Xhelozia është shkaktare e shumë sëmundjeve

Зngjεll

___________
Stresi i xhelozisë ndikon në nivelin e hormoneve në trup dhe në imunitet

Personat që i “pengon” suksesi i shokut apo fqinjit, kanë më shumë shanse që të sëmuren nga sëmundjet e zemrës, diabeti, problemet në lukth si dhe sëmundjet e tensionit të lartë të gjakut, këshillojnë mjekët. Besohet që stresi i shkaktuar nga xhelozia ka ndikim të madh në nivelin e hormoneve në trup dhe në imunitet, dhe për këtë shkak na bënë më të lig përballë sëmundjeve. Me “marrëdhëniet” në mes të xhelozisë dhe sëmundjeve janë marrë disa mjekë nga një institut në اikago. Rreth 3000 të trajtuar në moshën midis 57 deri 85 vjet kanë pasur për detyrë që të përcaktojnë gjendjen e tyre shëndetësore dhe pastaj të tregojnë nëse vuajnë apo jo nga ndonjë sëmundje. Po ashtu, atyre u është dashur që të përcaktojnë edhe pozicionin e tyre financiar në dallim me shokët e tyre, familjarët, kolegët e punës dhe fqinjët.

Varfëria

Me këtë analizë është vërtetuar se ata që janë gjendur në nivel të ulët financiar, kanë pasur probleme më të shumta shëndetësore në krahasim me ata që kanë gjendje më të mirë dhe kanë besuar që kanë kaluar më mirë se sa të njohurit e tyre. Sëmundjet e zemrës janë treguar si pengesat më të shpeshta shëndetësore në këto raste. Ekspertët që e kanë bërë këtë hulumtim, edhe më parë e kanë ditur që varfëria është e lidhur me shëndetin e dobët, por tani janë paraqitur edhe të dhëna tjera se pozicioni jo i dëshiruar shoqëror po ashtu përfshin “barrën” e saj.

Krahasimet

Genevieve Pham-Kanter nga instituti në اikago, që ka bërë këtë hulumtim, tha se ndjenja e zilisë mund të shkaktojë probleme të shumta me shëndetin. “Besohet se mekanizmi kryesor psikologjik është stresi kronik i shkaktuar nga krahasimet e përditshme në shoqëri nga të cilat fitohet ndjenja se kanë më pak vlerë. Ky stres paraqitet gjithmonë dhe e shkakton nivelin e lartë të hormoneve të stresit, të cilët luajnë rol kyç në zhvillimin e gjendjeve të ndryshme shëndetësore”,- sqaroi Pham-Kanter.

Anketimi, dhe mendimet negative të sëmurin

Nganjëherë, si duket është më së miri t’i ikni paralajmërimeve, madje për të mirën tuaj. Anketimet tregojnë se madje edhe leximi i efekteve anësore në udhëzimet e ilaçeve mund të shtojë rrezikun nga ajo që ndjejmë. Nëse ndjeheni keq nga vetë shikimi në efektet anësore tek ilaçet që i përdorni, atëherë më së miri mos i lexoni fare. ا’është e vërteta, shkencëtarët besojnë se edhe vetë paralajmërimet na bëjnë të ndjehemi keq. Disa studime në tërë botën, tregojnë se nëse besojmë se diçka po na e prish shëndetin, atëherë vërtetë edhe sëmuremi. Po aq sa mendimi pozitiv mund të jetë i mirë për shëndetin tonë edhe ai negativ ka rëndësinë e vetë. Ndonëse ideja që besimi në atë që jemi të sëmurë na bënë vërtetë të sëmurë, tingëllon pak e pabesueshme, tentimet rigoroze konstatuan pikërisht këtë, fuqia e supozimit mund të përmirësojë shëndetin. Placebo efekti ka binjakun e tij të keq, nocebo efektin, pohojnë shkencëtarët, sipas të cilëve, tabletat fiktive dhe pritjet negative mund të shkaktojnë efekte të dëmshme. Shembujt përfshijnë tentimet klinike për ilaçe të reja në të cilat ¼ e pacientëve që kanë marr ilaçe fiktive ndjenin efekte anësore me ilaçe të vërteta.

