Vullkanët! Aty ku lindi Toka

WxP

Staf në FV.AL
Adm
Vullkan është një çarje në koren e tokës (ose në sipërfaqen e ndonjë planeti tjetër) përmes së cilës villet jashtë llava e shkrirë dhe gazet.

Sot në botë ka rreth 550 vullkane aktive. Rreth 60 prej këtyre shpërthejnë në një vit duke shkaktuar vdekje dhe shkretëtime. Më tepër se 500 miljonë njerëz jetojnë përqark këtyre vullkaneve.

Njohësit e vullkaneve flasin mbi vjellje në formën e derdhjes dhe të shpërthimit. ثshtë përbërja kimike e magmës ajo që vendos nëse një vullkan është shpërthyes apo jo.
Nëse në magmë janë çliruar vetëm disa gaze atëherë vullkani nis të derdhet jashtë. Kjo është vjellje në formën e derdhjes.
Nëse sasia e gazit të çliruar në magmë është e lartëë atëherë vullkani është shpërthyes. Përshëndetje dhe copa guri villen me kilometra lartë në atmosferë. Maja e vullkanit mund të shpërthejë poashtu si tapa e shishes së verës së trazuar. Një shi hiri bjen mbi tokë. Përqark këtyre vullkaneve mund të formoheshin tن ashtyquajturat rryma piroklastike, të cilat janë orteqe të zjarrta dhe vdekjeprurëse që vërshojnë me shpejtësi prej disa qindra kilometrash në orë.
 
Përmasat e disa vullkaneve sipas kontinenteve!


Ne Evrope
Etna ne Sicili ka një Lartesi prei 3263 m dhe ka shperthyerper herë të parë rreth vutut 1500.
Hekla ne Islande është 1447 m dhe ka shperthyer për herë të parë ne vitin 1104
Vezuvi ne Itali është 1277 m dhe ka shperthyer për herë të parë ne vitin79.
 
Përmasat e disa vullkaneve sipas kontinenteve!


Ne Evrope
Etna ne Sicili ka një Lartesi prei 3263 m dhe ka shperthyerper herë të parë rreth vutut 1500.
Hekla ne Islande është 1447 m dhe ka shperthyer për herë të parë ne vitin 1104
Vezuvi ne Itali është 1277 m dhe ka shperthyer për herë të parë ne vitin79.

Vezuvio 1281m,me krater te thelle 30m.Ndodhet ne gjirin e Napolit.shperthimi më i njohur ndodhi në vitin 79 pasë lindjes së Krishtit, kur u shkatërruan qytetet Pompei, Herkulanium dhe Stabi, ndërsa shpërthimi i fundit i madh në vitin 1944.
 
Vullkanët! Aty ku lindi Toka



Shekulli Online

Shkenca ka zbuluar se Toka jonë e ka origjinën nga vullkanet. Një eksperiment i nisur më 1953 dhe që po vazhdon. Një histori fantastike, njerëzore dhe shkencore nga disa studentë të mrekullueshëm. Ata eksploruan në laborator mbi temën intersante: Orgjina e dhe më misterioze, origjinën e jetës në Tokë.

Më shumë se 50 vjet më parë, në vitin 1953, Stanley Miller, një student i turpshëm në Universitetin e Chicago-s me pedagog fituesin e çmimit Nobeli Harold Hurey, i propozoi Hurey- t një eksperiment, të bërë në laborator që tregon kushtet se si ka lindur jeta në Tokën parahistorike. Sfida ishte shumë e vështirë sa dhe vetë Miller nuk e besonte shumë, po Hurey e inkurajoi të vazhdonte më tej.

