Votoni Krijimet e muajit Korrik

Status
E mbyllur për postime të tjera.

Aki

misfit
Pershendetje dhe mire se erdhet ne te korrat pak te vonuara te ketij muaji :)

Tema e Korrikut mban titullin 'Pertej horizontit blu' dhe ne vazhdim po ju paraqes margaritaret e anetareve te dashur qe i kane thurrur me plot zell e dashuri :)

Lexim te kendshem dhee...mos harroni te votoni :)


1. Ndoshta...

Ulur afer dritares shikoja qiellin e paster, te kalter dhe plot magji…ashtu e hutuar sic isha, nje zog i vogel u afrua dhe une sa ktheva syte tek ai, sikur u tremb, e pa qendruar me gjate fluturoi... U ndjeva si me faj, ndoshta e tremba... E shikoja teksa fluturonte, krahet hapur sikur i afroheshte qiellit e do ta kapte cdo moment, por jo, zogu ngadale filloi te zhduket, e dukeshte si nje pike lapsi ne nje flete te bardhe…
Teksa isha duke e veshtruar me aq kujdes, fillova te bie thelle ne mendime, duke menduar per gjera te jashtezakonshme, gjera qe s'mundem t'i bej, por qe shume deshiroja, per shembull te fluturoja, edhe pse shumica e njerezve e di se enderrojne kete, une ende shpresoj se nje dite do te ndodhe, do i hap krahet imagjinare dhe do fluturoj mbi qytetin tim, do kaloj detera, oqeane, do kaloj pertej horizontit, horizontit qe te magjeps kur e shikon, sa me shume qe vrapon ta arrish aq me shume te largohet e deshira rritet edhe me shume…
Ndoshta do jete mire ti kthjelloj pak mendimet, se nuk jam e lindur per kete... te fluturoj, ndoshta do duhet te mendoj dicka tjeter...ose ndoshta do vazhdoj te enderroj se nje dite do mund te fluturoj, do kap ylberin perdore dhe do kaloj pertej horizontit blu..atehere endrra ime do realizohet...ndoshta...



2. Dhaskali dhe pena e tij

Canta e zeze beri zhurme kur u perplas ne tavolinen qe i mungonin disa copa druri. Pluhuri i shkumsit u perhap gjithandej dhe ai ngrysi vetullat akoma me shume. Pastaj u shemb ne karrige dhe psheretiu lehte. Kishte aq shume telashe, nje martese qe po deshtonte, nje pune qe po urrente, nje kohe qe ia shpifte. Ne 5 ditet qe pasuan asnjehere skishte rreshtur shiu edhe tani bulezat ne xham vraponin te kapnin njera-tjetren. Kaluan aq shume minuta heshtje dhe dhaskalit me mushama te kafenjte sikur e harroi mesimin. Zhurma po behej me e theksuar, nxenesit po gumezhonin si vorbulla bletesh rreth mjaltit. Por vetem nje hoje mjalti ai vend nuk ishte.Pastaj ndjeu nje ze te holle diku nga mesi i klases, sikur mbreteresha e bleteve sapo ajo foli te gjithe heshten. Profesor po sot cdo te bejme? Nje cope profesor mendoi me vete dhe nenqeshi lehte pa u vene re nga te tjeret. Nxori kalemin e tij dhe filloi te hidhte mendimet te atij momenti. Qafa e saj e mprehte sikur nje mjellme qe kredhej mes ujrave te liqenit. Jaka e kemishes qe e prekte lehtas. Lekura e saj e bardhe. Ndjeu n je dritherime ne kurriz si asnjehere me para. Po mekatonte. Ishte akoma ne ate moshen e njome ku zonjushat dalldiseshin pas profesoreve. Nganjehere i dukej sikur e tundonte aq shume por ajo nuk ishte koshiente per ate, nganjehere ndersa e shihte ne cep te syrit i dukej sikur cdo krenari mashkullore perkedhel e gjunjezohej perballe asaj brishtesi fatale.Ai 35 vjec e kusur ajo sapo kishte kapluar te 16-tat. Rrezet e diellit hyne ngazellueshem dhe i shndriten qafen e njome. Instikti kafsheror u zgjua tek ai. Por e permbajti veten ndersa ne menyre te pavullnetshme deri tani kishte pikturuar edhe vetullen e harkuar ne menyre perfekte. Nje vije e holle peneli ia bente pamjen me epshndjellese. U ngrit ne kembe dhe veshtroi perreth, Nje horizont blu po behej gjithnje e me i kthjellet, ashtu si syte e saj blu...nje blu i thelle ku humbisje ne te. Iu afrua afer dhaskali i marrosur duke i vene duart ne kurriz sikur prekja e judes, fshihte gjurmet e tij te etura nen nje buzeqeshje sigurie. Do priste. Do priste per ate Zot dhe dy vite te tjera e ajo do ishte preja e tij qe sdo i shpetonte. Dhaskal i tha ajo dhe qellimisht drejtoi gjoksin e mbushur ne drejtim te tij. Ashtu sikur nje rrufe ne qiell te paster atij iu mpine neuronet. U drejtua nga tavolina dhe mori canten , kishte nevoje te kthjellohej nga ngutesia harroi fleten dhe penen mbi tavoline. Fundi i tij sapo kish filluar.