Disa teknika për të frenuar mendimet stresante

Ju mund ta dini se çfarë mendimesh ju stresojnë. Përpiqeni t’i ndryshoni, por më kot. Ato mbeten në trurin tuaj. Përsëriten e përsëriten vazhdimisht. Bashkë me to mbeten në trupin tuaj edhe ankthi, mërzia, zemërimi që i shoqëron. Nëse nuk mundeni t’i ndryshoni dot, ju të paktën, mund t’i kontrolloni ato. T’i ndaloni që të shprehen. T’i pakësoni, të minimizoni efektin e tyre mbi ju, madje edhe t’i shmangni, të paktën për një farë kohe. Qëllimi i kësaj teknike është që të ndërprisni rrjedhën e mendimeve stresante. Me ndërprerjen e rrjedhës së tyre ju ndryshoni pasojën. Shoqërojini mendimet stresante me një pasojë negative (lloj ndëshkimi). اdo sjellje që pasohet nga një ndëshkim ka prirjen që të mos përsëritet.

Përmbytja në fantazi

Nëse në trurin tuaj shfaqet një mendim apo imazh negativ, rrini me të. Rrini me të në mendjen tuaj. Përjetojeni e ripërjetojeni disa herë. Përsëriteni atë disa herë me zë të lartë. Përsëriteni me zë të lartë atë që ju shqetëson aq herë, deri sa ta vëreni se ju qëndroni me të pa patur ndonjë përjetim negativ. Nëse ajo që shfaqet në mendjen tuaj është një imazh negativ, përshkruajeni përmbajtjen e këtij imazhi disa herë me zë të lartë, aq herë sa ju të arrini ta përshkruani atë pa përjetuar ndonjë emocion negativ.

Fokusimi në një objekt

Sa herë që në mendjen tuaj të vërshojnë mendime negative, thoni “Stop” me mendjen tuaj. Fokusojeni vëmendjen tuaj në një objekt specifik. Vëzhgoni detajet e këtij objekti. Librin që jeni duke lexuar, filxhanin e kafesë, karrigen ku jeni ulur, vëzhgoni gjithçka që mund të vëzhgohet nga vendi ku jeni. Fokusojeni të gjithë vëmendjen tuaj në objektin që po vëzhgoni. Kur mendja juaj është e zënë me objektin ku jeni fokusuar, nuk ka vend për mendime negative.

Të shtyrët e mendimeve stresante

Ju mund të praktikoni këtë ecuri të thjeshtë për të kufizuar shqetësimin tuaj:
Vëzhgojini me kujdes shqetësimet tuaja gjatë ditës Mundohuni të përcaktoni kur ju fillojnë t’ju shqetësojnë mendimet negative
Caktojini vetes detyrë që të merreni me shqetësimet tuaja gjysmë ore, çdo ditë, në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend
Shtyjini mendimet tuaja shqetësuese. Në çdo kohë që ju e ndieni se po filloni të shqetësoheni, shtyjini mendimet tuaja, deri në atë periudhë të ditës, të cilën ju e keni caktuar për t’u marrë me shqetësimet tuaja
Kur në mendjen tuaj të shfaqen mendimet shqetësuese, jashtë periudhës ditore që ju keni caktuar për t’u marrë me to, zëvendësojini ato. Fokusoni vëmendjen në atë punë që keni në dorë, apo në diçka tjetër përreth
Më e rëndësishmja. Përdoreni periudhën ditore të caktuar, për t’u marrë në mënyrë intensive me shqetësimet tuaja
Sa herë që në mendjen tuaj të shfaqen mendime negative, përfshijuni energjikisht në kryerjen e ndonjë detyre që ju e konsideroni të pakëndshme si: larja e dyshemesë, fshirja e pluhurave etj./albania/
 
Pe: Xhelozia është shkaktare e shumë sëmundjeve

Xhelozia eshte cilesuar me kohe si nje semundje...Por keta qe permenden ne material me shume kane te bejne me nje realitet ose perditshmeri se sa te lidhen drejt per drejt me xhelozine...
 
