Ka nje moment ku njeriu ndalon.
Jo nga lodhja fizike,por nga lodhja shpirterore.
Nga perpjekja per te qene mire me te gjithe,nderkohe qe nuk ndihesh mire me veten.
Nga dhenia pa mase,dhe nga heshtja qe bahet zakon.
Dhe aty e kupton:
Nuk je me ajo qe ishe.
Nuk jam me ajo qe buzeqesh edhe kur brenda ndihesh bosh.
Nuk jam me ajo qe flet me kujdes,qe rri ne heshtje,qe pranoj gjithcka per te mos larguar te tjeret.
Nuk jam me ajo qe vendos veten ne fund,gjithmone.
Tani kam ndaluar duke bere sikur cdo gje eshte ne rregull.
Nuk kam me forc te bej sikur nuk me prek,nuk me lendon,nuk me djeg.
Sepse me ka djegur.
Mjaftushem!
Dhe tani nuk jam me ajo qe duron gjithcka,ne emer te paqes.
Kam mesuar te largohem kur nuk ndihem mire.
Te them “jo” pa u ndjer ne faj.
Te zgjedh veten,pa kerkuar ndjese.
Nuk jam me ajo qe lutet te kuptohet.
Tani kam kuptuar veten dhe kjo me mjafton.
Nuk jam me ajo qe e justefiko cdo sjellje,qe mban pergjegjesi per cdo gje qe ndodh rreth saj.
Nuk jam me ajo qe e fsheh dhimbjen,qe e mbulon me “jam mire”,edhe kur gjithcka brenda esht e thyer.
Kam qene gjithmone ajo vajza qe jepte gjithcka nga vetja,qe dashuroi fort,qe fali lehte.
Ajo qe heshtte per mos lenduar te tjeret,nderkohe qe vete thyhej pak nga pak.
Por nuk jam me ajo.
Tani dua qetesi.
Jo fjale te bukura,jo premtime boshe.
Dua prani te vertete,respekt dhe dashuri qe nuk vjen me kushte.
Dua njerez qe nuk me lodhin,qe nuk me detyrojne te shpjegoj veten vazhdimisht.
Nuk jam me ajo qe pret.
Qe shpreson “se ndoshta kete here do te jete ndryshe”.
Nuk jam me ajo qe mundohet te ndryshoje per te kenaqur tjeret.
Nuk jam me ajo qe humbet veten per te ruajtur tjeret prane.
Kam mesuar se jo te gjithe e meritojne zemren time.
Se jo cdo heshtje duhet duruar.
Se jo cdo njeri duhet mbajtur,vetem se ka qene aty dikur.
Nuk jam me ajo qe isha,dhe kjo eshte ne rregull.
Sot jam me e vetedijshme,me e qete dhe me e sinqerte me veten.
Dhe kjo vajze qe jam sot…Me pelqen shume