3. Ylberi im

Serisht nje nate pa gjume, aty ne dritaren e dhomes rrija mbeshtetur me syte nga qielli plot yje.
As vete s’dija cfare kerkoja, nese deshiroja te lutesha per dicka, apo thjesht isha hipnotizuar me mendje e shpirt drejt asaj galaktike te panjohur.
Dikur deshiroja te zhdukesha diku, ne nje vend pa emer, te humbisja mes njerezish qe nuk me njihnin, te harroja kush isha e nga vija. Dikur deshiroja te isha e padukshme!
E sonte deshira e vdekur u ringjall, e sonte kujtimet moren jete, e sonte ngjyrat e qiellit ndryshuan para syve te mi…….
Atje ne ate gjithesi ku une jam grimca me e vogel , me e paperfillshme, me e padukshme , sot isha zoteruesja e vetme. Zgjata duart te luaja me endrrat e mia te dikurshme, i modifikoja ato , i ndryshoja kohen, vendin, ngjarjet dhe personazhet. Sa thjeshte ishte te ishe zot i vetes dhe te shkuares tende!
Perhumbja me kish dhene force dhe deshire per te rishikuar e njehere veten qe ne gjeneze.
Shihja veten te vrapoja neper etapa jete, metamorfozat e mia nder vite e moshe, pashe veten duke qare e duke qeshur, duke urryer e duke dashuruar, duke mallkuar e duke uruar, e diku diku…pashe ato fragmente pabesie, tradhetie ku jeta vete kish qene ideatorja per te qene kundra meje!
Tek shihja veten si urreja, si shaja, mallkoja e ulerija, nuk besoja qe isha une dhe ato momente i zhduka fare, me nje klik te gishtave i zhduka!

Mblodha vetem momentet me magjike:
Te bardhen e femijerise, simboliken e pafajesise sime, ate te qenurit qelibar, ate te qenurit e lumtur pa kushte!
Te portokallinjten e brishtesise, te hapit drejt te panjohures, drejt mistikes, drejt frikes .
Te kuqen e paturpesise, ate qe me beri te skuqem nga lakuriqesia e mendimeve, ate qe me beri te humbisja pafajesine e femijerise.
Te kaltren e dashurise, kur per here te pare dashuria me mori nder krahe dhe me Pegasus-in e endrrave me orvati neper netet pa drite, neper shkelqime endrrash, e me dhuroi perendeshen Aferdite si mikluesen e diteve te mia.
Te jeshilten e shpresave te medha, kur shihja veten teksa lutesha per te gjithe ato qe do ktheheshin ne humbjet e mia, kur lutesha qe lotet e mi te ktheheshin ne diamante ne syte e mi per te rishkelqyer serisht, kur lutesha te jetoja dhe pak sa per te prekur edhe njehere ato qe kisha!
Te vjollcen e pashprese, ate te nje hapi drejt gremines, e mavinjta e shpirtit, fillimi i ngurtesimit apokaliptik te shpirtit, te brengosjes se qenies , te mbytjes se shpreses.
Te zezen e hidhur, perfundimi i te qenurit UNE!
Kjo pra kish qene gjithcka e pare nga larte ne kete nate te gjate, gjithcka qe vitet kishin fshehur ne skutat e tyre, e qe sonte mu desh t'i nxirrja nga arkivat e pluhurosura e te bera stiv mbi peshen kohes. I ndryshova vendet, por ngjarjet u ngaterruan, njerezit u ndryshuan, historite u miksuan e une nuk isha me une, jeta ime nuk ishte me e imja.
Ylberin e jetes sime e riktheva sic qe…vetem kesisoj jeta ime ishte imja dhe e ridesha serisht, cdo copez te saj, cdo fragment, cdo humbje a disfate….Ajo ishte jeta ime!