Pe: Xhelozia është shkaktare e shumë sëmundjeve

Hëmmm më në fund e zbulova pse ndjehem gjithmonë i plogësht dhe i sëmurë , qënkam shumë xheloz :(
 
Pe: Xhelozia është shkaktare e shumë sëmundjeve

Ka nje ngaterrese ne titullin e temes,pasi me duket se flet per ziline,jo xhelozi...Une e di se xhelozia eshte ''semundja e dashurise'' por jo per keta qe permendet me lart...Ato me lart jane shenja zilie...
 
Pe: Xhelozia është shkaktare e shumë sëmundjeve

bobooo un iher jam shuuum xheloze per gjithcka, se di ndonjta ngaqe dua gjithcka pran vetes e behet xheloze se kam frik mos i humb :)))
 
Titulli: Pe: Xhelozia është shkaktare e shumë sëmundjeve

Ka nje ngaterrese ne titullin e temes,pasi me duket se flet per ziline,jo xhelozi...Une e di se xhelozia eshte ''semundja e dashurise'' por jo per keta qe permendet me lart...Ato me lart jane shenja zilie...

Edhe unë një kohë pata menduar ashtu, por edhe xhelozia po përdorte
në vend të zilisë apo inatit, e jo vetëm në dashuri!

Ja një artikull në anglisht që flet për xhelozinë:

http://ezinearticles.com/?The-Disease-Of-Jealousy&id=1186777


Sa i për titullin e temës, ajo nuk flet vetëm për xhelozinë, por edhe stressin
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Titulli: Pe: Xhelozia është shkaktare e shumë sëmundjeve

Edhe unë një kohë pata menduar ashtu, por edhe xhelozia po përdorte
në vend të zilisë apo inatit, e jo vetëm në dashuri!

Ja një artikull në anglisht që flet për xhelozinë:

http://ezinearticles.com/?The-Disease-Of-Jealousy&id=1186777


Sa i për titullin e temës, ajo nuk flet vetëm për xhelozinë, por edhe stressin

Po flet per streset dhe semundjet e diabetit te zemres etj etj qe krijon,por xhelozi sme duket...Me duket me shume zili sepse te kesh zili per komshiun,nuk eshte se do komshiun per vete,por ke zili se atij i ecen e ty jo....Do i hedh nje shikim linkut...
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Xhelozia është shkaktare e shumë sëmundjeve

Po flet per streset dhe semundjet e diabetit te zemres etj etj qe krijon,por xhelozi sme duket...Me duket me shume zili sepse te kesh zili per komshiun,nuk eshte se do komshiun per vete,por ke zili se atij i ecen e ty jo....Do i hedh nje shikim linkut...


Gloom, unë të thashë se edhe unë kam menduar ashtu. Nuk po të rrej.

Shikoje në fjalorin e anglishtës domethënjen e saj dhe e sheh se ashtu është.
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Xhelozia është shkaktare e shumë sëmundjeve

Gloom, unë të thashë se edhe unë kam menduar ashtu. Nuk po të rrej.

Shikoje në fjalorin e anglishtës domethënjen e saj dhe e sheh se ashtu është.

Ok Ricky,nuk thash gje,skam frike as trup te mesoj dicka te re,perkundrazi...Flm per linkun...
 
Pe: Xhelozia është shkaktare e shumë sëmundjeve

Prandaj un u semurkam shpejt se jam xheloze madhe ..ehh sa shum kam per te mesu akoma :p
 
Pe: Xhelozia është shkaktare e shumë sëmundjeve

Une jam rehat fare sjam xheloz hic LOL

Te pakten der me sot sjam smur ndo nje her jam mir fare :p :p :p
 
Xhelozia eshte tipar i demshem!
Ajo te errson te humbe gjykimin e drejte pervec se te streson.
 
Jam semure :(

Ndihme nga psikologia me e mire,mundesisht te kete ze te embel. :)
Celoz i dreqit.
S'dua po me del :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top