Studenti i zellshëm vazhdonte duke ndërtuar tuba dhe topa prej qelqi brenda të cilëve vendoste metan, amoniak, shkumë uji dhe hidrogjen, gazin që mbahej si shpërthyes i Vullkaneve në Tokën primitive. Mbi këto ndizte një zjarr të vogël që shërbente sipas tij, për një reaksion kimik aq të mrekullueshëm sa mund të gjeneronin edhe jetën. Pas disa ditësh shihte provëzat e tij dhe me kënaqësi vërente se nga përbërësit e përdorur ishte formuar një përbërje organike: ishte “supa” parabotërore dhe tregonte se si atmosfera e planetit tonë në një të ardhme të largët mund të kishte gjeneruar jetën.

Por kjo nuk ishte akoma zgjidhja përfundimtare, sepse mes amino-acideve dhe proteinave që janë përbërësit thelbësorë, mbetej një boshllëk i madh i pashpjegueshëm; por gurët e themelit ishin vënë. Miller vitin pasardhës vdiq nga një atak në zemër dhe Jeffrey Bada, studenti i fundit i Miller, në muajin e kaluar e mendoi edhe njëhere eksperimentin e profesorit të tij, më të cilin ishte shumë i lidhur aq sa ruan akoma 11 epruvetat e mbetura nga eksperimeti i famshem i 50 viteve te kaluara. Duke bashkëpunuar me disa shkencëtarë të tjerë, ai vendosi t’i analizonte edhe njëherë kampionet e vjetra. Ndër të tjera, mes letrave të lëna nga Miller, ai gjeti edhe rezultatet e dy eksperimenteve që nuk ishin publikuar kurrë më parë nga profesori.

Sot, surpriza është më e madhe kur nga instrumentet e reja për analizë dolën të dhëna më të rëndësishme në krahasim me të kaluarën. “Kemi gjetur 22 aminoacide, saktësoi Antonio Lazcano bashkëpuntor në kërkim, 10 prej të cilëve ishin gjetur më parë nga Miller, por rezultati u bë i mundur falë fuqisë më të madhe të përbërësve të rinj”. “Kemi akoma shumë për të mësuar nga eksperimenti i vjetër, shton Jeffrey Bada i kënaqur. Ndërkohë vërtetuam që vullkanet prodhojnë një shumëllojshmëri përbërësish, falë të cilave u gjeneruan elemente thelbësorë që më vonë shërbyen për zhvillimin e jetës”.
 
Titulli: Vullkanët! Aty ku lindi Toka

Harta e kratereve të rrezikshme


Erupsionet e vullkaneve nuk janë si tërmetet. Gjeologët mund t’i parashikojnë dhe mbajnë nën kontroll. Pas Eyjafjallajokull, vullkanit që gjunjëzoi Europën, vëmendja është drejtuar mbi 11 të tillë që ngjallin frikë. Janë rreth 1500, 50 në erupsion dhe 11 të frikshëm. Ja raporti i kratereve të rrezikshme

