Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Xhamia e Prilepit bëhet monument dhe faltore

Më pas në vitin 2010 ka dalë ideja që xhamia të rikonstruohet, jo si xhami por si galeri, ide të cilën nuk e ka pranuar BFI. Më pas është bërë një kompromis mes BFI-së dhe Drejtorisë për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe BFI-së që një pjesë e xhamisë të përdoret si galeri dhe një pjesë si faltore.
xhamia_e_prilepit_behet_monume.jpg










Jeni Xhamia që u dogj në Prilep në vitin 2001 do të rikonstruohet dhe do të kryej dy funksione, një pjesë do të përdoret si faltore, ndërsa një pjesë tjetër si galeri.

Komisioni parlamentar për kulturë do të inicojë ngritjen e një grupi punues për të analizuar këtë çështje të mbetur pezull me vite. Ish drejtori i Qendrës Nacionale për Konservim, Behixhudin Shehapi, tashmë deputet sqaron se projekti për ristaurimin e Jeni Xhamisë është përgatitur nga Qendra Nacionale për Konservim që në vitin 2006 dhe si i tillë është pranuar edhe nga Drejtoria për Mbrojtjen e Trashigimisë Kulturore (DMTK) dhe nga Bashkësia Fetare Islame (BFI), por është penguar që të realizohet anë atë kohë nga Komuna e Prilepit.

Më pas në vitin 2010 ka dalë ideja që xhamia të rikonstruohet, jo si xhami por si galeri, ide të cilën nuk e ka pranuar BFI. Më pas është bërë një kompromis mes BFI-së dhe Drejtorisë për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe BFI-së që një pjesë e xhamisë të përdoret si galeri dhe një pjesë si faltore.

BFI që nga viti 2010 i ka paguar 50 për qind të mjetevë për rikonstruim. Ndërkohë Qendra Nacionale ka hapur tenderin, ndërsa kryetari i komunsë së Prilepit ka kërkuar që të bëjë debat publik për këtë projekt dhe pastaj të vendoset.

“Ne e kishim shpallur tenderin për rikonstruimin e Jeni Xhamisë, ku 50 për qind e mjeteve për ristaurim i kishte paguar BFI, ndërsa 50-të për qind qendra tjera, nëpërmjet Ministrisë së Kulturës. Në llogarinë rrjedhës të qendrës janë 2 milionë denarët e paguar nga BFI”, sqaron Shehapi, duke shtuar se akoma vlen projekti i vitit 2006 dhe marrëveshja e vitit 2010.

“Xhamia do të mbetet monument kulture, por edhe faltore, pasi zyrat e myftinisë do të jenë aty dhe aty mund të bëhen edhe lutjet fetare. Nuk ka ligj që ndalon që monumentet e kulturës të mos përdoren si objekte kulti”, thotë ai. Shehapi sqaron se Jeni Xhamia ka qenë xhami funksionale dhe ka funksionuar deri në vitin 2001 kur edhe u dogj dhe si e tillë do të mbetet.

Ndërkaq, sipas Komunës ë Prilepit, Jeni Xhamia do të jetë vetëm monument kulture dhe jo objekt kulti. Sipas saj për të zhvilluar ritualet fetare të besimtarëve mysliman, në lagjen Trizlla të Prilepit, ku jeton një numër më i madh i qytetarëve me përkatësi fetare islame do të ndërtohet një xhami e re, në vendin ku dikur ka pasur xhami.

Myfinia e Prilepit u shpreh se fillimi i punëve ndërtimore për objektin megjithë marrëveshjen në nivel më të lartë është prolonguar dhe shpreson se pas formimit të Qeverisë së re do të realiohet marrëveshja./YllPress
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back