4. Nje fluske ne horizontin e dashurise

Po ecja…I perhumbur ne mendime pa kuptuar se ku po me shpinin kembet, kisha hyre ne vakumin e botes sime ku mendoja se nuk mund te depertonte asgje dhe ajo qe me rrethonte ishte thjesht nje prapavije shumengjyreshe qe e rrethonte ‘flusken’ time te perhimte. Papritmas degjova nje ze qe ishte si nje gjilpere therese qe shpoi flusken time dhe me nxori nga mendimet, nje ze qe po therriste emrin tim. U ktheva pas dhe c’te shihja ishte ajo…me qendronte perpara ne ate prapavijen shumengjyreshe…te ishte valle nje enderr? Te kisha menduar aq shume saqe mendimet e mia te kishin krijuar nje kopje dhe ta kishin bere reale?
Fillova te hedh hapat drejt saj, kete here i numeroja edhe pse po humbisja fillin, hapat…rrahjet e shpejta te zemres…oh cfare lemshi qe po krijohej me tere ato numra qe mundohesha t’I mbaj mend… Me ne fund u afrova, isha para syve te saj dhe nuk na ndante me asnje meter…ja prape numra e llogari qe mundohesha t’I bej aq shume vetem sa per te mbytur ndjenjat e fuqishme qe me kishin pushtuar edhe pse po deshtoja tmerresisht. Fillova te ndjej aromen e saj, ate per te cilen kisha aq shume mall…ishte e vertete!!! Me kaploi nje deshire per ta perqafuar po trupi im nuk levizte dot me, ishte ndonje paralize malli e nje dashurie te paharruar…ekziston dicka e tille valle? Ajo buzeqeshte ndersa une I paralizuar vetem e veshtroja…kishte ndryshuar shume. Kishte shtuar ne peshe, i ishin rritur floket dhe kacurrelat e saj lehte derdheshin mbi supet sikur po e perkedhelnin dhe buzeqeshja e saj ishte bere akoma me e embel me ato faqet e mbushura…ehhh mos valle dhe tani po fliste malli?
Me ne fund mblodha forcat per te dale nga paraliza dhe e pyeta:
-Si je?
-Jam mire, sidomos tani qe po te shoh -tha dhe me buzeqeshi perseri duke u munduar te mbuloje trishtimin qe reflektonin syte e saj. Ne moment na vershuan kujtimet, ishte si nje reagim refleksi qe na beri te humbemi ne te kaluaren qe aq shume po mundoheshim ta shmangim, e qe pa e kuptuar ishim skllaveruar nga ajo.
Ia vura doren mbi doren time, ah keto reflekset e poshtra qe po me pushtojne pa vetedijen time po vepronin perseri…
- Hajde, shkojme diku- i thashe.
U ulem tek nje park aty prane dhe filluam te flisnim, po fliste ajo me sakte. Tregonte se si ishte dashur te luftonte shume per te arritur aty ku ishte, sa shume i kisha munguar dhe derisa fliste disa pike loti pikuan nga syte e saj…ohh sa e bukur dukej ne ato moment me syte e perlotur qe i shendrisnin sa qe nuk durova dhe e putha. E putha nga malli qe ndjeja ne shpirt, nga kujtimet e bukura qe pershkuan mendjen time, nga kujtimi i saj qe kisha ruajtur ne nje kafaz, diku ne nje kend te zemres sime qe te mbetej i perjetshem i pandryshuar, i paharruar. U perqafuam u ngritem dhe vrapuam diku qe te mbeteshim vetem, do ishte gjithcka si me pare, do ishim bashke kete here perjetesisht. Isha aq i lumtur kur ne moment degjova nje ze:
-Me degjon? – me tha ajo perseri e buzeqeshur. Ohhh nga malli qe kisha per te isha zhytyr perseri ne flusken e botes sime imagjinare. Ajo akoma po fliste, asgje s’kishte ndodhur, pos kujtimeve te bukura e te hidhura qe vershuan trurin tim. Ishte pikerisht ajo, fluska perrallore qe kishte idealizuar cdo gje te pathene e te paperjetuar. Frika e nje fundi qe duket si nje gremine terri qe na mban te paralizuar ne nje te kaluar ideale duke fshehur tere lendimet, hidherimet e gabimet nga vetedija jone. E kuptova ne moment, buzeqesha dhe thashe:
-Eshte teper vone…
-E di, me tha, edhe pse nuk do te harroj asnjehere.
U ngritem qe te dy, u perqafuam forte dhe u larguam ne drejtime te kunderta…mbase per mos t’u takuar me asnjehere.



5. Dashni

Dashni nuk është veç me e kap për dore,
E me dal me të nëpër shëtitore,
Me e puth e me e përqafu.
Dashni nuk është veç me i dhanë dhurata,
E as me e vendos në foto profili në rrjete sociale
Dashni është me u përla me të,
Edhe me e ledhatu kur gabon e sillet si engjëllore
Dashni nuk është me i fol amel në telefon
E me i fol ashpër kur ta takon,
Dashni është me buzëqesh kur ajo bëhet xheloze

Dashni është me e përqaf kur ajo të thotë idiot,
Ti mos me i bërtit e me i tregu sa e do
Dashni është që kur prej budallakisë ka me ia plas vajit në lot
Ti me e ba me qesh edhe mos me ik prej saj
Dashni është që kur ajo të pyet se sa e do
Ti me e shetit Rrugën e Qumështit, Andromedën,
E me shtegtu bashkë me to deri në zgjerimin e universit
Me i thanë që infiniti është pak krahasu me dashninë që e ki për to
Dashni është kur ajo të thotë ik,
Ti me u ba kokëfortë e me i qendru bash përballë
E me e pa në sy
dashni është me e mbrojt,
dashni është me e puth në ballë,
dashnia nuk ka emër tjetër, veçse emrin e saj.



6. Pertej hapesires blu

Ti noton me varken e re
Pertej hapsires blu
Une kerkoj ne erresire
Ndricimin e syve te tu

Ti ne paqe engjellore
Me teresine je bere nje
Une ...nje pjese nga teresia
Imazhin ,castet kerkoj te kujtoj

Ti pertej hapsires
Ngrite shtepi te re...
Kurse une..Une aty ku ti dikur me le
Me catin qe shume here
Frymen me ze.



