faktet qe tregojn se Shqiptari sun rrin pa Speca turshi LOL....
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top