Vulgariteti në tekste muzikore!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Vulgariteti në tekste muzikore!
Albatros Rexhaj.
Jam një ithtar i palëkundur i të drejtës natyrore për liri të shprehjes dhe po ashtu jam mbështetës i të drejtës për liri të plotë artistike (një e drejtë kjo e garantuar si në kushtetutën e Shqipërisë ashtu edhe atë të Kosovës), por po ashtu mendoj se artisti, në një rrafsh të ndjenjës së përgjegjësisë personale, duhet të tregojë pak konsideratë dhe respekt për vlerat e shoqërisë.
Duke marrë shkas nga teksti i superhitit më të ri të Mozzik (detajet i gjeni te artikulli i bashkangjitur), fjalët me referencë organet seksuale, në kontekstin e tipizimit të individit (rëndom të femrës) me organin seksual, por edhe glorifikimi i gangsterëve, që hasen në tekstet e këngëve super të popullarizuara, mendoj që janë çështje që duhet të debatohen. Nuk e kuptoj nevojën për këto vulgaritete dhe për këtë glorifikim gangsterësh, por, dhe këtë duhet thënë, në anën tjetër, sot, një pjesë jo e vogël e brezit të ri i konsideron si diçka krejtësisht normale. Ata mendojnë që kjo është forma e komunikimit të brezit të ri në të gjithë botën dhe se shqiptarët nuk kanë nevojë që të jenë përjashtim. Madje, në sytë e këtij brezi të ri të shqiptarëve, të gjithë ata që kritikojnë këtë formë të shprehjes artistike mund të shihen si demode dhe dinosaurë të një kohe të shkuar.
Le të diskutojmë pak për këto cilësi të këngëve të modës së fundit. Si i vlerësoni ju ato? A jeni për apo kundër? Ju pengojnë apo i konsideroni si diçka normale për kohën e sotme? E kuptoni mesazhin e tyre apo vetëm e shijoni melodinë, dhe gjithçka tjetër që ju e konsideroni të rëndësishme për temën.
Në komente të caktuara, do të përpiqem që të përfshihem edhe unë në diskutim.
1609316554564.png

Tekstet e këngëve tona, Mozzik dhe Getinjo e teprojnë me “El Chapo”​

Muzika e rreperëve shqiptarë dhe tekstet e tyre janë të orientuar drejt mesazheve të gabuara. Shohim në videot e këngëtarëve tanë të rrepit që reklamojnë me krenari “parĕt e pista”, dró.gë dhĕ përdorimin e femrës si objekt sĕk.sual.
Në kushte të tilla, mesazhi që përcillet të rinjtë është shumë i gabuar, duke frymëzuar ata drejt pareve të shpejta dhe mënyrave të shpejta. Mjafton të shohësh këngën e re të Mozzik në bashkepunim me Getinjon “El Chapó”. Dy këngëtarë që momentalisht janë në on top dhe mbeten në majë të tregut muzikor. Vendosëm të shohim me vëmendjen tekstin e këngëve të dy vëllezërve Aliu.

Një pjesë e tekstit është si më poshtë:
Ey, babo / Krejt po na thirrin El Chapó / Kena dhĩpa, kena edhe pakó / Prej Kosove deri n’Monaco, oh, ohh / Ey, babo

Secili mund të japë mendimin e tij në lidhje me tekstin dhe ta shohë në syrin e tij, por sado që optika e vështrimit mund të ndryshojë në asnjë varg nuk gjen një mesazh pozitiv.

Autori Albatros Rexhaj në Facebook-un e tij personal dha opinionin e tij në lidhje me tekstin duke e vënë në pikëpyetje në lidhje me mesazhet që transmeton dhe atë që nxënë të rinjtë nga një këngë e tillë.
Reagimi i Rexhajt në lidhje me këngën
albatros-rexhaj-300x253.png
 
Attachments

  • albatros-rexhaj-300x253.png
    albatros-rexhaj-300x253.png
    86.3 KB · Shikime: 0
  • albatros-rexhaj-300x253.png
    albatros-rexhaj-300x253.png
    86.3 KB · Shikime: 0
Ndonjëherë i jep kuptimin e duhur ndjenjës që shprehet, si këtu ?‍♀️
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://youtu.be/ubEEgFeP_0I

që në fakt ka pas kritika, por mua m’u mësua veshi ?
 
Sikur te ishin vetem tekstet, eshte pasqyra e degradimit moral të shoqerise sone kto 30 vite ato pak artiste qe bejne vertete muzikë te mirfilltë te ç'do lloj rryme jan si bibliotekat ku janë kthyer ne salla për studimesh 1x2 ?
 
