Wikipedia strehon tre milionë artikuj në anglisht

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Uashington – Versioni në anglisht i enciklopedisë së internetit të prodhuar nga përdoruesit, Wikipedia strehoi artikullin e saj të tremiliontë të hënën – një e dhënë rreth një aktoreje norvegjeze.
Wikipedia shpalli rekordin në faqen e saj en.wikipedia.org. “Wikipedia në versionin anglisht falenderon kontribuuesit e saj për krijimin e më se 3,000,000 artikujve,”- thuhej në të.

Wikipedia tha se artikulli i tremiliontë ishte rreth Beate Eriksen, një aktore filmash e televizioni dhe regjisore norvegjeze 48-vjeçare.

Themeluar tetë vjet më parë, Wikipedia mburr veten e saj duke lejuar çdokënd me një lidhje interneti të kontribuojë ose të ndryshojë përmbajtjet.

Wikipedia aktualisht strehon një total prej 13 milionë artikujsh në 260 gjuhë.

Wikipedia është një nga faqet më të vizituara të internetit dhe tërheq rreth 65 milionë vizitorë në muaj.
*krokodili.com*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top