Washington Life: Rruga e Vlora اitakut nga refugjate në ambasadore

legjenda

Tetova
Ambasadorja e Kosovës në Washington është bërë pjesë e faqes së parë të revistës elitare Washington Life. Por më shumë se kjo, është artikulli nga brenda që shpjegon jetën dhe të dhënat e tjera se kush është e nga vjen اitaku, transmeton lajmi.net.

Më saktë, është opinioni i saj me titull “Rruga e Vlora اitakut nga refugjate në ambasadore”.

Aty diplomatja kosovare rrëfen për përvojën e saj se si të qenit refugjate para 17 vjetëve, ka ndikuar në pikëpamjen e saj për krizën e sotme me refugjatë.

Pasi shkruan se si forcat serbe i kanë depërtuar familjen e saj dhe shumë shqiptarë të Kosovës sipas një plani të tyre për spastrim etnik dhe se si nëna e saj e ka porositur të kujdesët për motrën e saj, ajo tregon se nuk e dinin as ku po shkonin e aq më tepër që në atë tollovi ishte ndarë edhe nga prindërit, transmeton lajmi.net.

اitaku më tej rikujton se krejt çfarë kishte marr me vete ishte shpresa për t’u kthyer në shtëpinë e saj aty ku kishte lënë përveç të tjerave, edhe fotografitë dhe lodrat e saj.

“Ne kosovarët jemi provë e gjallë se kur ka solidaritet ndërmjet kombeve të lira të botës, atëherë jeta e mund vdekjen dhe e mira ngadhënjen mbi të keqën”.

Më tej اitaku në këtë opinion të saj në revistën elitare në Washington D.C, rrëfen me respekt të madh për mikpritjen që shqiptarët e Maqedonisë u kanë bërë atyre të Kosovës, e të cilët me krahët hapur i pritën në shtëpitë e tyre, transmeton lajmi.net.
Image

Ajo rikujton Mexhidin i cili sikurse mijëra të tjerë nga Maqedonia, strehuan refugjatët nga Kosova dhe i hapën dyert e zemrës dhe shtëpive për ta.

“U afrua një burrë dhe më tha. Unë jam Mexhidi. Kam tre fëmijë. Nuk do t’iu lë juve rrugëve. Shtëpia ime është edhe e juaja e që në fakt u bë e tillë për tre muajt e ardhshëm”.

Pasi potencon faktin se pas tre muajsh me SHBA-në si prijëse të bombardimeve mbi forcat serbe dhe çlirimit, ajo u kthye në shtëpinë e saj për t’u bashkuar me familjen.

Por sipas ambasadores اitaku, nëse kosovarët ishin me fat sepse bota reagoi shpejtë, është zemër thyese të shikohet e çfarë po ndodhë me refugjatët e tjerë në botë.
Image

Ajo e quan të tmerrshme atë që po ndodhë sot me refugjatët në botë aq më tepër kur konsideron se ata sikur po përdorën për çështje politike, transmeton lajmi.net.

Diplomatja kosovare rikujton se refugjatët janë çështje humanitare dhe duke u bazuar në përvojën e saj jetësore është e bindur se asnjëri nga ta nuk dëshiron ta lëshojë shtëpinë.

“Ne të gjithë duhet të kemi zemrën e hapur. Derisa politika duhet të punojë e të gjejë zgjidhjen, në të tjerët nevojitet të jemi njerëzorë”, shkruan ndër të tjera اitaku, duke e përmbyllur opinion e saj me disa thirrje dhe pyetje për shpëtimin dhe ndihmën që duhet dhënë refugjatëve.

“Ne nuk duhet ta lëmë humanizimin të vdesë sepse nëse ikën, atëherë në çfarë do të shndërrohemi ne? اfarë vlerash do t’u trashëgojmë fëmijëve tanë? اfarë do t’i mësojmë ata me sjelljen tonë?”08215490249_874034905312415634_n-600x7121475305238.jpghttp://zeri.info
 

Attachments

  • 08215490249_874034905312415634_n-600x7121475305238.jpg
    08215490249_874034905312415634_n-600x7121475305238.jpg
    149.9 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top