Xho Bajden vs Donald Tramp

Kush ?se sote ase situaten ne ks nuk kam pas koh ta degjoj cfar ka ndodh e jo me usa?‍♀️
 
Për trampistët e Tiranës dhe të djathtët që lajnë pjata në Detroit

Nga Ilir Babaramo

Kurrë nuk kemi dëgjuar marrëzi më të mëdha në hapësirën shqiptare se tani kur në Shtetet e Bashkuara po numërohen votat për zgjedhjen e presidentit të 46 të fuqisë botërore më dashamirëse në historinë e shqiptarëve.
Panorama kurrë nuk ka qenë ndonjëherë më e qartë. E megjithatë ne shqiptarët kurrë nuk kemi qenë më iracionalë, a thua se po luhet finalja e futbollit mes Brazilit dhe Gjermanisë.

Në garë është Biden, një nga zërat më të fuqishëm të lirisë së Kosovës, për dekada me rradhë në skenën globale dhe një aksident politik, që të vetmen përvojë shqiptare ka një foto të tij elektorale me kryeministrin e Kosovës, që e flaku më pas si një prezervativ njëpërdorimsh, duke qenë i pari president amerikan që barazoi viktimat me xhelatët dhe mbi të gjitha duke vënë në diskutim subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit që vetë Shtetet e Bashkuara krijuan.

Cili është argumenti i shqipfolësve që dalin çdo mbrëmje në ekranet e Tiranës për të bërë tifo për Trump? Biden përbën një rrezik për Amerikën sepse fitorja e atij është një fitore e komunizmit, sipas tyre. Përgjithësisht në këtë kategori janë njerëz që si flamur të antikomunizmit të tyre në Tiranë kanë një ish-sekretar byroje të PPSH. Janë ata që besojnë se komunizmin në Shqipëri e rrëzoi një djalë që u formua si antikomunist në dyqanin e dikurshëm të rrypave të lëkurës në qytezën e Bajram Currit.

Kjo kategori njerëzish ndoshta nuk duhet paragjykuar. Jeta nuk është treguar shumë bujare me ta. Duhet respektuar antikomunizmi i tyre i mbrujtur nga represioni gjysëm shekullor i diktaturës komuniste më kriminale në Evropë. Shumë prej tyre janë të painformuar ndonëse jetojnë në vendin më të lirë në botë. Për të ndërtuar një jetë nga e para janë detyruar të bëjnë punët më të vështira dhe meritojnë empatinë më maksimale. Puna e ndershme, djersa e ballit dhe paratë e gjakut meritojnë respektin më maksimal. Nuk është faji i grigjës por i barinjve. Dhe barinjtë janë në Tiranë.

Barinjtë e grigjës shqiptare të trampistëve e dinë si buka që hanë se Amerika kurrë nuk ka qenë dhe kurrë nuk do kontrollohet nga ekstremi i majtë, se krejt bota i mbylli njëherë e mirë llogaritë me komunizmin 31 vjet më parë.

Barinjtë e grigjës shqiptare antikomuniste e dinë se komunizmi në Shqipëri nuk u shemb duke thyer xhama e duke djegur godina në Shqipëri. Ai kapitulloi në anijen Maksim Gorki në portin e Lavaletas në Maltë. Shefi Ii atëhershëm i Kremlinit, Gorbaçovi u takua me shefin e Shtëpisë së Bardhë, për të bërë formalitetet e fundit , 45 vjet nga takimi i Jaltës kur gjysma e Evropës u fut me dhunë në Perandorinë e së keqes. Pas samitit të Maltës, brenda pak muajsh të gjithë shefat e vendeve komuniste lanë zyrat njëri pas tjetrit.

Të njëjtën gjë bënë Ramiz Alia e Nexhmija Hoxha. Instikti i ruajtjes së kokës mbizotëroi. Patën intuitën se nëse nuk do merrnin masat e duhura për të kaluar pushtetit paqësisht do përfundonin si dy qen të vrarë rrugësh. Pamjet e ekzekutimit të çiftit Çaushesku natën e krishtlindjeve ka lënë pa gjumë shumë vetë dhe në Tiranë.

Asnjë politikan nuk ka luftuar komunizmin më shumë se presidentët e SHBA, republikanë dhe demokratë bashkë. I pari president që i bie këmbanave të alarmit në SHBA, tre dekada pasi ai është varrosur është pikërisht Trump. Vërtet për të vënë duart në kokë. Në të njëjtën kohë kur të gjithë presidentët e mëparshëm, në rininë e tyre, kanë luftuar dhe me armë në dorë kundër komunizmit në xhunglat e Vietnamit, Trump zdërhallej me haremin e bleonave të tij në kazinot e Atlantic City apo fushat e golfit në Florida.

