Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Votimi në pronat e demokratëve, PS, gati të tërheqë komisionerët

Përfaqësuesi socialist denoncoi vendimmarrjen arbitrare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për sa i përket caktimit të qendrave të votimit

Kreshnik KUاAJ
Partia Socialiste akuzoi dje Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe kryetarin Arben Ristani, se po shkel ligjin për zgjedhjet me caktimin që po u bëhen qendrave të votimit. Sekretari për اështjet Ligjore në Partinë Socialiste, Fatmir Xhafaj, tha se procesi i zgjedhjeve po rrezikon të futet në kolaps, për shkak të lëvizjes së qendrave të votimit tek ambiente në pronësi të militantëve të Partisë Demokratike. “Qendrat e votimit po caktohen në ambiente private dhe Partia Socialiste disponon fakte se po shfrytëzohen ambiente që u përkasin militantëve të Partisë Demokratike”, tha Xhafaj. Sipas tij, ky është një proces i paligjshëm dhe në shkelje me ligjin për përcaktimin e qendrave të votimit. Ndërkohë, përfaqësuesit e Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë propozuar ambiente publike, ku mund të zhvillohen votimet, prandaj sipas deputetit socialist, e gjithë kjo po bëhet për të krijuar terren për manipulimin e procesit zgjedhor. Duke u ndalur te vendimmarrja e djeshme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Xhafaj tha se ajo është me prapavijë të pastër politike dhe e imponuar nga shumica militante e Partisë Demokratike. “Ky është një vendim më prapavijë politike, nën drejtimin arbitrar të kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me frymën e tij militante po cenon rëndë standardet zgjedhore dhe e ka futur procesin në një rrugë pa krye”, tha sekretari socialist Fatmir Xhafaj, duke denoncuar faktin se KQZ-ja po shkel ligjin me forcën e kartonëve të Partisë Demokratike. Në mbledhjen e paradites së djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi ndryshimin e një sërë qendrash. Sikurse raportoi edhe përfaqësuesi i administratës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, propozimet për ndryshimet në qendrat e votimit kishin ardhur pikërisht nga vetë përfaqësuesit e pushtetit vendor. Në të shumtën e rasteve, në mbledhjen e djeshme rezultoi se një pjesë e mirë e qendrave të votimit që ishin propozuar nga pushtetarët vendorë, kishin probleme me informacionin dhe me verifikimit, dhe gjithçka ishte bazuar në fjalën e drejtuesve vendorë. Ndërkohë, katër anëtarë të propozuar nga forcat e djathta treguan fillimisht forcën e kartonit për miratimin e ndryshimit të disa qendrave të votimit, “forcë” e cila hasi në kundërshtimet e dy anëtarë të tjerë që ishin të pranishëm. Pas debateve mes anëtarëve të KQZ-së dhe përfaqësuesve ligjorë të partive, u ra dakord që të shtyhej mbledhja për t’i dhënë mundësi administratës që të plotësonte informacionin për qendrat e votimit që ishin propozuar nga drejtuesit vendorë, për shkak se disa prej tyre kishin propozuar qendra private, në një kohë që ishin të disponueshme edhe qendra publike, që mund të përdoreshin si vende votimi më 28 qershor. Korrieri
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back