Vrasësi i dinozaurëve ishte një kometë

Love

βeℓℓe â๓e
Goditja nga hapësira 65 milionë vjet më parë vrau 70 për qind të specieve në Tokë, përfshirë dinozaurët. Se çfarë lloji dhe çfarë përmasash kishte shfarosësi, mbetet ende një debat i hapur

Apokalipsi

By Paul Rincon

66549874_mass_extinctions.jpg


Shkëmbi ajror që goditi tokën 65 milionë vjet më parë dhe që solli fundin e epokës së dinozaurëve me shumë gjasa ka qenë një kometë e shpejtë.

Ky është konkluzioni i një kërkimi që sugjeron se krateri Chinxulub në Meksikë u krijua nga një objekt më i vogël nga sa mendohej më herët. Shumë shkencëtarë mendojnë se një asteroid i madh dhe me shpejtësi relativisht të vogël ka qenë ai që i dha fund një epoke në historinë e Tokës.

Detajet e studimit u zbuluan në Konferencën e 44 të Shkencës Hënore dhe Planetare. Por shkencëtarë të tjerë u shprehën me dyshime mbi rezultatet.

“Synimi i përgjithshëm i projektit tonë është që t’i japim karakteristika sa më të sakta objektit që prodhoi kraterin në gadishullin Jukatan në Meksikë”, tha Jason Moore, një shkencëtar britanik.

Shkëmbi hapësinor solli rritjen e një shtrese pluhuri mbi botë, i pasur me një element kimik, iridium, me shkallë përqendrimi shumë më të lartë nga sa ndodh zakonisht. Besohet se shkëmbi ka ardhur nga jashtë atmosferës së Tokës.

ChicxulubCrater-150x150.jpg
66548984_e6700084-cretaceous-tertiary_impact_artwork-spl-150x150.jpg
66548983_e6700046-gravity_map_of_chicxulub_crater-spl-150x150.jpg


Kimi ekstra-tokësore

Gjithsesi, në pjesën e parë të punës së tyre, skuadra sugjeron se vlerat e iridiumit të raportuara zakonisht ndoshta janë të gabuara. Duke përdorur krahasime me një element tjetër jashtëtokësor që u depozitua në Tokë nga përplasja – osmium – ata janë në gjendje të dalin në konkluzionin se përplasja shkaktoi më pak pluhur nga sa është sugjeruar më parë.

Vlera e rillogaritur e iridiumit sugjeron se një objekt më i vogël e ka goditur Tokën. Kështu, në pjesën e dytë të punës së tyre, kërkuesit u bazuan te shifra e re dhe e vendosën përballë cilësive fizike të njohura të kraterit.

Por që një shkëmb hapësinor më i vogël të krijojë një krater me diametër 180 kilometra, duhet që të udhëtojë relativisht shpejt. Skuadra zbuloi se një kometë e shpejtë me periudhë të gjatë ishte shumë më shpjeguese si aludim për vlerat e iridiumit.

“Një asteroid me diametër prej 5 kilometrash është i mjaftueshëm që të krijojë iridiumin e osmiumin e vëzhguar. Por një asteroid me këto përmasa nuk mund të krijojë një krater me diametër gati 200 kilometra”, tha Moore.

“Kështu ne thamë: si mund të krijohet diçka që ka energji të mjaftueshme për të krijuar një krater të këtyre përmasave, por ka material shkëmbor shumë më të paktë? Kjo na bën ne të mendojmë për një kometë”.

Kolegu i Moore, Mukul Sharma thotë: “Nevojitet që një asteroid të lëvizë shumë shpejt që të shkaktohet një krater i tillë – megjithëse edhe kjo është e mundur. Por mes kometave dhe asteroideve që ne kemi vështruar në qiell, janë kometat ato që lëvizin me të vërtetë shpejt”.

Kometat me kohë të gjatë janë topa pluhuri, shkëmbi dhe akulli dhe kanë trajektore ekscentrike përreth diellit. Atyre u nevojiten deri në qindra apo mijëra vjet që të kompletojnë një orbitë.

Ngjarja shfarosëse e 65 milionë viteve më parë besohet gjerësisht se është e shkaktuar nga goditja hapësinore që ra në Meksikë. Ajo vrau rreth 70 për qind të të gjitha specieve në Tokë brenda një periudhe të shkurtër, por veçanërisht vrau dinozaurët jofluturues.

Përplasja e madhe duhet të ketë shkaktuar zjarre, tërmete dhe cunami të mëdhenj. Gazi dhe pluhuri që u hodh në atmosferën e Tokës besohet se e ka ulur temperaturën për shumë dhe shumë vite.

Të humbur në hapësirë

Dr. Gareth Collins, i cili kërkon mbi krateret e objekteve hapësinore në Kolegjin Imperial në Londër, e përshkroi studimin e fundit “një punë të mirë” dhe “disi provokuese”. Por ai i tha BBC: “Unë nuk mendoj se është e mundur të përcaktohet me saktësi përmasa e objektit goditës duke përdorur gjeokiminë. Gjeokimia mund të të tregojë – me goxha saktësi – vetëm masën e materialit meteroik që është shpërndarë në botë, jo masën totale të goditësit. Për të vlerësuar goditësin, kërkuesi duhet të zbulojë se sa pjesë të tij u shpërndanë nëpër botë nga ajo që hyri në atmosferë por ra në vende të ndryshme afër apo larg kraterit”.

Autorët e pranojnë këtë kundërargument.

Gjatë viteve të fundit, shumë objekte hapësinore i kanë kapur astronomët në befasi, duke sugjeruar se lagjja jonë kozmike mbetet një vend shumë i zhurmshëm.

Më 15 shkurt të këtij viti, DA14 – një asteroid i madh sa një pishinë olimpike – kaloi pranë Tokës në një distancë prej vetëm 28 mijë kilometrash. Ky objekt ishte vëzhguar vetëm një vit më parë. Dhe në të njëjtën ditë, një shkëmb hapësinor me diametër 17 metra shpërtheu në malet Urale në Rusi, me energji prej rreth 440 kilotonë TNT. Rreth 1 mijë njerëz u plagosën nga vala goditëse.

Rreth 95 për qind e objekteve pranë Tokës me diametër më të madh se 1 kilometër janë zbuluar. Por vetëm 10 për qind e rreth 20 mijë asteroideve me përmasa më të mëdha se 140 metra po monitorohen aktualisht.

  • Përplasja e madhe duhet të ketë shkaktuar zjarre, tërmete dhe cunami të mëdhenj. Gazi dhe pluhuri që u hodh në atmosferën e Tokës besohet se e ka ulur temperaturën për shumë dhe shumë vit
    Më 15 shkurt të këtij viti, DA14 – një asteroid i madh sa një pishinë olimpike – kaloi pranë Tokës në një distancë prej vetëm 28 mijë kilometrash. Ky objekt ishte vëzhguar vetëm një vit më parë
G.Shqip
 
Back
Top