Regjistrohet ngjarja më e rëndë e kësaj dite zgjedhjesh, ku një person ka mbetur i vdekur në Laç, pranë një qendre votimi dhe një tjetër është plagosur.
Policia e Lezhes njofton se jashtë qendrës së votimit në shkollën "At Shtjefën Gjeçovi", 53-vjecari Gjon Gjoni, përkrahës i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa Mehill Fufi, kandidat i Partise Demokratike ka mbetur i plagosur.
Policia e qytetit ka gjetur në vendin e krimit 15 gëzhoja armësh dhe ka nisur kerkimet per gjetjen e autoreve.Nuk ka patur te shoqeruar ne komisariat, nderkohe qe duket se ky akt ka motive politike.
Një dëshmitare okulare tha për Top Channel se ka dëgjuar të shtëna jashtë qendrës së votimit dhe se ajo bashkë me njerëz të tjerë janë shtrirë në tokë në gjendje ankthi dhe paniku për ngjarjen.
Mësohet ne Lac ndodhet kreu i LSI-se Ilir Meta dhe bashkeshortja e tij Monika Kryemadhi, kryesuese e listes se kesaj force ne kete qytet. Po ashtu drejt Lacit eshte nisur edhe kreu i Partise Socialiste.
/Top Channel