Vullkanet dhe tipet

MasteR

I'm offline
Vullkanizmi:

Vullkanizëm quhen dukuritë dhe proceset e shpërthimit të llavës, gazrave dhe masës së ngurosur nga brendia në sipërfaqe të Tokës. Lava është masë e lëngët e zjarrtë me temperaturë të lartë e cila shpërthen në sipërfaqe të Tokës përmesë kanalit të vullkanit, ose përgjatë çarjeve të litosferës. Rriell nga magma, e cila gjendet nën litosferën. Temperatura e llavës është nga 950-1.300˚C, në temperaturën prej 600-700C˚ llava ngurtësohet, dhe kalon në shkëmb. Shpejtësia e lëvizjes së llavës varet nga përbërja kimike. Llava acidike përbën më tepër silicium-dioksid dhe është më e ngadalshme, derisa llava bazike përmban më pak dioksid të siliciumit dhe është më e shpejtë. Gazrat përvëluese më së tepërmi përbëhen nga avulli i ujit, por edhe nga gazrat toksike: monoksidi i karbonit, amoniaku, metani, hidrogjeni, gazi klor-hidrik, etj. Materiali pirokllastik përbëhet nga materiali i ngurtësuarsiç janë: hiri vullkanik, rëra, zalli, copa të vogla të llavës së ftofur dhe bombat vullkanike.
Si pasojë e vullkanizmit krijohen format vullkanike, të cilat mund të jenë të brendëshme dhe sipërfaqësore.
Vullkani është ngritje kupore, e ulët apo e lartë, i krijuar me akumulimin e llavës dhe masës së ngurtësuar gjat erupcionit. Vullkani përbëhet nga kupa dhe krateri. Kupa vullkanike krijohet nga akumulimi i materialit të jashtëqitur nga erupcioni. Nëse më së tepërmi përbëhet nga llava, atëherë kupa ka pamje mburoje, me pjerrtësi të vogël. Nëse në ndërtimin e kupës merr pjesë edhe materiali pirokllastik, atëherë krijohen kupat me formë kupore, me anë të pjerrta. Përveç kupës kryesore, vullkanet mund të krijojnë edhe kupa parazite. Krateri: është zgavërr rrethore në majen e kupës vullkanike, përmes së cilit shpërthen materiali i ndryshëm gjat erupcionit. Dimensionet e kraterit varen nga madhësia e vullkanit, dimnsionet maksimale kanë gjerësi disa kilometra, me thedhësi disa qindra metra. Oxhaku është humnera në qendër të vullkanit, nëpër të cilin lëvizin materialet e zjarrta nga astenosfera.
Vullkanet ndahen përnga veçoritë e materialit të cilin e hedhin gjat erupcionit. Vullkanet llavike japin më së shpeshti llavë dhe pak gazra. Vullkanet gazore kakterizohen me shpërthime-erupcione eksploduese të gazrave pa praninë e llavës. Vullkanet e përziera dallohen me erupcione llavike, gazrave dhe materialit pirokllastik.
Ekzistojnë vullkane aktive dhe të shuara. Aktive quhen ato që kanë patur aktivitet gjat historisë.
Vullkanet nuk paraqiten në të gjitha zonat e Tokës. Pozita e tyre është e lidhur më pjesët labile të litosferës.
Paraqiten në vendet ku zgjërohet litosfera, ose ku paraqitet mbihypja e blloqeve. Ekzistojnë tri zona vullkanike: Brezi i Zjarrtë i Paqësorit, që shtrihet rreth e përqark Paqësorit, atij i takojnë 70% të vullkaneve në Tokë. Brezi Mesdhetar që përfshin hapsirën nga Mesdheu deri të ujdhesat Sunde. Nga ky brez ndahet zona e hendekut të Madh të Afrikës. Atlantiku Qendror është brezi i tretë, me shtrirje mdidile, nga Islanda në drejtim të Atlantikut Jugor.
Konstatime:
- Llava bazike ka shpejtësi 20-30km/h, e ajo acidike veç 5km/h,
- Sasia e hirit vullkanik mund të jetë e madhe saqë të ta mbulojnë rrethinën,
- Vezuvi në vitin 79 në tërsi ka mbuluar qytetet antike rromake Pompea dhe Herkulanum së bashku
me popullsinë,
- Bombat vullkanike krijohen me qitjen e copave të llavës në lartësi të madhe,
- Gjat erupcionit të vullkanit Krakatau më 1883, nga ujdhesa me sipërfaqe 33km² kan mbetur veç10km², para erupcionit ujdhesa ishte e lartë 882m, e mbas erupcionit u krijua thedhimi 279m,
- Lartësia e kupave vullkanike është e ndryshme, ekzistojnë kupa me lartësi vetëm disa qindra metra, e disa mund të kenë lartësinë disqa mijëra metra, vullkanet në ujdhesat Hawai, në Paqësorë, kanë kupat vullkanike të cilat shtrihen 5.000m, nën nivelin e detit dhe më tepër se 4.000m mbi nivelin e detit, ato janë vullkanet Mauna Loa, Mauna Kea, Kilauea,
- Në shekullin e XV para Krishtit, vullkani në ujdhesën Santorin në Egje, shkatërroi pjesën qendrore të ujdhesës, pjesa e mbetur e ujdhesës u mbulua me hirin vullkanik, sot është vullkan i shuar, por është edhe më i vizituari.
vullkan i ri
Shkenctarët zbuluan një vulkan submarin në afërsi të Islandës. Vullkani ka lartësinë rreth 1000 metra me bazë rreth 50 km. vullkani gjendet në zonën e çvendosjes së shtresave tektonike, e befasueshme për shkak se ndryshimet strukturale në atë rast bëjnë shkatërrimin e strukturave ekzistuese. Vullkani në fjalë do të përjetojë erupcion, por pasoja nuk do të ketë për shkak se krateri i vullkanit ndodhet në thedhësinë rreth 400 metra nën nivelin e detit.
Tipet e vullkaneve

