Xhenxhefili ndihmon të vjellat

Kresha

A pretty face can never trick me
Mjekët nga universiteti ‘Rochester’, kanë zbuluar se përdorimi i xhenxhefilit, një mëlmesë tashmë e njohur, në sasi prej një të katërtës së lugës së çajit, ka larguar simptomat e të vjellës dhe të përzierjes tek të gjithë pacientët në studim





Me gjithë përdorimin e ilaçeve kundër vjelljes dhe përzierjeve, rreth 70 për qind e pacientëve pas marrjes së kimioterapisë vuajnë nga të vjellat dhe të përzierit. Mjekët nga universiteti ‘Rochester’, kanë zbuluar se përdorimi i xhenxhefilit, një mëlmesë tashmë e njohur, në sasi prej një të katërtës së lugës së çajit, ka larguar simptomat e të vjellës dhe të përzierjes tek të gjithë pacientët në studim. Dr. Xhulia Rajan, bashkë-autore e studimit, thekson se nga të vjellat në masë shumë më të vogël, kanë vuajtur të testuarit që kanë marrë doza të vogla të xhenxhefilit , ose një të katërtën ose gjysmën e lugës së çajit. Nga ana tjetër, pacientët që kanë raportuar për paraqitje të fortë të të vjellave dhe të përzierjeve, ishin ata që kishin marrë placebo. Studimet e mëhershme rreth ndikimit të xhenxhefilit tek te vjellat, kanë pasur rezultate kontradiktore, ndërsa arsyeja me siguri është se xhenxhefili nuk është dhënë para procesit të kimioterapisë./mjeksiaislame/
 
Titulli: Xhenxhefili ndihmon të vjellat

Gjithmone kur ftohesha, mami me jepte caj prej xhenxhefili, por une hic s’mund ta pija, se ka nje shije teper te idhet… E preferoj me teper ta perziej me leng portokallash, ka veti shume te mira dhe forcon sistemin imunitar.
Kur kisha shume per te mesuar, shtrydhja disa portokalle dhe 1 cope xhenxhefil kaloja ne rende dhe pastaj gjithe naten kisha energji per te mesuar.
 
Titulli: Xhenxhefili ndihmon të vjellat

E di, ate shije ka por une duroja, ka me shume efekt nqfs nuk e perzien me tjeter gje :)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top