Votoni Krijimet e muajit Korrik

Status
E mbyllur për postime të tjera.
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Votuesi nuk kuptohet,votuesit i respektohet zgjedhja...
Delirium,kam edhe une nje shkrim timin,me ka mbet pa vota,do hysh mik ti tek ndonjera te majapi voten? :p
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

:D :D une mundohem gjithmone ti vleresoj gjerat ashtu sic jane !
Ne kte rast e kam ber zgjedhjen time .
Po te ishte i goditur shkrimi yt sigurisht qe do e votoja :p
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Kjo mbase eshte e vertete , dhe duhet te presim
Kur te zbulohet ... Autori/rja.

Por nuk e kuptoj , k'to qe e Kane votuar ... C'fare I ka rrembyer ne ate shkrim , qe Kane gjetur vetveten ne te ?!

Nese ja Kane dhene per meshire... Atehere ja Kane dhene per arsye te gabuara & is not fair .

Ps ... Nejse - gjithsekush ka shijet e tija/saj ... Mua me beri pershtypje & e vura ne dukje - u tmerrova.:d

Zana aq shum te tmerroi qe komentove me vrap pas gjith ksaj kohe qe ke qen off?!
1. nuk mendoj se autori i 7-es po kerkon meshire per te marr vota ne nje konkurs letrar (!) online per me teper ... po te fitoheshin lek besoj se do ndryshonte puna lol
2. e kan votuar sepse ne nje far menyre i ka goditur ashper dhe jo sepse kan gjetur vetveten ne ato fraza... ashtu si ajo e mesuesit me nxenesit per mua pavarsisht se dikush e quajti 'pedofil'
3. pse te tmerron?
eshte nje realitet prezent ne shum familje... un kam pas nje shoqe ne klas te pest qe hante dajak nga i ati sepse i uleriste mos ti vente dor te emes
dhe e ema vazhdonte ta frekuentonte deri sa perfundoi sakat ne spital (dhe sdi akoma sot si ka perfunduar)
s'pash njeri te nderhynte dhe t'u tmerronte pervec syve te shoqes.

Apo ben efekt vetem sepse e dhunshme ka qen nena dhe jo babai si ne shumicen e rasteve? nuk e shikon si nje sken e mundshme?
Un mendoj se ku ka dhune, ka pas dhune dhe me pare... e shoh si nje cikel

10492301_585446408242343_6088988111361023859_n.jpg
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Prsh Hartini

Realiteti & roli I nenave, ne pergjithesi ...eshte e kunderta e kesaj ... Kjo eshte ngjarje tragjike ( shkrim tragjik) & nuk meriton te fitoje nje monster ... ( e kuptoj qe te dalesh ne publik me nje shkrim te tille , nuk eshte kollaj ) Por per fat te keq , nuk mund ta gjej vetveten nje nje shkrim te tille, pasi mamaja e Ime me ka dhuruar te kunderten .. & e respektoj ne mase .

Ky krijim eshte .. Endless Monster - kshu Duhej te Ishte titulluar... Nuk ka Mbarim & Asgje per simpati .

Ne letersi ka figura letrare Zana . Nje nga keto eshte hiperbola .
Per mendimin tim autori ka perdorur nje hiperbol kur thote ke krijuar nje moster ,
pasi nuk besoj te kemi te bejme me nje moster te vertet .
Pastaj mund te them qe me ngjalli ndjenja shkrimi , pasi dhe une e votova dhe nuk di fare autorin ,
nuk me ngjalli aspak meshire , thjesht demaskon dhe kritikon ashper nje realitet te hidhur shoqeror .
Personazhi nuk kerkon meshir , dhe mesazhi qe jep eshte falje , mirkuptim dhe dashuri megjithese
ka perjetuar situata aspak komode .
Te kujtoj qe tragjedi quhet kur kemi te bejme me vdekje te personazheve kryesore .
Kjo mund te quhet drame !
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Hiperbole do te thote .. Dicka e egzagjeruar, e Cila nuk duhet marre per baze .

Pikerisht kshu me ngjau edhe Mua . Nuk me pelqejne gjerat e tilla .... Te egzagjeruara, per hir te simpatise/meshires .

Tragjedi , mund ti thuash c'do gjeje te egzagjeruar, ose negative .... Drame/tragjedi.