Trump nuk është aksident vetëm për politkën amerikane por dhe për vetë republikanët. Kjo është dhe një nga arsyet përse po humbet zgjedhjet. Shikoni se çfarë ndodh në Arizona, shteti që për dekada me rradhë ka patur senator një amerikan të madh, një hero të luftës kundër komunizmit në Vietnam, një figurë drithëruese emblematike e politikës amerikane për të cilin dhe kundërshtari i tij politik, Barak Obama, kur mësoi lajmin se Maccain ishte prekur nga sëmundja e rëndë u shpreh me trishtim e admirim : kanceri nuk e di se me cilin është duke luftuar. E pra Trump është duke humbur bastionin e republikanëve pikërisht sepse ka sulmuar pafundësisht, pacipësisht dhe pas vdekjes ikonën e republikanëve në Senat. Nuk do shumë mend për të kuptuar se kush mund të jetë më antikomunist : klienti i burgjeve çnjerëzore në Vietnam apo klienti i resortit Mirlago në Florida.

Këta kapso të djathtë e kinse republikanë dhe për ideologji duhet të jenë pragmatistë. Në të gjitha vendet , në të gjithë rruzullin të gjithë mbajnë frymën. Të gjithë bëjnë llogaritë se cila është konjuktura më e mirë për kombin e tyre nga rezultati i zgjedhjeve të 3 nëntorit. Për shqiptarët kurrë kur nuk ka qenë me e qartë. Nuk është si në zgjedhjet e mëparshme. Në garë janë dy ekstremet e mundshme të interesave të tyre.

Joe Biden për shqiptarët është “mohikani i fundit”. Eshtë familjar me dosjen e Ballkanit që në vitet 70, që kur erdhi në Beograd për tu takuar me Titon në funeralin e Kardelit në përbërje të një delegacioni të Senatit. Eshtë i fundit që ka ngelur në skenën politike amerikane, prej asaj plejade senatorësh, burrash të mëdhenj shteti të cilët shqiptarët duhet tu jenë përjetësisht mirënjohës. Bashkë me Bob Dole, Jonh Maccain, Eliot Engel ka qenë ndër më të ashprit kundër rregjimit të Milosheviçit dhe avokatët më të zjarrtë të lirisë së Kosovës. Kjo plejadë senatorësh tashmë është larguar nga skena politike amerikane veç për shkak të ciklit jetësor, i vetmi që ka ngelur është pikërisht Biden.

Këta burra të mëdhenj shteti, mes tyre Biden pritën në një zyrë në senatin amerikan delegacionin shqiptar që ishin ftuar në SHBA për të marrë pjesë pak ditë më pas në samitin e NATO-s në Chicago. Ishte koha e luftës në Kosovë. Zoti president, mos besoni tek ajo godina atje, ju drejtua Maccain, Meidanit, duke treguar me gisht nga dritarja ku dallohej Shtëpia e Bardhë. Një ditë më pas , këtë qëdrim të përbashkët e shqiptoi Biden në emisionin e famshëm “Meet the press”.
Biden me Maccain në krah , kritikoi publikisht hezitimin e presidentit Klinton dhe kërkoi invazionin, futjen e trupave tokësore amerikane në Kosovë pasi bombardimet i konsideronte të pamjaftueshme. Kjo deklaratë është virale në rrjetet sociale. Biden është më i qartë se kushdo për Kosovën. Eshtë shprehur qartë mëse një herë se Beogradi duhet të heqë dorë nga taktika e viktimizimit, se pavarësia e Kosovës dhe integriteti i saj janë tashmë një çështje e mbyllur.

As Adem Demaçi nuk mund të thoshte më shumë . Çfarë mund të pritet më shumë nga një president amerikan o të mjerë? Dhe për më tepër imagjinoni se cilin ka përballë. Dëgjoni të paktën se çfarë Vuçiçit i doli nga shpirti : Trump është i vetmi prej të cilit mund të përfitojnë diçka në Kosovë!

/TPZ.al/
 
Një analizë e mirë sidomos kur i drejtohet trampistave në Tiranë.
Por s'jam aspak dakord me perfrazimin
Të djathtët që lajnë pjata në Detroit...

Njerëzit që jetojnë në Amerikë e kanë atje tashmë atdheun e tyre ndaj interesi i përditshëm është mbi atë të kombëtar tashmë larg. Edhe s'ka pse të jetë medoemos ndryshe.

Për të tjerat e ndaj shkrimin më pëlqeu shumë.
 
Trump s'me ka pelqyer kurre, madje para 4 vjetesh kur fitoi mendova se nuk do arrinte kurre ne fund te mandatit(do e eleminonin me sakte) por Biden eshte, ka qene, dhe do jete marionete e clintoneve dhe deep state.
 
Ja dhan kosuret e klorit,kut ju pat thene popullit,pini klor se ju kalon covidi ahahhahahahaha
 
Trump humb sfidën e parë: Gjykatësi pushon çështjen e tij – ‘pa shpjegim’​

file-20201105-13-16jhtwy.jpg

Një gjykatës në shtetin e Xhorxhisë mohoi përpjekjen e republikanëve për të rishikuar numërimin e votave në atë shtet – verdikti i parë nga një seri padish të ngritura nga fushata Trump.

