Vuajta – e përbashkëta e gjenive

1633551102065.png

Vuajta – e përbashkëta e gjenive?!

Së fundmi më ka rastisë të merrem me biografitë dhe jetët e tre gjenive në fushat e tyre përkatese: Baruch de Spinoza, Ludvig van Beethoven dhe Vincent van Gogh.Te tre këta emra janë tashmë të njohur e të vlerësuar për veprat e tyre në filozofi, muzikë e pikturë. Por çfarë jete patën ata për së gjalli? Sa u vleresua vepra e tyre në të gjallë dhe si u trajtuan nga rrethi e shoqëria e tyre e ngushtë?

Për të filluar me Spinozën, i cili vinte nga një familje hebraike e shpërngulur nga Portugalia në Holandë për shkak të përndjekjeve që bënte kisha katolike ndaj komunitetit hebre aso kohe. Spinoza është një personazh tragjik i cili u përball me linçim e përjashtim nga familja e tij e ngushte e po ashtu nga i gjithë komuniteti hebre të cilit i përkiste. Pikëpamjet e tij filozofike, kryesisht të shfaqura te librat “Traktati Teologjiko-Politik” dhe “Etika”, kritika që i bëri profeteve, profecive, librave të shenjtë, me theks të veçantë skripturave biblike çuan tek dënimi më i ashpër sipas praktikave hebraike: Spinoza u shkishërua dhe u dha urdhër që secili anëtar i komunitetit t’i qëndrojë larg këtij armiku të ‘fjalës së Zotit’. Spinoza, me veprën e të cilit mburret raca njerëzore, vazhdoi jetën e tij i margjinalizuar dhe në kushte mjaft të vështira. I braktisur nga familja, ai punoi si mjeshtër i thjerrëzave për syze, pasi që refuzoi punën si profesor në katedrën e Universitetit të Heidelbergut, me gjasë për ta ruajtur pavarësinë e mendimit!

Jetë të vështirë e plotë vuajte pati edhe gjeniu i muzikës klasike Ludvig van Beethoven. Vepra e tij kolosale është një thesar i pashterrshëm me të cilen janë inspiruar e vazhdojnë të inspirohen gjenerata të njëpasnjëshme. “Moonlight Sonta”, “The Tempest”, “Appasionata” – tituj të veprave të Beethoven të cilët nuk u vendosën nga vetë ai por më vonë nga bashkëkohës të tij e studiues të veprës së tij – janë vetëm disa nga veprat e famshme e shumë të vleresuara të Beethoven. Por në të gjallë Beethoven pati një jetë plotë vuajte e mjerim. Nga aventurat e shumta me gra, pija e tepruar e verës, marrëdhënia problematike me të vëllanë dhe pastaj nipin, shoqërinë e ngushtë e deri tek humbja e tërësishme e dëgjimit, janë vetëm disa nga dramat të cilat e përcollën Beethoven. Por të gjitha këto, madje as humbja e dëgjimit nuk e penguan Beethovenin që njerëzimit t’i ofrojë simfoni, sonata e koncerte madhështore e që fatkeqësisht në këmbim ai nuk mori pothuajse asgjë perveç përbuzjes e nënçmimit!

Van Gogh: I vetëvrari i shoqërise’ –

kështu ka vendosur ta quaj librin e tij kushtuar jetës dhe veprës së piktorit dhe artistit të madh Van Gogh, poeti dhe dramaturgu francez Antonin Artaud! Nga vetë titulli i këtij libri mund të kuptojmë lehtësisht se çfarë jete dhe përfundimi pati Van Gogh. Edhe pse me pikturë Van Goghu filloi të merret relativisht vonë, ai ishte mjaft produktiv dhe veprat e tij tashmë jane të njohura në të gjithë botën. I përbuzur nga shoqëria e i pavlerësuar nga art-dashësit e asaj kohe, Van Gogh nuk arriti ta shes asnjë vepër te tij sa ishte gjallë. Gjatë jetës së tij pati momente mjaft të vështira. Nga prerja e veshit, sëmundja mentale e mungesa totale e vemendjes. Van Gogh të vetmin ngushllim pati marrëdhënien e tij shumë të afërt më vëllanë e vogël Theo, me të cilin shkëmbente letra në mënyrë të vazhdueshme e te cilat sot janë të përmbledhura në botime të ndryshme ku përmes tyre mund të shihet që Van Gogh perveç që ishte një mjeshtër në pikturë, ai kishte talent te jashtëzakonshem edhe në shkrim.

Si përfundim, Spinoza, Beethoven, Van Gogh e shumë të tjerë mbase nuk u vleresuan sa duhet dhe të njejtët u përbuzen sa ishin të gjallë fizikisht, por vepra e tyre madhështore i ka bërë ata të përjetshëm dhe aktual në të gjitha epokat që ka kaluar njerëzimi!

Virtualsophists
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top