Perveq ne futboll se nuk gjen vulgaritet..se per gjerat tjera kemi mbete me goj hapur.
 
Personalisht spara me ben pershtypje.
Neqoftese sju pelqen dicka, thjesht mos e degjoni..
Por perderisa keto keng behen te famshme, do te thot qe pelqehen nga shumica dhe do sdo, do i degjosh.

Pershembull un degjoja kenget e ktit para se te behej i famshem dhe sme kan ber kurr pershtypje fjalet... por kuptimi... ne shum gjera gjeja veten dhe justifikoja rebelizmin

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://youtu.be/n6NQxNLAy9Y
 
Vulgariteti nuk ka te boj thjesht me perdorimin e fjalve të pista por ne teresi teksti imazhi (femra gjysëm nudo, drog,alkol etj) edhe tekstet pastaj qe lene mos e pyt.
Se psh ja te jap një shembull une ku perdoren fjlaet banale ne maksimum ama kenga ka nje qellim i drejtohet dikujt apo nje fenomeni si rrjedhojë edhe mund te marrësh një lloj orientimi edukativ pertej fjalëve ofensive dhe banale. Dhe për mendimin tim kjo nuk klasifikohet aspak si banale....
Boooo sa kom shkrujt lool lool

Nejse për me tepër degjo kengen

(Per puritanet që s'duan ndotje akustike dhe "morale"
Mos e klikoni) ⛔⛔???⛔⛔

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://youtu.be/wikurXVSeu8
 
Si spaska vulgaritet ne futboll qohen 70 mije vete te shajne ne kor nga nena motra vajza
Ho me se motren e arbitrit shjane vetëm??
Ca m'kujtove lool

Histori e vjetër kur luante flamurtari me me një ekip të madh sme kujtohet, edhe merr penallti flamurtari.

Stadiumi gjith ne kor

- le ta gjuaj kopetenti! Le ta gjuaj kopetenti!

I referoheshin Vasil Rucit.

E mer Vasil Ruci penalltinë e gjuan jasht.

Stadiumi ne kor serish

- kopetent te **fsha motren.

? ? ? ?
 
Me gjeni dicka jo vulgare sot aman!
Sa per kenget as nuk i degjoj e as ja kam idene ca kendojne. ?
 
Vulgariteti nuk ka te boj thjesht me perdorimin e fjalve të pista por ne teresi teksti imazhi (femra gjysëm nudo, drog,alkol etj) edhe tekstet pastaj qe lene mos e pyt.
Se psh ja te jap një shembull une ku perdoren fjlaet banale ne maksimum ama kenga ka nje qellim i drejtohet dikujt apo nje fenomeni si rrjedhojë edhe mund te marrësh një lloj orientimi edukativ pertej fjalëve ofensive dhe banale. Dhe për mendimin tim kjo nuk klasifikohet aspak si banale....
Boooo sa kom shkrujt lool lool

Nejse për me tepër degjo kengen

(Per puritanet që s'duan ndotje akustike dhe "morale"
Mos e klikoni) ⛔⛔???⛔⛔

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://youtu.be/wikurXVSeu8

Te pergezoj qe gjete kaq shume kohe dhe qe shkruajte kaq gjat per Ronaldinho dhe Muzhikun. Respekte
 
Me gjeni dicka jo vulgare sot aman!
Sa per kenget as nuk i degjoj e as ja kam idene ca kendojne. ?
Ka plot muzike te mire por ti tjeter punë që vendos te mos i degjosh (gabim i modh për mendimin tim) pasi respekton nje tjetër qellim me të lartë.
 
Ka plot muzike te mire por ti tjeter punë që vendos te mos i degjosh (gabim i modh për mendimin tim) pasi respekton nje tjetër qellim me të lartë.
e pata per kete kategori rrep. a ca jane kto streetstyle-t ?

por mund te degjoj emrat e kengetareve qe marin pjese ne festivale jo Skenderaj, jo M.cibukaj, lind islami, apo te huaj si cat steve, adele.(etj-kjo kategori dmth) Ketyre ua di kenget :) ama nuk para degjoj shpesh
 
Aha kujtova se nuk degjoje fare, sa për ato street styles të garantoj qe fshesaxhijt e notes kan më tepër klas kur knojn ?
 
Tema: Vulgariteti në tekste dhe videoklipe

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
@Bebw ki durim e degjoje pak. Personazhet jane sikur kane dale nga filmat e Serxho Leones, ama vargjet...????
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top