Yjesite dhe Zodiaku!

braziljania

Anëtar i Nderuar
Yjesit dhe Zodiaku:
Yjesi quhet grupimi I yjeve, nga ana e jashtme ngjajne afër midis tyre, qe duket sikur përfaqësojnë personazhe dhe kafshe mbreterore ose mitologjike. Emrat e tyre vijnë nga format te cilave ato ju ngjajne dhe zgjidhet nga fantasia e astronomeve.
Yjet e yjesive, duke filluar nga ato me te ndricuara njihen me shkronjat e alfabetit grek, (alfa, beta, gamma), te djekura nga vazhdimi I emrit ne latinisht te yjesise ku bëjnë pjesë. Disa prej tyre kanë emrat e tyre.
Njihen 88 yjesi dhe dallohen ne Boreali, Australi dhe Zodiakali.
Yjesit Boreale janë ato qe ndodhen midis zones eklitika dhe Polit te Veriut
(Lira, Mjellma,Kasiopea, Kurora Boreale,Herkoli, Arusha e Madhe dhe e Vogel, ecc).
Yjesit Australi janë ato qe ndodhen midis eklitika e Polit Jugor.
(Orione, Qeni I Madh, Qeni I Vogel, Kurora Australe, Centauri, Kryqi I Jugut, ecc)
12 Yjesit e Zodiakut, janë etapat qe dielli përshkruan gjatë rrotullimit te tij te dukshëm rreth tokes.
Dielli Ndalon ne secilen një muaj dhe janë pozicionet qe ze ne mënyrë te dukshme duke u vezhguar nga Toka ne xhiron e një viti. çdo yjesi dallohet nga një shenjë.
Zodiaku është rripi qiellor qe shtrihet për rreth 8 ° mbi te dyja gradat e eklitikes dhe ne brendesi te se cilës zhvillohet ne mënyrë te dukshme levizja e Diellit dhe Planeteve. Ka një hark prej 360 ° dhe është e nenndare ne 12 seksione te barabarta prej 30 ° , te perfaqesuar nga 12 shenjat zodiakale.
Gjatë një muaji (30 ditë) Dielli pershkron një shenjë.
Për shkak te saktesise se equinozi , është future një dallim midis Yjesise zodiakale dhe shenjave të tyre. thuhet qe kur Dielli ndodhet ne Luan, do të thotë qe ndodhet midis 120° - 150 ° ne gjatesi, ku me pare ndodhej faktikisht kjo yjesi, por ndodhet ajo e Gaforres.
Levizja precize ka rëndësi vetëm për zodiakun sideral (I cili perfshin 13 yjesi, duke përfshirë edhe ofiuko), ndërsa zodiaku diellor/stinor ndan shenjat duke u nisur nga equinozio i pranveres duke u nisur nga pozicioni I yjesise.
Ascendente dhe Vertex
Kjo skeme duhet te sherbeje për të parë ne mënyrë vizive çfare janë Ascendente, Qielli I Mesem ( Medio cielo), Imum Coeli = fundin e qiellit, Discendente , pasi te keni mësuar te llogarisni pozicionet e yjeve.
Sistemi I Koordinatave te Horizontit është e perbere nga 3 rrathe: Horizonti, meridiani dhe vertikalja e pare.
Pika net e cilën eklitika nderpret horizontin Lindor është Ascendente (dhe Discendente ne pikën e kundërt Perendimore).
Pika net e cilën eklitika nderpret meridianin superior përfaqëson Medio Cielo (dhe Fundi Qiellor pika e kundërt e meposhtme).
Fale pikës net e cilën eklitika takon Vertikalen e pare marrim edhe një dimension te tretë, ose me mirë Vertex (dhe korespondenten e tij Anti Vertex ).

AS/DS = pikat net e cilat eklitika takon horizontin
MC/FC = pikat net e cilat eklitika takon meridianin
VX/AVX = pikat net e cilat eklitika takon vertikalen e pare
 
Levizja e Yjeve:
Yjet, mund te levizin ne mënyrë mbreterore dhe te dukshme.
Levizja Mbreterore e bën çdo yll qe ne te na duket I "ngadalte", sepse yjet ndodhen ne largesi shumë te madhe nga Toka.
Levizja e Dukshme është si pasoje e rrotullimit tokesor, prandaj duket sikur çdo yll ndjek një orbite rrethore, qendra e te cilës ndodhet ne aksin e botës.
Ky është motive, për te cilin ne një date te caktuar yjet shihen ne horizont, ndërsa te tjerat duken sikur lindin, te arrijnë ne maje dhe pastaj te perendojne (yjet Occidue).
Ne Ekuator të gjitha yjet e dukshme janë Occidue.
Aksi I botës rezulton horizontale për një vezhgues, I cili ndodhet ne ekuador dhe horizonti astronomik pret pergjysem trajektoren e yjeve qe dalin mbi horizont. Ne këtë mënyrë ujet nga ana e jashtme duken sikur lindin, arrijnë kulmin dhe perendojne, pasi kanë qenë për 12 ore ne horizont. Harqet ditore e yjeve janë te lidhura me Yllin Polar dhe vezhgohet ne horizont ne drejtim te Veriut ( = sferen e qendrueshme).

Ne Pol të gjitha yjet e dukshme janë Cirkumpolari.
Për një vezhguesi vendosur ne Polin e Veriut, aksi I botës është vertical, për këtë trajektoret e yjeve janë paralele me horizontin astronomik te Polit dhe si pasoje nuk perendojne kurrë. Ylli Polar është pranë Zenit ( = sfera paralele)


Ne Gjeresite Intermedie aksi I botës është I perthyer mbi horizont me një kend te barabarte me gjeresine e vendit. Yjet nga ana e jashtme përshkruajnë gjithmonë orbita rrethore me aksin e botës. Trajektoret e disa yjeve rrine gjithmonë mbi horizont, ndërsa disa te tjera janë te ndreprera nga horizonti. Disa nga yjet e dukshëm janë domethënë occidue, te tjerat cirkumpolari ( = sfera obligua).



zeriyt.com
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top