Ps... Gjithsesi , se kush ka shijet e tija/Saja .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Ne fakt fituesi nuk gjykohet po ne si te pa pune qe jemi fillojme analizat !
Nuk i meriton aq vota .
Po dhe ne forum si ne cdo vend tjeter hyn ne pune 'miku' :D

Ku e pe mikun ti Deli !
Me intereson ta di se dhe une votova per te dhe se kam iden se kush e ka shkruar .
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Edhe pse e kam te ndaluar te jap mendime ktu ne lidhje me krijimet ,mund te them vetem se autoret dihen nga dy persona ...une dhe aki
Duke qene se ne jemi ato qe manaxhojme kte teme.
Ju garantoj me pergjegjesi te plote qe krijimin nuk dihen nga askush dhe nuk ka rrjedhje informacioni.
Nese do ishte kshu te jeni te bindur qe do votoheshin miq e shok ,por ne qe dime autoret ju them se nuk eshte kshu!
Prandaj lerini aludimet dhe jepni mendimet tuaja...sido qe i gjykoni.
Tek e fundit cdo krijues e merr parasysh kur pranon te sjelle krijimin e tij se do kete pro dhe kundra dhe per aq kohe sa autoret nuk dihen s'kane pse i marrin personale !

Kalofshi bukur
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Nuk e kuptova perse shumica paskan votuar 7-ten ... paskan lejuar qe nje Monster, te fitoje. Me tmerroi - shkrim tragjik, me nje perfundim akoma me tragjik .

5-sa , me beri per te qeshur .. Well done :)

Gjithsesi vota e ime , ishte mes 8-tes & 11-tes ( kjo e fundit 11-ta - besoj qe ka qene ne perfundim e lart & per arsye te paditura eshte lene pa perfunduar ) ... , vendosa qe te votoj 8-ten , pasi aty gjej vetveten ... pa komplikime & shpirtilire ne nje bote kaq te veshtire & te madhe.

Jo per te justifikuar voten por per ta mbrojtur...e kam thene dhe me para
do kisha votuar me sh sh deshire 10-ten sepse ka cdo gje letrare qe i duhet nje krijimi
por 7 ka nje shperthim ndjenjash.... duhet te kesh sh sh kurajo te trajtosh ate teme me gjithe ate shperthim

Shkrimi me i mire eshte ai ka 50% realie 50 jo, ndaj une besoj se dhuna qendron ne shume familje, dhe ky eshte FAKT!
disa e fshehin disa jo.
Disa e kapercejne akoma me shume kane fuqi ta nxjerrin nje ze te tille.

Ndaj per mua bravo per guximin, bravo per shperthimin e ndjenjave, bravo per fuqine e shkronjave.

Ju te tjeret shiheni si te doni.
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Per Mua ai shkrim nuk ka asnje shperthim & kurajo ... Perderisa k'to gjera Sipas jush , jane goxha te perhapura/realiteti ne Albania , anyway .

Gjithsesi , justifikime interesante .... Nuk eshte cudi e Madhe , qe njerezit I terheqin gjera te tilla . ::kafe::
 
Kete ka te bukur letersia se nuk eshte shkence ekzakte....gjithkush ka nje kendveshtrim te tijin.
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Un skuptoj pse duhet te justifikohen votimet...
Cdo kush ka shijet e veta
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Kete ka te bukur letersia se nuk eshte shkence ekzakte....gjithkush ka nje kendveshtrim te tijin.

AMA nuk duhet vleresuar/votuar , per k'te arsyen qe jepni juve . K'to Arsyet qe jepni juve .... hyjne tek prb sociale .
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

E lexova 7 meqe po ankoheni perse eshte votuar dhe qe qenka jashte realitetit.
Mua smu duke aspak e sajuar, duket qe eshte e vertet, jam kurjoze qe ne fund autori/ja te na tregoj se sa eshte e vertet edhe sa jo. Gjithsesi, se kuptoj perse do ankoheni gjithmon se cila do votohet. Cdo muaj ka nje teme enkas dhe nje te lire, secili voton ke te doje, i lini njerezit te votojn rehat. Si me mik si pa mik.

Hajde me te mira.
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Edhe kete se dija,te jesh e detyruar te japesh shpjegime per nje shkrim nese eshte e perjetuar apo e sajuar...kshu eshte sikur me llafellogjine i detyrojme autoret mos jene vetvetja neper shkrime me friken se mos i mbajne neper goje!
 
Nqs e ke per ate qe kam thene une, po e sqaroj diçka, une jam kurjoze per te ditur me tej per shkrimin. Jo se me intereson ça pjese eshte e vertet dhe ça jo. Fundja ne letersi,ska rendesi ne diçka eshte e vertet apo jo, rendesi ka te percjell ndjesi, emocione, duke ju afruar sa me afer atyre çka autori ka dashur te na japi.
 