Janë rreth 1500 vullkane aktive në botë. Rreth 50 janë në erupsion aktualisht, por vetëm 11 janë konsideruar si shumë të rrezikshme, sipas një liste të hartuar nga Universiteti i Karolinës së Veriut që llogarit si fuqinë e vullkanit ashtu edhe praninë e njerëzve afër kratereve. Në këtë listë, përkrah filipinasit Pinatubo që në vitin 1991 nxori shumë gaz dhe hi saqë influencoi në klimën e planetit për dy vitet pasardhëse, ekspertët kanë futur edhe Vezuvin. Eyjafjallajokull arriti të bllokonte trafikun ajror, por konsiderohet i rrezikshëm vetëm në rast të erupsionit të “vëllait” të tij më të madh të vendosur vetëm pak simotra më tej, Katlas. Lista përfshin edhe vullkane si Chaiten në Kili, nën vëzhgim të rreptë sidomos pas tërmetit të shkurtit, Krakatoa dhe Merapi në Indonezi apo Mount Rainer në Uashington. Male të tjerë në prag të një erupsioni të rrezikshëm gjenden në Kongo (Nyirangongo), Kolumbi (Nevada del Ruiz), Meksikë Popocatepetl dhe mali Fuxhi, kërcënues për Tokion. Një raport i agjencisë ajrore europiane në vitin 2007 ka llogaritur se 500 milionë persona në botë jetonin shumë pranë një vullkani aktiv për t’u konsideruar të sigurt. Rreth 90 për qind e 1500 vullkaneve aktive është përqendruar në 400 mijë kilometrat e “unazës së zjarrit” në Paqësor. Por tym dhe llavë del vazhdimisht edhe nga dy vullkanet italiane Stromboli dhe Etna, të monitoruar nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë. Erupsioni më i theksuar u vërejt një javë më parë 1500 metra nën nivelin e detit mes Fuxhit dhe Samoas. Për të inspektuar vullkanin ishte e domosdoshme ndërtimi i një telekamere e aftë t’u rezistonte temperaturave në brendësi. Eyjafjallajokull konsiderohet një ‘personazh’ i dorës së dytë në botën e vullkaneve edhe pse tregoi se ishte i aftë të nxirrte 300 metër kub dhe 750 ton llavë, duke ngritur në qiell një re gjigante hiri, që për tri ditë arriti 140 milionë metër kub dhe kaloi lartësinë prej 10 kilometrash për t’u vendosur më pas në një lartësi prej 4-5 mijë metrash, e krijuar një situatë të paprecedentë për shkak të rrezikut që mund të paraqesë për avionët. Në zonat e prekura ajri është shumë i ngarkuar me elektricitet sa mund të krijojë një rrufe spektakolare çdo katër orë. Por lajmi i vetëm i mirë në rastin e vullkaneve qëndron në faktin se ato ndryshe nga tërmetet mund të parashikohen nga gjeologët, pasi japin vazhdimisht sinjale alarmi. Përreth kratereve më të rrezikshme gjeologët kanë ndërtuar një rrjet monitorimi për të parë deformimin e tokës, daljen e gazit nga nëntoka, tronditjet e vogla dhe ndryshimi i rrjedhës së ujërave. Zakonisht erupsioni ndodh kur toka poshtë vullkanit nis të fryhet sikur merr frymë, ndërsa korja tendoset. Nga qielli satelitët vëzhgojnë deformimin, qoftë ky edhe pak centimetra, që akumulohet ditë pas dite. Pastaj mali nis të dridhet. Vullkani pëson një sërë lëkundjesh që sizmografët i regjistrojnë. Më vonë vjen shpërthimi, i cili shoqërohet me një zhurmë që nxjerr në sipërfaqe shumë nga përbërësit prej thellësisë së tokës. Për t’i regjistruar para janë shpikur aparatet me infratinguj që përdoreshin për të kontrolluar eksperimentet bërthamore në zonat më të largëta të globit. Tani janë “stetoskopët” e vendosur në gjoksin e vullkanit. “Mjekët” që merren me evoluimin e vullkaneve në këtë moment janë shumë të shqetësuar. Jo për shkak të Eyjafjallajokull, aktiviteti i të cilit duket i qëndrueshëm tashmë. Ajo që nuk i lë të qetë është aktiviteti i vëllait të tij të madh, Katlas, i vendosur rreth 20 kilometra më në lindje, 5 herë më i madh, 100 herë më i fuqishëm, që mund të arrijë të krijojë në ajër re gjigante hiri të