Çështja u ngrit pasi një dëshmitar republikan, pa siguruar prova, tha se ai nuk e dinte nëse grumbulli i 53 fletëvotimeve ishte marrë në kohë.
Të enjten në mëngjes, gjyqtari James Bays e hodhi poshtë çështjen me një vendim me fjalinë: “Asnjë shpjegim”.
“Pas shqyrtimit të provave, unë hedh poshtë kërkesën, refuzoj kërkesën, faleminderit zotërinj,” përfundoi gjykatësi.

Top Channel
 
Attachments

  • file-20201105-13-16jhtwy.jpg
    file-20201105-13-16jhtwy.jpg
    111.4 KB · Shikime: 0
  • file-20201105-13-16jhtwy.jpg
    file-20201105-13-16jhtwy.jpg
    111.4 KB · Shikime: 0
Një analizë e mirë sidomos kur i drejtohet trampistave në Tiranë.
Por s'jam aspak dakord me perfrazimin
Të djathtët që lajnë pjata në Detroit...

Njerëzit që jetojnë në Amerikë e kanë atje tashmë atdheun e tyre ndaj interesi i përditshëm është mbi atë të kombëtar tashmë larg. Edhe s'ka pse të jetë medoemos ndryshe.

Për të tjerat e ndaj shkrimin më pëlqeu shumë.
Vota per trump mund edhe te jete shenj falenderimi

Falenderim per nderhyrjen ne kosove, si per kete rast ashtu si edhe ne 2016, nuk falenderon trump por ameriken duke votuar mundesine me te mire per ate. Dhe duke mare parasysh qe shba-ja na ka ndihmuar jo vetem nje here por disa herevatehere per ne mireqenia e shba-se duhet marre edhe per interes tone dhe per interes afatgjate vota per trump vlen me shume. Une te pakten keshtu e shoh. Jeta ime eshte e shkurter, nen biden mund te paguaj taksa me shume por prape do te vazhdoj te jetoj sic jetova nen presidencen e Obames.

Une e kam thene, per Shqiperine biden
Per ameriken trump
Por njekohesisht Shqiptaret nuk mund te presin gjithcka nga te huajt, se nje dite ajo ndihme mbaron. Mire do ishte te ishte cdo vendim qe marrin, cdo firme qe japin te mendojn per cfare ndikon tani e per cfare ndikon ne te ardhme njekohesisht.

Dhe per biden sado e mire te jete ajo ndihme kemi edhe varesine te urdherat e atyre. Humb me shume pavaresine.
 
Nëse e lexon komentin tim them pikërisht këtë.
Ndërsa në Shqipëri kjo është thjesht tifozllik sepse nuk ndikon politika amerikane në një shtet si ne është pothuajse e njëjtë.
 
Ndikon ne gjithe boten. Ndoshta interesat amerikane ne shqiperi nuk kane ndonje qellim paresor strategjik sic mund te kete ne sjtete te tjera por ama ka ndikim dhe shume madje. Kjo puna e vettingut qe po ndodh ne sistemin e drejtesise eshte output i ndikimit amerikan ne shqiperi. :)
 
Ca u boo,kush kryeson?
 
Sigurisht por jo aq sa diku tjetër. Edhe aq më pak që të jemi ne ndikues. (nga jashtë e kam fjalën)
 
Ore si perfundim fitoj Bideni dmth?
 
Programi është kështu : me paratë e dyqanit të @MrCool ( dashnoret nuk i dua) do blej biletën e fly për Tiron për të shijuar një drekë të fituar nga dy anëtarët e nderuar lartpërmendur pastaj meqë jam në Ballkan do shkoj në Athinë të shijoj po një darkë buzë detit te anëtarja tjetër e nderuar .
Screenshot_2020-10-21-20-14-58-025_com.ghostery.android.ghostery.jpgScreenshot_2020-10-21-20-15-18-940_com.ghostery.android.ghostery.jpgScreenshot_2020-10-21-20-15-37-919_com.ghostery.android.ghostery.jpgScreenshot_2020-10-21-20-15-49-031_com.ghostery.android.ghostery.jpg
 
Ne gjithe vendet e botes tendenca e ndryshimit te votes nepermjet vjedhjes e pret nga pala qe eshte n'pushtet, nderkohe ne amerike ndodh e kunderta, eshte opozita ajo qe po vjedh votat lol
Dmth ktu kemi nje dore t'forte qe ska Trump qe e ndalon, vetem ne Michingan ishin hap ca kuti me 140 mije kusur vota gjitha per Biden lol. M'kujto shprehjen e Sazan Gurit, mire vajza dhe djali me tradhtun, po vota ime ku shkoi ?
 
E ka parashiku horoskopi, dëgjoni sensin e gjashtë të peshqve ??
Dhe pse jam neutrale kush të fitojë, mere njërin plase mbi tjetrin ?

67F5E727-A9A4-43A2-A1C8-28EDF7D59455.png
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top