7. Une, fale teje

Po mendoj per ty...
Sepse sa do qe mbaj distancat, ti me paraqitesh perdite per te me kujtuar pse sot jam ajo qe shoh ne pasqyre;
nje monster.

Po mendoj per te qindrat here qe te kam urryer dhe mallkuar qe te provosh nje perqindje te vogel te dhimbjes time.
Sipas teje ishte ate dreke qe harrove te me jepje per te ngrene dhe urinova nga inati ne krevat duke bere sikur me kishte zene gjumi apo kur u mbylla ne banjo me celes sepse e dija qe do me ngreje dore me fort se ditet e tjera per noten e ulet ne anglisht?!
Vertet nuk e mbaj mend heren e pare qe mu erresuan syte nga inati... mbase ate dite qe me le te pragu i deres te shtepise pa asnje lloj pershendetje dhe me urdherove t’i bija me cekic vareses te pare qe kisha blere me leket e mbledhura per plot 3 muaj sepse nuk isha me e perqendruar tek librat?! Dhe une e shtrengova fort dhe i rashe me sa force qe kisha deri sa e bera pluhur dhe te pyeta 'je e lumtur tani?'.
Apo kur grise vizatimin e pare qe kisha varur ne mure?! Nuk e di c’me vrau me shume, copezat e grisura ne kosh qe nuk arrija t’i bashkoja apo heshtja jote nga muri tjeter nderkohe qe ulerija e perlotur pse e kishe bere ...dhe ti hic.. nuk reagoje fare, sikur te isha fantazme.

Pse cdo fjale qe nxirrja nga goja per ty ishte helm?
Pse s’mi fshive kurre lotet por me fusje dhembet kur ste pelqente c’mendoja?
Me thuaj nene... c’te kisha bere? Nga buronte gjithe ai zemerim... gjithe ajo dhune?
Kush ta kishte bere zemren gur?
Kaq shume me urreje qe sme perqafove nje here?!

Ose...ose e ke ushqyer urrejtjen pak nga pak perdite sepse s’pelqeje kur qeshja, s’te pelqeja as kur qaja... s’te pelqeja kur perpiqesha te realizoja nje enderr... ti do nderhyje dhe do shkaterroje gjithcka!
"Rri serioze sepse do te talli bota nese vazhdon te qeshesh; s’ke per te arritur gje ne jete duke enderruar. Cfare do te behesh ti, piktore? S’do te japi per te ngrene! Balerine? Kurre, ku di ti? S’je per keto pune ti."
C’kishin me shume shoqet e mia qe merrnin dhurata per c’do ditelindje? C’kishin me shume ato budallackat qe nenat i perkedhelnin perpara se te flenin gjume dhe i thonin cdo 5 minuta qe i donin? Pfff te neveritshme.

Por... tani s’ka me rendesi.
S’me sjell asnje ndjenje te shoh qe ke varur ne mur vizatimet e mia te vjetra; s’kane me asnje lloj vlere.

Sme intereson me nese je penduar realisht apo e thua vetem qe te rikthehem sepse jam e vetmja qe te ka qendruar prane...
Une te kam falur me kohe.
Madje … te falenderoj SUPER NENE
Nuk qesh me e nuk e di me se c'jane endrrat, nuk me tmerron me asgje dhe njerezit s’me pelqejne por edhe nuk dua t’i pelqej. Po ty s’te urrej me, sepse krijove nje monster... nje shkemb qe nuk perkulet as po te marri fund bota…



8. Nje pike e paperfillshme ne univers


Une jam asgje
jam dhe gjithcka,
E padukshme
grimce oazi
Nje pike uji
Nje frymemarrje
Nje pranvere,
Nje buzeqeshje
Nje lot i lehte,
Nje psheretime
Nje zemer e vogel,

Une,
jam nje shpirt i lire
Buzeqeshje e sinqerte,
Nje lot i rende,
dhe askush s'e ngren dot.




9. Dedikim dashurie

I dashuri im...
Me fal nese nje dite do me duhet te te dashuroj pertej kufijve te lejuar!
Me lejo te te ve ne sirtar kujtimesh e endrrash te cilat i shoh cdo dite, cdo nate...cdo dremitje mbasditeve!
Me duaj mua dhe ne mos qofsha une e bukura jote me.. Te lutem mos me braktis, ti e di, je princi im...
Je madheshti ndjenjash ku une jam e zene rob e ti mbreteron, zoteron, cmend...zemren time...
Je freski mengjesi , je muzg mbremje je qetesi shpirti..
Une jam qielli e ti je nder yjet e mi qe shkelqen cdo nate...
Dashuri e perhumbur ku shkrihet pasioni, epshi, malli, mungesa dhe harresa ime... jotja!
Prit dhe pak mengjes i bekuar, dite e re e diell agimi, henez e bukur mos u nxitoni me lini dhe pak te dehem ne mrekullin e tij...
Te hakmerrem ndaj mallit e mungeses ... ta perqafoj... ta puth, ta perkedhel...TA NDJEJ! Ndaluni, eshte dashuri, eshte rrahje zemre eshtte lum kujtimesh...