rrezikshme. اdo ditë në krah të tij sizmologët regjistrojnë mesatarisht 3 mijë lëkundje të vogla, me një magnitudë që shkon deri në 3.1 të shkallës Rihter. Në janar tronditjet e përditshme ishin një ose dy në ditë. Përreth vullkaneve islandezë u regjistrua edhe një ndryshim i vazhdueshëm i rrjedhës së lumenjve. Pikërisht ishte ky ndryshim në prag të shpërthimit të Eyjafjallajokull ai që i bindi autoritetet islandeze të evakuonin mijëra banorë që jetonin në afërsi të kësaj zone të rrezikshme. Tani veprimi i tij po shtrihet drejt Katlas. “Historia ka treguar se shumë rrallë Eyjafjallajokull lëviz pa aktivizuar edhe Katlan”, shkruan raporti i “Globval Alliance for Disaster Reduction”, i Universitetit të Karolinës së Veriut që ka hartuar listën e vullkaneve më të rrezikshme në botë. Vullkani më i madh, sipas ekspertëve amerikanë, është aq i mbushur me llavë saqë mund ta ngopë atmosferën me hirin që përmban shumë silic. Në rast të një erupsioni të tejzgjatur, përveç anulimit të fluturimeve pritet edhe një fenomen i quajtur: dimri vullkanik. Edhe situatat e mëparshme e konfirmojnë këtë: në vitin 1612 dhe 1821 erupsionet e Eyjafjallajokull u pasuan brenda një kohe të shkurtër edhe nga rizgjimi i Katlas. Aktiviteti i njëkohshëm i dy vullkaneve islandezë nuk duket të jetë një rastësi. Shkrirja e akujve ka lehtësuar presionin që ushtrohej në ishullin e zjarrit, duke i dhënë mundësi magmës të dalë në sipërfaqe. Teza u pasurua nga vullkanologu Freysteinn Sigmundsson, i Universitetit të Islandës në revistën “Geophysical Research Letters”. “Për vitet e ardhshme priten në Islandë erupsione më të shpeshta dhe më të fuqishme. Ngrohja globale bën që akujt të shkrijnë më shpejt. Ky fenomen ka pasoja edhe te lëvizja e magmës në nëntokë”, shpjegon gjeologu. Fundi i epokës akullnajore i ndodhur 10 mijë vjet më parë, koincidoi me një intensifikim të aktivitetit vullkanik në ishullin e akullit dhe zjarrit. Shkaku më i mundshëm është pikërisht shkrirja e shtresave të akullit në sipërfaqe dhe rifryrja e magmës në nëntokë. Ndërkaq, vullkani filipinas ka arritur te gjashta nga njw matës me tetë njësi që mat “treguesin e shpërthimit vullkanik”. Erupsioni islandez nuk i afrohet fare kësaj shkalle dhe përveç mbylljes së aeroporteve nga Eyjafjallajokull nuk priten pasoja të tjera. Dalja e gazrave dhe pluhurave të ndryshme në stratosferë nga shumë konsiderohet si një mënyrë e mirë për të ndalur ngrohjen globale. “Në rastin e Eyjafjallajokull nuk mund të themi asnjë të tillë, sepse niveli i erupsionit ka qenë i vogël për të pasur ndikime te klima”, ka shpjeguar Olav Hygen nga Institutit Meteorologjik norvegjez. Maksimumi në 12-14 muaj e ardhshëm veriu i Europës mund të shohë perëndime me ngjyrë të kuqe të ndezur, që nuk i ka parë kurrë më parë.



◘ shqip ◘
 
Titulli: Vullkanët! Aty ku lindi Toka

shyqyr zotit nuk ka vullakne shqiperia :D
 
Titulli: Vullkanët! Aty ku lindi Toka

Nderkohe qe Europa nuk ka llogaritur akoma demet e saj ekonomike dhe financiare,ekspertet paralajmerojne per nje tjeter vullkan.Ai quhet KATLA,dhe ndodhe t pak me poshte vullkanit Eyjafjallajokull.Diametri i tij eshte 10 km.Qe nga viti 930,kane ndodhur 16 shperthime vullkanike,ndersa tre te fundit,jane rregjistruar te kene ndudhur menjehere pas shperthimit te Eyjafjallajokull.
Shperthimi i ketij vullkani,i ben shkencetaret te mendojne se do te kete pasoja drastike per Europen,dhe qe do ta beje ate nje kontinent te pabanueshem.Rrezja e perhapjes se hirit te tij vullkanit eshte llogaritur te shkoje deri ne Republiken e Kongos,Iran,dhe ne perendim te Spanjes.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top