YouTube do të paguajë 100 milionë dollarë për krijuesit që bëjnë video si në TikTok

Shiko fotografinë 1919419



“Fondi i Shorts (video të shkurtra) është vetëm hapi i parë në udhëtimin tonë për të ndërtuar një model afatgjatë të fitimit të parave për Shorts në YouTube”,- tha kompania në një postim në blog. YouTube shtoi që investimi do të nisë në muajt e ardhshëm.

Kjo nismë vjen si një përgjigje e YouTube për konkurrentët e mediave sociale si TikTok, Snap dhe Instagram’s Reels, në përpjekje për të rritur përdoruesit dhe bazën e krijuesve të tij për produktin video me formë të shkurtër. YouTube është ndër të fundit që vëndos një fond krijues të caktuar për të tërhequr influencuesit në platformën e tij.

Në raportin e fitimeve të tremujorit të parë, Google tha që YouTube siguroi 6.01 miliardë dollarë të ardhura nga reklamat gjatë tremujorit. Kjo është një rritje gati 50% në bazë vjetore nga 4 miliardë dollarë.

CEO i Alphabet, Sundar Pichai, tha se Shorts po grumbullojnë 6.5 miliardë shikime ditore në të gjithë botën. Kompania nuk pranoi të publikonte statistikat më të fundit për bazat globale dhe të përdoruesve të Sh.B.A. YouTube lançoi Shorts për të gjithë përdoruesit e SH.B.A.-së në fillim të këtij muaji.

Kompania tha se do të shpërndajë fondin e krijuesve prej 100 milionë dollarë duke filluar nga muajt e ardhshëm dhe deri në vitin 2022.

Çdokush ka të drejtë të marrë pjesë në fond duke krijuar Shorts “unike” që “kënaqin komunitetin e YouTube”, sipas postimit të blogut. Youtube tha se do të kontaktojë me mijëra krijues, të cilët marrin më shumë angazhim dhe shikime çdo muaj. Do t’u kërkojë atyre të ndajnë edhe reagime mbi platformën.

Një zëdhënës i kompanisë nuk pranoi të ndajë detaje se sa mund të fitojnë krijuesit, ose metrikat që do të përcaktojnë se kush paguhet duke thënë që kompania do të japë më shumë informacion në muajt e ardhshëm.

YouTube tha se krijuesit e kualifikuar nuk ka nevojë të jenë pjesë e Programit të tij të Partnerëve, programi ekzistues, i cili lejon krijuesit të fitojnë para nga videot e tyre në YouTube.

/BM
 
Ueee,e pabesueshme ne pak vite cdo gje do menagjohet ,drejtohet para nje ekrani ,dhe nje taste afis.
Pyes veten cdo beje njerzimi?
pasi shume profesione do zhduken,sdo jene funksionale me.
 
Top