10. Drejt horizontit blu

Fundi i kësaj dite dukej se do vishte petkun e saj dhe po përgaditej te ulej mbi kaltërsine e detit. Pulëbardhat po benin bredhjet e fundit para se terri te mbulonte gjithçka. Po beheshin bashke uji, ajri dhe zjarri duke shëndërruar horizontin blu në një horizont shumëngjyrësh pastaj gri e në fund e zeza për t'i dhënë qetësinë.

Ndriçimi i hënës, në shishen që mbante në dorën e dajthtë, ia kujtoi se shoqëruesja e vetme e këtyre kohëve ishte aty. E hapi tapën dhe zbrazi në gurmaz ca gllënjka. E shikoi dhe njëherë, turbullt, e duke e parë se po i afrohej fundi, i zbrazi dhe nja dy dhe u mbështet në gurin pran bregut. Pasi u rehatua pak, lëshoi këmbët varur në ujë, nxori një cigare dhe e ndezi.

Tani më heshtja dhe errësira kishin mbuluar gjithçka. Ishte vetëm ai. Ai, shishja dhe deti. Deri sa thithte cigaren vërejti se këmbët në ujë i lëviznin pavullnetshëm nën ndikimin e valëve të detit. Provoi t'i ndalonte por koka nuk e dëgjoi dhe nuk arriti. Kishte kohë qe këmbët dhe kokën nuk i kishte në të njëjtën vijë. Iu duk vetja si një varkë e shkërmoqur, diku shkrepave të shkëmbinjve nga dallgët e detit. Koka nuk i jepte drejtim, trupi ishte shkërmoqur diku e këmbët valëviteshin sipas qejfit të valëve. Vetëm krahët, mbështetur në gurë, e mbanin mu sikur rremat që një anije i japin drejtim. Për herë të parë iu duk vetja si një varkë e nxjerrë jashtë përdorimi dhe mendoi.
Varka kishte bredhur e shijuar detin deri te horizonti blu. Edhe une kam shijuar e bredhur jetën. Varka kishte shijuar te mirat dhe të hidhurat. Dhe une njashtu. Varka kishte përballuar stuhi e uragane dhe ishte rrëzuar por prap ishte ngritur. Dhe unë të njëjtën gjë kam bërë. Varka një ditë, nga një pakujdesi, nga dallgët e dalldisura të detit ishte shkërmoqur shkrepave të shkëmbinjve. Dhe unë një ditë, po nga pakujdesia, nën ndikimin e dallgëve dalldisëse shkërmoqa ëndrrat shkrepave të jetës. Varka tani qëndronte në mol me dy rremat anash dhe si hynte në punë askujt. Dhe unë poashtu. Varka është mbushur mbrenda me ujë. Dhe unë mbush barkun tim njësoj.
Ca pika loti e tradhëtuan dhe instiktivisht mori shishen nga aty ku e kishte lënë, hapi tapën dhe derisa e drejtoi drejt gojës një buzëqeshje vajze e pasuar nga një "ohh" qe erdhi nga jo shumë larg ia ndaloi veprimin. Nëpër kokë, si vetëtima i shkrepën mijëra mendime dhe iu kujtua " e qeshura e fundit", "ohh-i" i fundit por krejtë në fund iu kujtua dhe dallga e fundit që i prishi çdo ëndërr dhe mendoi me vete: "Unë jam si varka. Unë kam përfunduar"!

E ngriti me shpejtësi shishen drejt gojës dhe nën dritën e henës pa se kishte dhe ca gllënjka por prap një: "Më puth, më puth te lutem” dhe një "ahh" ia ndërpren veprimin.

Memzi u ngrit në këmbë dhe shikoi andej nga vinin zërat. Ishte terr. Ktheu kokën dhe shikoi drejt horizontit blu që kish soditur tërë ditën. Ishte krejt zi. Ishte blu në mëngjes, plotngjyrësh në mbrëmje, gri e në fund krejt i zi - mendoi me vete. Dhe kështu përsëritet çdo ditë. ثshtë tamam si vetë jeta. Ka lot, ka oh, ka gëzim, ka hidhërim, ka luftë, ka puthje, ka rënie, ka ngritje, ka ...... ka.....

Ngriti dorën dhe me sa fuqi që kishte hodhi shishen në drejtim të detit. Tha me vete: " Sonte është zi por nesër do të jetë kaltër dhe unë do nisem drejt horizontit blu për të kërkuar qetësi, paqe e ndërgjegje".

Koka i thoshte të ikte për në shtëpi. Provoi kembët. Pas sa kohësh po i shkonin në të njejtën vijë.



11. Momente

U nisen yjet ne udhetime pa kthim,
ujerat e ngrohta detare kerkonin ne cdo dallge nje kujtim..
Ne cdo horizont te pasdites shkruhej nje deshire, nder to shkelqenin syte e tu si i vetmi premtim..
Hena gjysmohej ne hijeshine e saj ne muzg, ererat e ngrohta deheshin mes nesh.
I puthja buzet e tua te etshme,si deti ne vere ku cdo perendim behej nje premtim.
I faleshim horizonteve blu me dashuri.
Dhimbjet shuheshin kur ishim bashke te dy.
Tash qe e vetme, udhetoj neper to, ndjej se si jeta po me tradheton.
Me ore te tera ngjitem neper horizonte, te te takoj pak neper rerat e detit me ngjyra bronzi.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Atehere :) u emocionova ne cdo rrjesht te ketyre krijimeve.
Urime dhe suksese te gjitheve!

