Yndyrnat e tepërta në gjak, ja çfarë shkaktojnë

Kresha

A pretty face can never trick me
Pjesët përbërëse të yndyrnave në gjak quhen trigliceride dhe janë një burim i rëndësishëm energjie për organizmin e njeriut.

Por, nëse ato janë mbi vlerat e lejuara bëhen shkaktare për shfaqjen e disa patologjive, p.sh sëmundjet koronare dhe arteriosklerozave.

Mjeku kardiolog Valer Manushi shpjegon se cilat janë nivelet optimale të tyre në organizëm dhe si mund të parandalohet akumulimi i tyre dhe si ndikon regjimi ushqimor në mbajtjen nën kontroll të triglicerideve në gjak?

اfarë janë trigliceridet dhe cili është roli i tyre në organizmin e njeriut?Trigliceridet janë pjesë përbërëse e yndyrnave në gjak dhe përbëjnë një burim të rëndësishëm energjie për organizmin e njeriut.

Sa është niveli optimal i tyre në organizmin?
Vlera normale e triglicerideve është në kufijtë 150 mg/decilitër, por kufijtë që mund të tolerohet, shkojnë deri në 199 mg/ decilitër. Mbi këtë vlerë ato konsiderohet i lartë dhe shfaq një sërë problemesh. Kështu niveli i lartë i triglicerideve, i shoqëruar me atë të kolesterolit në gjak quhet dislipidemi, që është një nga shkatarët kryesorë të shfaqjes së kardiopative dhe të enëve të gjakut. Në të njëjtën kohë niveli i lartë i trigliceridve ndikon në formimin e arterosklerozave, që çojnë në shfaqjen e problemeve me enëve të gjakut në tru dhe zemër.

Cilët janë shkaktarët e rritjes së nivelit të triglicerideve në gjak?
Ndër shkaktarët kryesorë të rritjes së nivelit të yndyrave në gjak është mënyra e ushqyerjes, një dietë e pasur kryesisht me yndyrna shtazore, sidomos me mishin e bagëtive të imëta. Por, edhe mbipesha, sëmundja e diabetit, trashëgimia dhe sidomos abuzimi me alkoolin ndikojnë mjaft në shfaqjen e këtij problemi.

Cilat janë grupmoshat më të prekura dhe më të rrezikuara?
Kjo është një sëmundje që zakonisht ndeshet në moshat madhore,
sidomos pas të 30-ave kur nis dhe abuzimi me alkoolin apo nisin të shfaqen simptomat e para të diabetit. Nëse ky problem është i trashëgueshëm, atëherë shenjat shfaqen dhe në moshë më të re.

Cilat janë shenjat klinike të nivelit të larët të triglicerideve në gjak?
Fakti që niveli i lartë i triglicerideve në gjak shërben si faktor shpërthyes për një sërë sëmundjesh të tjera, bën që shenjat klinike t’u bashkangjiten këtyre patologjive. Megjithatë personat që kanë nivel të lartë të triglicerideve në gjak kanë një shtresë dhjami të depozituar në pjesën e kapakëve të syve, midis gishtërinjve dhe bërrylat.

Si mund të ulet niveli i triglicerideve në gjak?
Studime e kohëve të fundit kanë treguar se, dieta mesdhetare që bazohet në zarzavatet, frutat, peshkun, mishin e pulës kryesisht atë të bardhë, ndikon në uljen e nivelit të yndyrnave në gjak, dhe sigurisht dhe të triglicerideve si pjesë përbërëse e tyre. Rekomandohet të përdoren sa më shumë ushqimet e freskëta, të papërpunuara dhe të ziera. Ndërsa për gatim këshillohet të përdoret vaji i ullirit dhe ai i misrit. Natyrisht me mjaft rëndësi janë dhe medikamentet, statinat dhe fibrinat, të cilat duhet të përdoren vetëm nën mbikëqyrjen e mjekut specialist.

Eshtë e vërtetë që aktiviteti fizik, është një nga “çelësat e suksesit” për uljen e nivelit të triglicerideve në gjak?
Po, kjo është e vërtetë. Aktiviteti fizik kontribuon në uljen e nivelit të triglicerideve, pasi parandalon akumulimin e depozitimeve të tyre në gjak. Përveç kësaj ndikon në mbajtjen nën kontroll të peshës trupore dhe ndihmon muskujt të diegin trigliceridet për të prodhuar energjinë e nevojshme për lëvizjen.
Veçse duhet të kihet parasysh që kjo duhet bërë në bazë të kushteve dhe mundësive klinike të gjithsecilit.

Si mund të parandalohet kjo sëmundje?
Mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjen është ndjekja e një regjimi ushqimor të shëndetshëm dhe një jetë sa më aktive. Natyrisht, rekomandohen kontrollet e herëpashershme të niveleve të triglicerideve në gjak, sidomos te personat që kanë histori familjare, pra që kanë predipozicion gjenetik.

Predispozicioni
-mënyra e ushqyerjes, dieta e pasur me mish bagëtie të imët
-trashëgimia
-jeta sedentare, me aktivitet të pakët fizik
-diabeti
-abuzimi me alkoolim

Këshilla
-kryeni sa më shumë aktivitet fizik
-eliminoni alkoolin
-privilegjoni menynë mesdhetare
-bëni kontrolle të herëpashershme në nivelit të triglicerideve në gjak. //shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top