Yoshinori Ohsumi fiton Nobelin e Mjekësisë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Yoshinori Ohsumi fiton Nobelin e Mjekësisë

1475488465Ct1TPljWEAARPge.jpg


اmimi Nobel i Mjekësisë për vitin 2016 i shkon japonezit Yoshinori Ohsumi, për zbulimet e tij në lidhje me mekanizmin e autofagisë, procesi i asimilimit dhe riciklimit nga trupi i përbërësve qelizorë.

Puna e japonezit Ohsumi rezulton të jetë e rëndësishme, pasi ndihmon në shpjegimin se çfarë shkon keq në trupin e njeriut të prekur nga një sërë sëmundjesh, nga kanceri e deri te Parkinsoni.

Fituesi i Nobelit të Mjekësisë është bërë i ditur vetëm pak përpara mesditës së kësaj të hëne nga asamblesja e Institutit suedez Karolinska me seli në Stockholm.

Vitin e kaluar, fitues të këtij çmimi prestigjioz u shpallën 3 shkencëtarë, të cilët punuan për luftën e mjekëve ndaj sëmundjes së malaries dhe infeksioneve të shkaktuara nga parazitët të ndodhur në zorrët e gjitarëve.

Por çfarë është mekanizmi i autofagisë? Ja shpjegimi nga fondacioni Nobel.


“Ne dimë se autofagia kontrollon funksionet e rëndësishme fiziologjike, ku përbërësit qelizorë duhen degraduar dhe ricikluar. Autofagia mund të ofrojë energji me shpejtësi dhe të ndërtojë blloqe për rinovimin e përbërësve të qelizave, ndaj dhe është thelbësore për përgjigjen e tyre ndaj urisë dhe llojeve të tjera të stresit.
Pas infektimit, autofagia mund të eliminojë bakteret e dëmshme dhe viruset ndërqelizore. Autofagia kontribuon në zhvillimin e embrioneve dhe diferencimin e qelizave. Këto të fundit e përdorin autofaginë edhe për të eliminuar proteinat e dëmtuara dhe strukturat e tjera, një mekanizëm kontrolli cilësie që është kritik për reagimin ndaj pasojave negative të plakjes.
Ndërprerja e autofagisë është e lidhur me sëmundjet e Parkinsonit, diabetin e tipit 2 dhe çrregullime të tjera që shfaqen në moshën e avancuar. Mutacionet në gjenet autofagike mund të shkaktojnë edhe sëmundje gjenetike.
Problemet e hasura në makinerinë e autofagisë lidhen edhe me kancerin. Kërkimet e thelluara janë duke vijuar për të zhvilluar kurat që mund të prekin autofaginë në sëmundje të caktuara”.

/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top