Por eshte hera e pare qe perlotem nga nje krijim ne konkursin letrar ne kaq vite,dhe kete ndjesi ma dha shkrimi numer; 7. Une, fale teje
Ka shume trishtim,ndjenje qe te hyne ne damaj me force trishtimi , dhe ne fund nje dashuri qe dhe pse e ngurte eshte aq e brishte dhe e vuajtur.

Urime te gjitheve!

Do rikthehem per komente te tjera, te disa krijimeve perseri,qe kane prekur nje pene te larte letrare neper rrjeshtat e tyre!
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Mezi po e prisja te hapej konkursi dhe te lexoja nje copez kujtimi te jetuar apo thjesht te imagjinuar
Te enderroj me syt e dikujt tjeter
Te shoh dicka te re... sfumatura te ndryshme
Te dal per nje cast nga mononia e gris qe mka mbeshtjell kto vite...
Dy jan shkrimet qe me dhane kete ndjesi me shum se te tjerat, 2 dhe 4
Voton ja jap 2-shit sepse me sjell disa kujtime
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

votoni voton m'votoni m'votoni :D
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

1,3,4,7 mes ketyre 4 shkrimesh do shkoje vota ime.
1 dhe 3 te dy shume te bukura :)
4-prape shume shkrim i bukur..7-do te doja qe ky shkrim te mos kishte aspak vertetesi brenda,te ishte thjesht produkt i imagjinates.gjithsesi eshte shkrim i bukur.
per 9 s'po flas se me fshihet postimi lol
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Ua sa te lodhshemmmm kete muaj shkrimet
Mezi i lexova
Hapesira pa fund mes rrjeshtave, paragrafe te stergjate.
Duket sikur jane copy paste te njera tjetres.

Pakksa me ndryshe me ngjau 10 e 11.
Por do i rikthehem ti lexoj me me sh vemendje heren tj , kesaj rradhe sikur u zhgenjeva :(
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Sapo kap elexo 1-shin baaaaam flet per zogun.
Dmth fjale te bukura dhe aty shfaqet nje zog, seriozisht? Nje zog?

2- Ska te beje dhe aq me temen, madje ska te beje aspak pedofilia me temen

3- Ylberi ok, po gjithaaaa ato ngjyra te duket vetja sikur je ne det dhe te vjen te nxjerresh cf ke ngrene, marramendje

4- eshte absurde, pak lodhese e sh absurde, ska nota reale jo vetem nga subjekti i temes por ska aspak nota reale si shkrim
me ngjau sh bosh, pavarsisht fjaleve mall e perdoru 1000 here

5- Eshte mjaft e kendshme, sikur ca rrjeshta te mos i kishte futur sa per te bere rime o sa per nr si ajo me rrjetet sociale
se si ngjan, nje poezi aspak poetike.

6- Keshtu kendshem te vjen ta kendosh nga lezeti por ncuk sben joo

7- Te le pa fryme. Eshte aq realiste, nje mllef i shfryre aty. Pa e ditur se kush e ka krijuar nese vertete qendron apo pjelle e fantazise
dhe pse dyshoj por me vjen ti them atij personi te kerkoje ndihme :), humanet kane lindur per te gabuar

8- Eshte keshtu sikur po zbret nje mal me rripa blablablablablablabla utututututut rururururur tatatatata

9- loool jeee jeeee jeee jeeee jeeee, martoje lol jo serio teper levdata , nuk ka nje moment te vetem qe eshte reflektuar per te lexuar cf ka thene
thjeshte krahasime pa fund , e tepruar

10- ajo varka e permendur 1000 here seshte mire por hajt, ajo qe me pelqeu eshte qe ka sh ndjenje, gati gati te duket e prekshme ndjenja qe personi ka

11-e rilexova dhe jo , haram cf thashe siper sme pelqen.


Jam ne medyshje mes 7 e 10

Mbase mbase per hir te ai mllefi te shprehur , realitetin dhe ndjenjave te forta dua te votoj 7
Eshte sh tronditese.
Duke thene ama qe 10 me vodhi nje cope zemre bashke me Dashnine.
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Krijimi numer; 2. Dhaskali dhe pena e tij,eshte jashte mase i bukur shume i arrire.
Eshte nje pershkrim rrembyes,dritherues,capken dhe plot adrenaline,si vete moshat e reja kur lakmojne pjekurin e nje moshe me te madhe.
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Sa shume krijime! :).Bravo! Do i rikthehem pasi ti lexoj!
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

votoni voton m'votoni m'votoni :D

hahahahahaha,thuaj shkout tend ti,cila eshte ta votoj muajin qe vjen se kete muaj kam votuar ...:p
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

5. Dashni
..eshte aq e embel,eshte aq spontane sa te udhton butesisht ,sic udhtojne yjet nen shoqerin e henes ne netet e veres.

