Vrimat e zeza mund të fshijnë të shkuarën dhe të ofrojnë disa të ardhme

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Vrimat e zeza mund të fshijnë të shkuarën dhe të ofrojnë disa të ardhme.

Shiko fotografinë 1792208

Teoria mbizotëruese e shkencëtarëve sa i takon kalimit përmes një vrime të zezë është ajo që pohon se me gjasa trupi i njeriut do të copëtohej, ose të shtrihej pambarimisht në hapësirë dhe kohë.


Por, një studim i ri pretendon se edhe mund të mbijetohet, por me një kosto të madhe. Një matematicien nga Universiteti i Kalifornisë kreu një eksperiment kompjuterik, duke shfrytëzuar një ngarkesë elektrike për të ilustruar fenomenin hapësinor.

Ajo që Peter Hintz vuri re ishte se çdo e dhënë që futej në këtë vrimë të zezë, dilte prej andej “e shumëfishuar”, ose e ndryshuar krejtësisht.

Nisur nga kjo, Hintz arrin në një përfundim interesant.

“Vrima e zeza të quajtura Reissner-Nordstrِm-de Sitter mund të kalohen, por nëse këtë do ta bënte një njeri, ai me siguri që do të humbiste të gjithë të shkuarën e vet, por edhe do të kishte disa të ardhme”, thotë ai.

Kjo do të thotë, sipas Hintz, se një person që do të kalonte përmes kësaj vrime të zezë do të përfundonte në një univers ku nuk aplikohet parimi shkak-pasojë dhe për rrjedhojë me disa “opsione” për të ardhmen.

Top Channel
 
Hawking thote qe nese e ndjeni veten se jeni ne nje vrime te zeze mos e pengoni veten.
Jini te lire sepse me siguri asgje e keqe sdo ndodhe.

Sidoqofte sipas kesaj teorie te re i bie qe me ne edhe mund te kete ndodhur dhe nuk e dime
 
Nëse një vrimë e zezë, supozohet të mbajë një galaksi të tërë së bashku,
dhe dikush mendon këmbëzbathur të kalojë nëper të, atëherë atij mund t'i jepet
lirisht certifikata për në psikatri, se me shkencë s'ka çfarë të bëjë.
Nejse , imagjinata mund të jep produkte të ndryshme interesante ...
 
Per shkencen tashme eshte fakt se universi ekspandohet vazhdimisht,,, me nje llogjik te thjesht i bie se nese ka vrima te zeza atehere edhe firo do ishte e konsiderueshme.Pra, universi do te t'kurrej ne vend te zgjerohej!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top