Wikipedia me butonin “Love”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Enciklopedia më e vizituar në web ju lejon të tregoni mirënjohjen tuaj me anë të butonit “Love”.

Në gjurmët e Facebook me butonin “Like” dhe tani të Google me butonin “+1”, Wikipedia vendosë të vlerësojë dhe ti japë një shtysë më shumë editorëve vullnetarë të sajë, duke shtuar butonin “Love”.

Studimet tregojnë se editorët e Wikipedia nuk po ndihen të vlerësuar për artikujt që ata vullnetarisht publikojnë. 78% e editorëve pohoi se komplimentet e marra nga publiku ishin një shtysë shumë e madhe për punën e tyre dhe e vetmja që i bënte të punonin mbi artikuj të tjerë.

Me anë të këtij butoni çdo vullnetar do të marrë prej njerëzve vlerësimin që meriton. Butoni do të debutoi në 29 qershor.
 
Back
Top