What's on your mind..?

Jetmira

V.I.P
Ankohemi kot:(:(.
Viti 2022 e në afganistan është e ndaluar të shkollohen femrat.
Imagjino të mosh kesh lirinë si individ,atë që ta dhuron nëna natyrë.
E të ta mohojë njeriu:(:(
 

Jetmira

V.I.P
IMG_20220922_085315_990.jpg
E ke parasysh atë momentin kur je e rrënuar.
Kur nuk ke asgjë e asnjë nuk të vlerson.
Ato ditët kur ti qëndron e
e heshtur dhe netëve qan pa të parë askush.
Kur zgjohesh në mëngjes,e punon për një pagë që nuk të del për asgjë.
Kur askush nuk e kupton potencialin tënd,e nuk ke mbështetje nga asnjë.
Madje as nga vetë prindi yt.
Ja unë jam kështu,por besoj në veten time.
E ndjej që shum shpejt do e arrij diçka.
Do dal nga guaska,nga rutina e mërzitshme.
;):)
Unë do arrij aty ku dua unë.
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
Screenshot_20220923-233616_Instagram.jpg
Me t'depërtu kaq urtësisht deri n'palcë!
 

Jetmira

V.I.P
Screenshot_20220925-095900~2.jpg
Kujdesuni për veten me sa mundësi të keni.
E nëse nuk ke mundësi të blesh kremra për fytyrën.
E nëse nuk shkon dot në palestër.
Apo të shkosh në vende luksoze.
Shiko rreth e rrotull ambientit ku jetoni,aty do të kesh pamje shum të bukura.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Një femër që vendos ta jetojë të vërtetën e vet dhe refuzon ta luajë rolin e kukullës së bukur dhe të pafjalë, rrezikon të syrgjynosë veten, ta shohë veten të braktisur, të përgojuar dhe të përbaltur. Dhe nëse ngulmon e nuk heq dorë, atëherë do t’i shohë edhe njerëzit e vet duke u shmangur prej saj, si të ishte një e vdekur mes të gjallëve. Një Zombi!
>>>
#albatrosrexhaj
(Fragmenti nga libri "Zonja Z")
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Me kohën ndalova së biseduari me ata që nuk më dëgjonin dhe me ata që gjithmonë dëshironin të kishin të drejtë.
Ndalova së kërkuari njerëz që nuk më kërkuan kurrë, të mendoj për njerëz që nuk menduan kurrë për mua.
Kam filluar të bëj atë që më bën të ndihem mirë,
pa teprica por me pasion.
Fillova t’i besoja intuitës sime për gjithçka, për çdo zgjedhje, për çdo person.
Kam filluar të shmang njerëzit negativë
dhe fillova të rri me njerëzit e rrallë pozitivë.
Sepse mësova të respektoj veten dhe fillova të vendos veten në radhë të parë.
Sepse mendoj se ia vlej
Meryl Streep
1664643440424.png
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
"Bamboo Forest in Japan..."
1664690882226.png
 
Me lekë mund të blesh një shtëpi, por jo një familje! Me lekë mund të blesh një orë, por jo kohën! Me lekë mund të blesh një shtrat të rehatshëm por jo gjumin! Me lekë mund të blesh seks por jo dashuri!

Facebook
 
Njeriu ka dy ditë: njëra për të dhe tjetra kundër tij. Kështu, kur të jetë dita jote, mos shfaq mendjemadhësi, e kur të jetë dita tjetër, duro. Aliu r.a.
 

Narta

Antarë i Respektuar

“Ishte teper e veshtire te futeshe brenda zemres saj. Ishte plot mure te larta akulli dhe rrethuar me mosbesim.Por nese arrije te futeshe,nuk dilje kurre prej aty.”

''Ismail Kadare''

forcaa.jpg
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
Punko mos kundershto kolosin e letersise shqipetare :)
Njeri ishte dhe Kadareja! Dhe jo domosdoshmerisht c'ka shkruar eshte per cdokend. Bukowski ca s'ka shkruar per femren, por cdo gje e shkruar prej tij dhe prej te tjereve eshte subjektive.
 
Top