Xho Bajden vs Donald Tramp

“Kokë më kokë” për Presidencën/ Trump: Dje isha në krye, sot nisën të zhdukeshin si me magji. Biden: Jam optimist​










svdsvsv.jpg


Amerika ende nuk e di se cili do të jetë presidenti i saj. Gara mes Presidentit Trump dhe rivalit Biden vazhdon të jetë e ngushtë e në disa shtete kyçe ku mund të duhen ditë të tëra për të numëruar votat.


Trump në një moment u shpreh haptazi i sigurt për fitoren vetëm që më pas të deklaronte me shqetësim parregullsi të cilat siç tha do t`i çojë në Gjykatën e lartë. Nuk do të lejojmë që të na i vjedhin zgjedhjet, ishte deklarata e tij.
Akuzat i vazhdoi me mesazhe të njëpasnjëshme në Twitter: “ Mbrëmjen e djeshme isha ne krye ne disa shtete, shpesh edhe në mënyrë shumë solide, e thuajse në të gjitha zonat që kontrollonin demokratet. Pastaj, njëra pas tjetrës, nisën të zhduken si me magji teksa numëroheshin vota surprizë. Shumë e çuditshme; ata që bëjnë sondazhe e kanë kuptuar krejtësisht dhe historikisht gabim”, ka shkruar presidenti.
Për momentin, Biden është në avantazh me vota popullore me një diferencë prej rreth 2 milionë, një situatë e ngjashme kjo me zgjedhjet e kaluara kur një kryesim të ngjashëm mbajti deri në fund edhe sfidantja e atëhershme e republikanit, Hillary Clinton.
“ Nuk është as detyra ime e as e Trumpit të vendosëm se kush i fiton zgjedhjet. Kjo i takon popullit, por jam optimist për rezultatin”, deklaroi Biden duke shtuar se çdo votë do të numërohet.
Zyrtarë të fushatës së kandidatit demokrat, Joe Biden, thanë se janë të gatshëm të përballen me presidentin Donald Trump, nëse ai dërgon në Gjykatën e Lartë kërkesën për ndërprerjen e numërimit të votave.
Nëse ndodhë një gjë e tillë “ne i kemi ekipet ligjore të gatshme për t’i rezistuar kësaj përpjekjeje,” tha menaxherja e fushatës së Biden, Jen O’Malley Dillon.
Deri tani, Bideni ka 238 vota elektorale nga 270 qe nevojiten për të siguruar presidencën, dhe Trump 213.





Top Channel
 

Attachments

  • svdsvsv.jpg
    svdsvsv.jpg
    76.6 KB · Shikime: 0
  • svdsvsv.jpg
    svdsvsv.jpg
    76.6 KB · Shikime: 0

Grenell në twitter: Shihni mos kanë votuar të vdekurit!​


grenell-720x405-1.jpg


“Njerëzit e meritojnë të dinë se të gjitha votat janë të ligjshme. Kontrolloni vendbanimet e votuesve. Sigurohuni që nuk kanë votuar mrekullisht edhe të vdekurit. Verifikoni nëse votat janë të ligjshme”, ka shkruar në Twitter i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.


Grenell i bashkohet kështu korit të zërave në kampin republikan që flasin për parregullsi ne zgjedhje. Pas pretendimeve për rinumërim të votave në Wisconsin, fushata e Trumpit depozitoi një kërkesë edhe në një gjykatë të Michiganit ku këmbëngul për qasje në vendet në të cilat janë duke u numëruar votat, në kohën kur ky shtet i lëkundur mund të përcaktojë nëse Trump do të qëndrojë apo jo në Shtëpinë e Bardhë.
Ekipi i Trumpit insiston për një pezullim te përkohshëm të numërimit derisa të ketë qasje dhe të lejohet të shohë nga afer sesi po kryhet procesi. Trumpi ka një diferencë të ngushtë me Joe Bidenin në Michighan. Kandidati demokrat pretendon se e ka fituar tashme Wisconsinin, i cili i siguron atij 10 vota elektorale.


Top Channel
 

Attachments

  • grenell-720x405-1.jpg
    grenell-720x405-1.jpg
    76.7 KB · Shikime: 0
  • grenell-720x405-1.jpg
    grenell-720x405-1.jpg
    76.7 KB · Shikime: 0
Po me duken keto zgjedhje sikur eshte Shqiperia.
 
Mesa po shikoj Biden eshte drejt fitores, por neper rrjete sociale po dalin filmime se si kane nderruar kutite pro Biden.
E frikshme per te ndodhur ne USA.
 
Po shyqyr qe u bete dhe ju pak si shqiperia
pse vetem ne duam behemi si ju :D
ju aspak si ne ??
 
Kur keto gjera ndodhin ne zemer te demokracise, bota ka marr fund tashme!

WELCOME IN THE NEW COMMUNISM

Imagjino sa t'fuqishem jane ata qe fshihen mbas ksaj fitoreje farse te kukulles Biden. Nuk i ndalon dot askush, edhe ne 2016 po mos ishte per nderhyrjet Ruse qe i nxorren me qindra emaile Hillary-t qe e perfshinin ne afera te ndryshme, deri edhe tek rrembimet e femijve ne Haiti t'cilet perfundonin ne ishujt luksoz te miqve pedofil te Klintonve ku njeri nder ta ishte dhe Jeffrey Epstein i cili vrau veten mbas arrestimit..etj, e sigurte qe do fitonte.

Kto jane te frikshem, dhe Biden eshte presidenti me i dobet per tmos thene skandaloz ne historine e Amerikes, 78 vjec qe vuan nga dementia dhe qe do jete aty thjesht sa per kukull sepse vendimet do i marrin te tjeret.
 
Imagjino sa t'fuqishem jane ata qe fshihen mbas ksaj fitoreje farse te kukulles Biden. Nuk i ndalon dot askush, edhe ne 2016 po mos ishte per nderhyrjet Ruse qe i nxorren me qindra emaile Hillary-t qe e perfshinin ne afera te ndryshme, deri edhe tek rrembimet e femijve ne Haiti t'cilet perfundonin ne ishujt luksoz te miqve pedofil te Klintonve ku njeri nder ta ishte dhe Jeffrey Epstein i cili vrau veten mbas arrestimit..etj, e sigurte qe do fitonte.

Kto jane te frikshem, dhe Biden eshte presidenti me i dobet per tmos thene skandaloz ne historine e Amerikes, 78 vjec qe vuan nga dementia dhe qe do jete aty thjesht sa per kukull sepse vendimet do i marrin te tjeret.

Kur ja arriten te gjunjezojne te gjithe boten me virusin e shpikur, imagjino sa te lehte e kane te nxjerrin Trumpin nga shpia e bardhe?!
 
Ne mendimin tim, nese eshte Biden apo Trump ne shtepine e bardhe, nuk ndryshon shume per nje vend si Shqiperia. Ne arenen botorore, do te kete qasje tjeter me Biden.

Kina, me virus, me Sorros, ia arriti qellimit.
Gjithashtu, per hir te vertetes, Trump ate qe mbolli, korri ne fund. Nuk mund te tallesh me Covidin sikurse ai beri. Pika me e dobet ne fushaten e tij. Nuk ekziston, mos mbani maska, do ta zhduk, etj, por gjate kesaj periudhe Amerikanet humbinin njerezit e dashur.

Sa per Edvinin, nuk ka Biden, apo Trump, ta mandatoje, ai e di me mire se ju, thjeshte po jep ato PPP e fundit, te cilat ne nje te ardhme te shpejte do ti bejne gropen edhe si individ, pasi si politikan tashme e ka te prere bileten.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top