Dhe si perfundim dua te ndalem dhe tek;

10. Drejt horizontit blu

Nje pershkrim me nje paralelizem sa filozofik sa letrar.
Teper por teper i gjetur,te kujton ato mendimet kur te kaplojne ,nen shoqerin e nje pije,apo cigarje gjysem te djegur ne tavull,sepse ke harruar te besh thithjen e rradhes ,duke biseduar me veten.
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Krijime shume dhe me kryesorja shume cilsore .
Me lejoni te pergezoj te gjithe autoret per perekushtimin , per shpirtin poetik dhe
mbi te gjitha per faktin qe e ndajn me ne . Meritoni vlersim maksimal !

Veçoj nja tre qe lan me shume mbresa
3 . Ylberi im , nje shprehje shume e sinqerte e dashuris , nje zemer qe flet !

7 . Une , fale teje , me la pa fryme , nje realitet teper preks , nje mister i pershkruar aq bukur , meriton voten time .

9 . Dedikim dashurie ngjan sikur te jet vazhdim i 3 , nje zemer e dashuruar qe shprehet , nje dedikim i bukur .
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Urime si fillim per krijimet . Nuk Po i analizoj te gjitha se sjam sh i afte si kritik ose vleresues , por ato qe me pelqyen me shume jane 3 dhe 9. Kjo e fundit mu duk sh e arritur.
Votoj 9 .
- Dedikim Dashurie ! :)
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Po i lexoje me rradhe.

1. Si ide eshte e bukur sepse mundohet te shenderroje nje lidhje mes njeriut/jetes dhe zogut por se sa eshte e realizuar per mendimin tim eshte shume pak apo fare sepse nuk arrine ta konkretizoje me asnje figure letrare kete lidhjen.

2. Realisht eshte munduar te nxjerre dicka nga perditshmerite tona. Jam shume i bindur se ne keto kohe jo pak mesues edhe munde, per nje moment, te humbin ndergjegjen, dhe te leshohen ne mendime te tilla por autori me nderprerjet qe bene edhe pse duket se nderton situaten dhe deshiron ta nxjerre nje perfundim te bukur perseri per mua nuk del gje. Ne jo pak rreshta me moe venjen e pikes sikur humbe kuptimin e fjalise dhe krejt tregimit.

3. Perdorimi i Ylberit per te ndertuar jeten me te gjitha me pelqen si ide dhe them se deri diku eshte realizuar.

4. Nje paramendim i nje dashurie te ndaluar e paraqitur ne nje bashkim te pakuptueshem me dy tri puci - puci dhe nje ndarje pergjithmon e ftohte. Bile me e ftohte se sa te ndaheshe nga nje femer qe e ke dashnore ditore.

5. Per moshen e re ka plote thenje dhe gjera te duhura brenda. Por mua me duket paksa e lehte. Nje renditje plot rima.

6. Strofa e pare per mua ka nje thellesi. Jane dallget e jetes qe na degdisin ne ane te kunderta dhe per mua eshte thur mire sepse perdore dhe figura letrare (varka e re ka nje domethenje) por strofen e dyte e ngaterron krejt dhe une nuk kuptoje me gje. Strofa e trete eshte e njejte me te paren vecse perdore nje figure tjeter (ne vend te varkes tani vjen shtepia)

7. Them te drejten nuk desha ta votoje me te vetmen arsye se NENA per mua dhe tere boten eshte dicka e shenjet. Megjithate prinderit tane, jo me qellim, ka momente qe duke dashur te bejne me te miren edhe ndikojne negativisht tek ne. Shpresoje qe kete e bejne me vullnetin per te bere me te miren per ne. Por eshte normale se disa nuk ja arrijne. Thjeshte me duhet ta votoje se e ka realizuar mire tregimin dhe ka ritem duke e nderlidhe cdo gje por nuk e votoj per arsye dhimbjeje apo emocionale sepse dua te besoje se ajo nene veproi ashtu duke dashur qe te beje me te miren.

Merr Voten time!

8. Nuk arrita ta kuptoje objektin. Ndoshta ka domethenje te thelle por une nuk arrita.

9. Jam deklaruar me kohe. Vajtimet dhe pergjerimet si dua e as njerezit qe dorezohen nga jeta.

10. Ndoshta sikur ta perdorte vetem barken si figure letrare per ta ndertuar tere tregimin edhe do dilte me e bukur. Perdorimi i shpeshte i se njejtes shprehje brenda nje shkrimi te shkurter eshte gabim.

11. Me me pak munde do te dilte dicka shume me e bukur. Perdore edhe figura stilizuese edhe gjera tjera por si duket ka pertuar ta leshoje shpirtin dhe ti lidhe mes vete megjithese ne disa vende e bene.
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Nuk e di a u lodhem tere keto muaj me krijime pak a shume e njejta atmosfere apo cfare, ama i perfundova te gjitha. Por jo me ndonje endje! Kane te tera ndjenja emocione jete reale ndoshta ama te konsoliduara goxha.

