Do të tregoj historinë time: qysh në moshën tetëmbëdhjetë doja të isha njeri me sukses, karrierë, dhe me një familje të shëndetshme. Një prind i mirë dhe një baskëshort i mirë. Çdo herë që shikoja prindër me fëmijë, përherë më shkonte në mendje ideja sesa me fat këta njerëz ishin. Shikoja njerëz të suksesshëm në media dhe jetën e përditshme e doja të isha si ata. Krijoja probleme aty ku nuk kishte probleme. Sa herë që i mendoja këto gjëra, aq më shumë më ngërthente dëshpërimi dhe ndjesia e pavlerësis. Xhelozia për të tjerët u bë normë. Sukseset e të tjerëve dhe dështimet e mia, më bënin të ndihesha i pavlerë. Por ja që erdhi një moment pas dhjetë viteve ku pranova se këto gjëra nuk më duhen për të pasur një jetë të qetë. Njerëzit e njohur dhe ata që po njoh më thonë sesa e mrekullueshme është të kesh familje; nuk ka si fëmija, ai të shplodh, martohu, krijo familje. Ndonëse për shoqërinë të kesh botë materiale dhe familje është shumë e rëndësishme, për mua tanimë këto gjëra shikohen të panevojshme sepse i kam dëshiruar aq shumë sa më bën të ndihesha inferior. Nga këto dhjetë vite mërzitje mësova se ndjekja e suksesit, parasë, famës, dëshirave veçse të dëmton. Hoqa dorë prej këtyre dëshirave dhe ndihem i qetë. Një ndjesi çlirimi do thoja.
Shpesh here ne jete duhet t`ia leme mendimet tona asgjes.
Cfare dua te them,te mos mendosh shume,ose te mos lodhesh non stop trurin duke menduar neper labirintha pa fund, eshte nje forme jetes,dhe e nevojshme ne shume priudha te jetes tone.
Pra te jetosh momentin,eshte nje filozofi e tere brenda ati momenti.
Por mbi te gjitha ne kete bote duhet te kuptojme:
Ne jemi nje qenie origjinale dhe unike ne vetvete,prandaj c`do krahasim apo barometer me dicka/dike tjeter,eshte nje gabim.
shpesh here ne adikisim,pra i hym vetvetes sone ne hak.
kur kuptojme kete gje ,eshte e nevojshme;
Ti ulemi vetes perball duke pi nje kafe dhe ta qetesojme,relaksojme dhe ti japim vlerat qe ajo ka,pasi c`do qenie ne kete univers ka vlerat e ti/saj.
Lumturin ta sjel nje petale lulje kur e shikon,pa cka qe sta sjell ndoshta as krejt pasuria e botes.
Eshte ceshtje burimi ne brendesine tone.