Xho Bajden vs Donald Tramp

Urime urime bajdenave ??
 
Biden-Young.jpg
Presidenti i ri i SHBA’së Joe Biden, mik i madh i shqiptarëve dhe i Kosovës është politikan amerikan, pjestar i partisë demokratike.

I lindur në Pensilvani më 20 nëntor 1942, Joe Biden punoi si avokat para se të futej në politikë. Për t’ju njohur më mirë me jetën e tij, ne kemi përzgjedhur disa fakte nga jeta e tij që s’i keni ditur:

1. Ai është senatori i pestë më i ri në SHBA, si dhe senatori i Delaware-it.

2. Joe Biden ka kapërcyer shumë dhimbje familjare dhe vështirësi personale.

Në vitin 1972, gruaja e tij Neilia dhe tre fëmijët pësuan një aksident me veturë. Neilia dhe vajza e tyre njëvjeçare Naomi vdiqën, dhe djemtë e tij Beau (tre vjeç) dhe Hunter (dy vjeç) u plagosën rëndë. Edhe pse Biden po bëhej senator, fëmijët e tij mbetën prioriteti.

Djali i zv/presidentit amerikan Joe Biden, Beau Biden, është ndarë nga jeta më 30 maj të vitit 2015. Beau, u nda nga jeta pas një beteje me kancerin në tru, i cili mori trajtim në disa qendra spitalore në SHBA.

3. Është është hera e tretë që biden kandidon për president. Ai kishte humbur në zgjedhjet e vitit 1988 dhe 2008.

4. Në daljen e tij të parë si kandidat për president për zgjedhjet 2020 ai tha se ndihet krenar për sulmet ndaj Serbisë.

Në një intervistë për agjencië ameriknë të lajmeve “The View”, Joe Biden deklaroi se ndihet krenar që ishte pjesë e ndalimit të gjenocidit në Kosovë, si dhe për sulmin me bomba ndaj Serbisë dhe largimin nga pushteti të kriminelit Milloshevic.

5. Presidenti Donald Trump refuzoi ta quante një sfidues potencial për zgjedhjet e 2020-s, ish-senatorin dhe ish-zv.presidentin amerikan. “Nuk e shoh Joe Bidenin si kërcënim. Mendoj se ai është më shumë kërcënim për vetveten”, tha Trump.

6. Në vitin 2015, Biden njoftoi se ai nuk do të hynte në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Në vend të kësaj, ai bëri fushatë për Hillary Clinton, e cila përfundimisht humbi zgjedhjet përballë Donald Trump.

Joe Biden është presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas projeksioneve kryesore të zgjedhjeve në SHBA nga Associated Press dhe CNN.

77-vjeçari ka fituar në Pennsylvania 20 vota elektorale të shtunën për të kaluar pragun fitues prej 270 votash, për t’u bërë presidenti i ri i SHBA’së./Gazeta Mejdani/
 

Attachments

  • Biden-Young.jpg
    Biden-Young.jpg
    78.8 KB · Shikime: 0
  • Biden-Young.jpg
    Biden-Young.jpg
    78.8 KB · Shikime: 0
Nuk e kupto nje gje un..ky 77 vjecar,sa dalin ne pencion kta?qenkan si priftat ne vatikan.
 
Po ata prandaj zgjidhen 77 e siper, qe te mos vendosin asgje vete?
Ishte nje J.F.K dhe nje Bill Clinton, gjithe te tjeret jane zgjedhur kur ishin te pjer... keshtu rrjedhur dmth
Dmth qenka joker qe marrni nje page te mir dhe nr si president i shba-s
 
Cfare ben media eee, propaganda 4 vjecare anti Trump funksionoi me n'fund dhe i beri amerikanet te votojne nje njeri te smure me dementia, kukull e elitave, me idene qe do hiqnin "t'keqen me t'madhe te amerikes, djallin vete, Donald Trump" lol, kur n'fakt Trump ka punuar vetem ne interes te amerikanve dhe amerikes, uli papunsine deri ne 3.5%, uli taksat, nuk hapi asnje front lufte sic kane bere paraardhesit e tij, rikthehu pothujse gjithe trupat amerikane nga frontet e luftes, forcoi kufinjte nga emigrante e paligjshem, vendosi gjithashtu reciprocitetin me tregtine e jashtme, e shume gjera tjera qe si mbaj mend gjitha tani.

Nejse, per Kosoven e kam thene dhe ne nje postim tjeter qe Biden eshte zgjedhje me e mire por me smundjen qe ka uroj tna mbaje mend ? lol
 
Fitorja e Joe Biden do të sjellë në Shtëpinë e Bardhë dhe zëvendës presidenten e parë femër mbi të gjitha me ngjyrë dhe nga Azia e Hugut. Ajo do të jetë Kamala Harris.

Muaj më parë iu shua ëndrra e saj presidenciale, por Kamala Harris do të bëhet nënpresidente e SHBA-ve.

Një vit më parë, senatorja në Californi kishte arritur të përparojë në një fushë të mbushur me kandidatë të fuqishëm demokrat për president – dhe ishte kritike e madhe e personit që e zgjodhi si kandidate për nënpresidente, Joe Bidenin. Megjithatë, në fund të vitit 2019, fushata e saj kishte vdekur.

Tani, me Bidenin si kandidatin e demokratëve për president, 55-vjeçarja është emëruar për pozitën e nënpresidentes, raporton BBC.

Por, kush është Kamala Harris

Ajo lindi në Oakland të Californisë (1964) nga dy prindër imigrantë: një nënë me origjinë indiane dhe babai i lindur nga Xhamajka.

Pas shkurorëzimit të prindërve, Harris u rrit kryesisht nga nëna e saj hindu, Shyamala Gopalan Harris, një studiuese për kancerin dhe aktiviste për të drejtat civile.

Ajo u rrit me trashëgiminë e saj indiane, duke iu bashkuar nënës në vizitat në shtetin e Indisë, por Harris ka thënë se nëna e saj adoptoi kulturën e “zezë” të Oaklandit.

Vitet e para si senatore gjithashtu i kaloi për një periudhë të shkurtër edhe në Kanada. Kur Gopalan Harris mori mësime në Universitetin McGill, Harris dhe motra e saj e vogël, Maya shkuan me të, duke ndjekur shkollimin për pesë vite në Montreal, transmeton Telegrafi.

Ajo ndoqi kolegjin në SHBA, duke kaluar katër vjet në Universitetin e Howardit, një nga kolegjet kryesore të vendit, të cilat ajo i ka cilësuar si ndër përvojat më formuese të jetës së saj.

Harris thotë se gjithmonë ka qenë e rehatshme me identitetin e saj dhe thjesht e përshkruan veten si “një amerikane”.

Në vitin 2019, ajo i tha Washington Post se politikanët nuk duhet të futen në ndarje për shkak të ngjyrës ose sfondit të tyre. “Esenca ime është: Unë jam kush jam. Unë jam e mirë me të. Ndoshta duhet ta kuptoni, por jam mirë me të”, tha ajo.

Top Channel



78EC5144-754E-44B6-8249-41217491EB43.jpeg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top