Ato qe do vecoja jane poezite! Jane te vetmet qe kane bere thyerjen ne keto hartime! 5-sa ka nje subjekt te mrekullueshem ama e sjelle me ate rime me vret veshin! Do doja dicka me fine!
6- Ta mjaft e lehte, me relaksoi teksa e lexova. Nje nder kandidatet per voten
8- admisuese e vargut te lire!
11- Duhet te ishin thyer rreshtat. Do dilte poezi interesante.

Dhe e fundit nga prozat (le ti quajme) qe vertet beri diferencen per mua ishte 7-ta- Une fale teje. Pa koment fare dallon, dallon ne tematike, ne trajtim. Dhe per me teper trajton nje mjerim qe ne e hasim cdo dite, ndoshta ne shkalle te vogel ama eshte prezent. Si nene qe jam, ishte nje mesazh per mua se c'duhet te mos bej kurre tek femia im! Me perloti!
Uroj te jete e hamendesuar, por dhe reale ne eshte: Situata te tilla na japin force qe ne neser te jemi njerez me te mire, dhe te mos bejme gabime sic jane bere me ne!
Komplimente!
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Krijime shume dhe me kryesorja shume cilsore .
Me lejoni te pergezoj te gjithe autoret per perekushtimin , per shpirtin poetik dhe
mbi te gjitha per faktin qe e ndajn me ne . Meritoni vlersim maksimal !

Veçoj nja tre qe lan me shume mbresa
3 . Ylberi im , nje shprehje shume e sinqerte e dashuris , nje zemer qe flet !

7 . Une , fale teje , me la pa fryme , nje realitet teper preks , nje mister i pershkruar aq bukur , meriton voten time .

9 . Dedikim dashurie ngjan sikur te jet vazhdim i 3 , nje zemer e dashuruar qe shprehet , nje dedikim i bukur .

Urime si fillim per krijimet . Nuk Po i analizoj te gjitha se sjam sh i afte si kritik ose vleresues , por ato qe me pelqyen me shume jane 3 dhe 9. Kjo e fundit mu duk sh e arritur.
Votoj 9 .
- Dedikim Dashurie ! :)


Ku i keni ju te dy votat tek sondazhi se nuk i shoh une :p
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

I lexova prape. 7 eshte ai shkrim qe krijon nje lloj emocioni brenda meje.shume prekes si shkrim.

Sa per 9 me mire do kishte qene qe dedikimin tja kishte cuar direkt princit,se mbase ja zbuste zemren te mos e braktise ;) :D

Votoj 7 :)
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

I lexova prape. 7 eshte ai shkrim qe krijon nje lloj emocioni brenda meje.shume prekes si shkrim.

Sa per 9 me mire do kishte qene qe dedikimin tja kishte cuar direkt princit,se mbase ja zbuste zemren te mos e braktise ;) :D

Votoj 7 :)

Sa sh influencohesh dhe ti.... :)
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Ku mundëm me i degjue krijimet me za? Mbaj mënd që në sondazh të gjithë ishin pro dhe të gatshëm.
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Ncuq,votova ate qe pelqeva me shume,i pa influencuar nga askush dhe asgje..

O nick,ti mire qe voten nuk na jep,po mos na i shaj te pakten shkrimet se do na besh te mos e kapim lapsin me me dore :p :p
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Ku mundëm me i degjue krijimet me za? Mbaj mënd që në sondazh të gjithë ishin pro dhe të gatshëm.

Nga shtatori kjo, nese dikush vendos te dergoje zerin :)
Ne nderkohe lirisht mund t'i lexosh vete (me ze o pa ze ne vetvete) dhe te votosh (beje sefte edhe ti) :p
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Ishte pershtypja ime ashtu.

Nahhh te tjere skane pse mos te shkruajne sepse mua sme pelqejne.

Shijet jane shije, e variojne nga personi ne person :)
Ncuq,votova ate qe pelqeva me shume,i pa influencuar nga askush dhe asgje..

O nick,ti mire qe voten nuk na jep,po mos na i shaj te pakten shkrimet se do na besh te mos e kapim lapsin me me dore :p :p
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Nga shtatori kjo, nese dikush vendos te dergoje zerin :)
Ne nderkohe lirisht mund t'i lexosh vete (me ze o pa ze ne vetvete) dhe te votosh (beje sefte edhe ti) :p

Unë prita këtë muaj po qe. Po e lut Vetoni forumin këndoni poezitë o sivjet, o ooo.

Unë i lexova me zë emotiv, tradita nuk prishet.
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Unë prita këtë muaj po qe. Po e lut Vetoni forumin këndoni poezitë o sivjet, o ooo.

Unë i lexova me zë emotiv, tradita nuk prishet.

Dhe ne fund Votoni veton, apo ishte e kunderta :|
Ok hidhe vetonin tani se jam tuj tprit
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Ku i keni ju te dy votat tek sondazhi se nuk i shoh une :p


Aki nuk me del opsioni per te votuar nga iphone .
hyra ne pc sidoqofte nuk mund te rri pa votuar .
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

Ca behet ketej? :)
Ku i kemi komentuesit dhe votuesit?

Ku eshte analiza e Fly-it per krijimet?! :)

Fly po prese une! :)
 
Titulli: Votoni Krijimet e muajit Korrik

therrisni ne kor :p
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top