Po voten e dhe ti?
Nqs jo,hap syte e voto ato qe kane pak ose hic vota :p
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Une kam votuar per vete por tani dua te pergezoj te gjithe krijuesit qe me pjesemarrjen e tyre po i japin ngjyra dhe larmi ketij konkursi.
Dhe i them cdonjerit prej tyre-Si komplimentave ashtu edhe Kritikave jepini rendesine relative qe meritojne sepse ne Art cdo gje eshte relative:)
Dhe mbi gjitha vazhdoni shprehni ndjenjat ne proze e poezi dhe ndajini me ne. Une per vete do isha i lumtur te kishte gjithmone kaq shume pjesemarres si kete here!
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Nqs e ke per ate qe kam thene une, po e sqaroj diçka, une jam kurjoze per te ditur me tej per shkrimin. Jo se me intereson ça pjese eshte e vertet dhe ça jo. Fundja ne letersi,ska rendesi ne diçka eshte e vertet apo jo, rendesi ka te percjell ndjesi, emocione, duke ju afruar sa me afer atyre çka autori ka dashur te na japi.

Brenda shkrimeve te cdo kujt mund te kete dhe copeza te verteta,ashtu si ata jane ndjere duke shtuar e dicka te sajuar ndoshta per te terhequr me shume lexuesit.Une vleresoj shkrimin dhe ate qe me percjell, nese eshte e vertet bravo i qofte autorit/es qe morri guximin ta ndaj me ne dhe kete vleresoj nga ana e tij/saj,pa kerkuar te di detaje te tjera qe ndoshta dhe vete autori/ja do vihej ne siklet :)
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Po voten e dhe ti?
Nqs jo,hap syte e voto ato qe kane pak ose hic vota :p

E dhash pa shikoje njehere :p
Jane 4 shkrime me 0 vota. Ta ndaj ne kater pjese une vpten time? Ncnc
Brenda shkrimeve te cdo kujt mund te kete dhe copeza te verteta,ashtu si ata jane ndjere duke shtuar e dicka te sajuar ndoshta per te terhequr me shume lexuesit.Une vleresoj shkrimin dhe ate qe me percjell, nese eshte e vertet bravo i qofte autorit/es qe morri guximin ta ndaj me ne dhe kete vleresoj nga ana e tij/saj,pa kerkuar te di detaje te tjera qe ndoshta dhe vete autori/ja do vihej ne siklet :)

Mos ta zgjasim kot o Wow, fundi i muajit erdhi. Lerja autorit ta thote ne fund.
Ketu ska detyrime, ai qe do flet ai qe sdo se ben, eshte e thjesht. :)
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Pasi cunat e gocat i paskan thene te gjitha mua me mbetet te shtoj vetem nje gje:
Muajin e kaluar kishte 27 vota, keshtu qee kush ka bere mungesa urgjentisht te paraqitet ne Konkurs :p
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Mundesisht nga nje vote ose me shume per krijimin numer 1, 3, 10 dhe 11. Keni edhe dy dite, mos na harroni :)
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Ta bejme kujt i bie 10-ta? :D
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Pasi cunat e gocat i paskan thene te gjitha mua me mbetet te shtoj vetem nje gje:
Muajin e kaluar kishte 27 vota, keshtu qee kush ka bere mungesa urgjentisht te paraqitet ne Konkurs :p

I ka zan frika prej zanes lol
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Un skuptoj pse duhet te justifikohen votimet...
Cdo kush ka shijet e veta

Te justifikohet autori/ja e shkrimit pse,qysh, e tek i ka pas marredheniet me te jemen ashtu sic i ka pas,nese i ka pas...ndoshta disave ju duket me e logjikshme...!

Ajde se ce kalum ketu,jemi apo sjemi nje familje...! :p
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Beni cte doni, numeroni deri 10, striptiz, incest, vetem votoni e hiqni tjeret nga veshi te votojne :p uuu edhe mos harroni te dergoni krijime per gushtin :p
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Neser ne 15:41 mbyllet sondazhiiiiii
Votat votat urgjentisht deri neser te shtohen :D
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Dheeee erdhi koha per shpalljen e fituesit.
Konkursin e muajit korrik e fitoi......

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

.
.
.
.
.
.
Krijimi nr 7 Une fale teje i Ultravioleeeeeeeet
giphy.gif

Krijimet tjera qe ishin po aq te bukura kishin autore:

1. Ndoshta - princesha
2. Dhaskali dhe pena e tij - Nicktjeter
3. Ylberi im - Monique
4. Nje fluske ne horizontin e dashurise - Abis
5. Dashni - Vetoni, nga jugu qe sdi te shkruaje gegnishten
6. Pertej hapesires blu - jana80
8. Nje pike e paperfillshme ne univers - Soulmind
9. Dedikim dashurie - Arlea
10. Drejt horizontit blu - kitrra 123
11. Momente - NeVertiti

Ju lumte dora te gjithve dhe u rilexofshim ne muajt e ardhshem me krijime sa me te bukura. Urime :)
 
Attachments

  • giphy.gif
    giphy.gif
    315.1 KB · Shikime: 0
  • giphy.gif
    giphy.gif
    315.1 KB · Shikime: 0
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Hmmmmm urime zotit te shpise:p
Lol
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top