Varësisht nga përbërja dhe mënyra e derdhjes së lavës, dallojmë shumë tipa të vullkaneve, por më kryesorë janë: tipi i Vezuvit, i Havajeve dhe Monpele.

Tipi i Vezuvit

Tipi i Vezuvit karakterizohet me erupcion të fuqishëm, që derdhet sasi e madhe e lavës së dendur acidike dhe me material të thërrmuar vullkanik - hirit dhe pluhurit etj. Këto vullkane me kupa të larta dhe me formë të rregullt konike, quhen edhe stratovullkane ose shtresorë, sepse kupa e tyre është e ndërtuar prej shtresave të lavës së ngurtësuar dhe e hirit vullkani. Këtij tipi, përveç vullkanit Vezuv, i përket edhe Etna, Fuxhijama, Kluçevskaja Sopka në Kamçatka etj.

Tipi i Havajeve

Tipin e Havajeve e sajojnë ullkanet me erupcion mjaft të qetë të lavës më të lëngshme pa praninë e hirit dhe "bombave" vullkanike.Lava shpërndahet dhe ftohet në formë pllakash, që shtrihen njëra mbi tjetrën dhe formojnë kupa me bazë të shtrirë dhe shumë të gjerë dhe pa majë të theksuar. Psh., vullkanet Mauna Loa dhe Mauna Kea në ujdhesat e Havajeve lartësohen mbi 4000 m mbi nivelin e detit, kurse diametrik i tyre në fundin e oqeanit arrin më se 400 km dhe shtrihen në thellësi më se 5000 m.

Tipi Mon pele

Tipi Mon pele ka marrë emrin sipas vullkanit me të njëjtin emër Mon pele në ujdhesën Maritnik në grupin e Antileve të vogla. Karakterizohet me erupsion shumë të fuqishëm, me re pluhuri tym e gaze. Pas mbarimit të erupsionit lava e dendur dhe gjysmë e ngurtësuar ngadalë del nga gryka dhe merr një formë të një “brir” gjigant. Vullkanet, përveç formimit të trajtave relievore të ndryshme vullkanike, kanë rëndësi të madhe në sajimin e pasurive mineralogjike te një rëndësie të madhe ekonomike. Mirëpo shkaktojnë edhe dëme të mëdha materiale dhe viktima në njerëz. Kështu p.sh. Vullkani Krakatao në një ujdhesë të vogël në mes të ujdhesave Java dhe Sumatra në Indonezi, në vitin 1883, shkaktoi 36 500 viktima në njerëz, më tepër nga valët e detit të lartë 15-30 m. Valëzimi është të regjistruar në të gjitha oqeanet, kurse pluhuri i ngritur e ka përshkuar tërë rruzullin tokësor.


malesiaforum
 
Last edited by a moderator:
Pe: Vullkanet dhe tipet

10 vullkanet me te larta ne botë



Vullkani........... ................... ...Lokacioni....... ................... . Aktivizimi i fundit ..........Lartesia (m)


1.San-Pedro...........................Kil (Chile )................... .................19 60................. ............6.145


2.Arakari.......... ................... .. Argjentine......... ...............1993 ................... ...........6.082


3.Guallatiri....... ................... ...Kil............. ................... .....1985.......... ................... ..6.071


4.Tupungatito...... ..................K il................. ................... .1986.............. .................6. 000


5.Sabankaja........ .................Pe ru................. .................19 86................. ..............5.967


6.Kotopaksi........ ..................E kuador............. ...............1942 ................... ............5.911


7.Putana........... ................... Kil................ ................... ...1972............ .................. 5.890


8.San Hoze............... ...........Kil..... ................... ..............1960. ................... ...........5.856


9.El Mist............... ...............Peru ................... .................19 48................. ..............5.822


10.Tutupaka........ ...............Peru ................... .................19 02................. ..............5815
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top