Voskopoja – Aty ku behet Turizmi Malor

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

new01kj1.jpg

Voskopoja vitet e fundit është kthyer në një ambient shumë i veçantë për turizmin malor. Pozita gjeografike e përshtatshme e ka shndërruar në një pikë të kërkuar jo vetëm nga turistët vendas, por edhe nga ato të huaj. Turistët një interes të veçantë shprehin jo vetëm për bukuritë natyrore dhe klimën e përshtatshme, por edhe për vlerat unike kulturore që fshihen në kishat, shtypshkronjën, si dhe në gërmadhat e objekteve të vjetra, ku fshihen vlera, kulturë dhe dije shekullore. Ndaj kjo qytezë që ka qenë vatër e qytetërim është më e preferuar kryesisht nga persona vip, të cilët vitet e fundit kanë preferuar që të festojnë Vitin e Ri në petkun e bardhë të borës.

Dhe të izoluar nga syri i kureshtarëve këtë e pohojnë vetë banorët, të cilët kanë shuar kureshtjen e të parit nga afër të personave të ekranit. Voskopoja është një vendbanim mesjetar i hershëm, që daton prej vitit 1330. Nga Shën Prodhomi hapet para vizitorit një pamje e mahnitshme, nga duken majat e Lënies dhe Ostrovica, me një lartësi prej 2246 metra. Lulëzimin më të madh Voskopoja e ka pasur në vitin 1764, atëherë kur popullsia e saj arriti në rreth 30 mijë banorë. Në atë periudhë kishte 25 kisha me afreske nga më të lakmuarat, ndërsa tani nuk kanë mbetur më shumë se 8 kisha. Në të njëjtën periudhë në këtë qytetërim ka pasur Akademi, Bibliotekë, Shtypshkronjë, 1720, artizanat të zhvilluar e tekstile. Ajo shërbeu si urë lidhëse jo vetëm brenda vendit, por edhe midis vendeve fqinje si Greqi e Turqi. Shkatërrimin e parë e ka pasur në vitin 1769, të dytin më 1789 dhe të tretin në 1916. Voskopoja ruan vlera të mëdha të artit mesjetar.

Vlerat kulturore

Voskopoja është shënjestra e ithtarëve të kishave, qofshin restauratorë, qofshin vjedhës. اdo vit ato nuk i shpëtojnë babëzisë së njeriut që kërkon të pasurohet duke shitur pronën e këtij qytetërimi të hershëm. Aktualisht në fshat kanë mbijetuar 8 kisha, që nuk mund të konsiderohen aspak në gjendje të mirë. Kisha e Shën Ilias është e dëmtuar dhe pritet që të merret në dorëzim nga një shoqatë franceze, për t’u restauruar. Këto objekte me vlera historike nuk i kanë shpëtuar as fatkeqësive të natyrës, motit të keq, lagështisë, shiut dhe dëborës që po i shkatërrojnë nga dita në ditë kulturën disa shekullore që mbartin mbi supe. Me mbështetjen amerikane, si dhe interesimin e seksionit francez “Patrimone Sans Frontiere” (Trashëgimi pa kufi), filloi restaurimi i kishave më 2003, që mund të vazhdojë edhe për 5 vjet të tjerë. Të vetmet ndihma të dhëna për këto kisha kanë qenë edhe fondet e kufizuara nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, apo të ndonjë shoqate tjetër.

Turizmi

Ish-Kampi i Pionierëve në këtë zonë është shndërruar prej disa vjetësh në pikën e vetme, ku mund të gjesh kushtet e nevojshme për turizëm malor. Hoteli te ish-Kampi, me një vendndodhje mes pishash të shumta, është pagëzuar me emrin “Akademia”. Ndërtuar që në vitin 1954, vitet e fundit është restauruar duke i dhënë një stil unik, në harmoni me natyrën përreth, me një pistë në qendër të sipërfaqes së tij. Pika është e frekuentuar gjithmonë jo vetëm nga njerëz aktivë, që duan natyrën dhe sportet, por edhe nga vizitorë që çmojnë qetësinë dhe relaksin që ofron largësia e pikës nga pjesa tjetër e banuar. “Akademia” ka një numër të kufizuar dhomash, 28, që gjithmonë janë plot. Pushuesit nuk qëndrojnë shumë gjatë, por me periudha një javore. Hoteli ka parkim, kënd lojërash, kënd sportiv basketbolli dhe minifutbolli. Por mungesa e hoteleve e minimizon shfrytëzimin e sezonit të dimrit për banorët vendas. Ndaj jo rrallë banorët për të korrur fitime, lëshojnë me qira dhoma nga vilat e tyre. Kjo perlë natyrore ka nevojë për investim në hoteleri, shërbime, si dhe në infrastrukturë.
Voskopoj%C3%AB.jpg
Lojërat dimërore

Në dimër funksionon Pista e Skive dhe zhvillohen garat e famshme rajonale. Në të janë zhvilluar gjithmonë edhe kampionate kombëtare. ثshtë një nga vendet e rralla ku mund të zhvillohen këto lloje sportesh dimërore, por ende mungon iniciativa për ta zgjeruar dhe çuar më tej turizmin alpin dhe sportin dimëror.
voskopoje.jpg

Banorët e fshatit mirëpresin idetë e reja dhe shprehen të gatshëm madje të ndihmojnë në zhvillimin e shërbimeve turistike, që në fund të fundit do t’i shërbenin zhvillimit të zonës dhe do të ishin edhe një mundësi më shumë punësimi për vendasit. Ajo që mungon është investimi konkret i fondeve dhe projekteve, që do t’ia ndryshonin destinacionin këtij djepi të hershëm të qytetërimit e do ta kthenin në një vend akoma më të lakmuar për pushuesit.

•infoalbania•
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Voskopoja – Aty ku behet Turizmi Malor

Voskopoja – art, qytetërim, magji gjithëstinëshe


Ajo ndodhet diku mes malesh, shumë metra mbi nivelin e detit, e strukur mes kurbave të buta të kodrave, bri pyjeve të dendur e të përjetshëm, duke ngjallur vazhdimisht kërshëri e mister për mënyrat e saj të çuditshme të ekzistencës.

a195021f8f398ee1a8e620341461d2dd_M.jpg

Lindi, lulëzoi e u shua, duke lënë pas pikëpyetje pa fund në kokat e studiuesve, historianëve, kureshtarëve e adhuruesve të saj, për shekuj me radhë. Nga Shën Prodhomi hapet para vështrimit një pamje e mahnitshme nga duken majat e Lënies dhe Ostrovica, me një lartësi prej 2246 metra. Nga pika të ndryshme të fshatit ngrenë krye kambanaret e tetë kishave dhe manastireve të mbetura. Nëpër rrugët e qytetit të dikurshëm tingëllonin gëzueshëm e trishtueshëm kambanat e plot njëzetepesë të tillave…

ثshtë Voskopoja, qyteti që vazhdon të nxisë shkrimtarët të shkruajnë për të, të krijojnë histori dashurie të magjishme, të joshen prej qytetërimit të saj elegant, të mahniten prej erudicionit të saj, të intrigohen prej misticizmit të saj. Shkëlqimi i saj vrasës, ishte edhe varri i saj. Asnjë perandori e errët si ajo turke nuk mund ta duronte gjatë një shkëlqim të tillë në mes të zymtësisë së mesjetës. S’kishte për çfarë t’i duhej padijes totale një akademi, një shtypshkronjë... për të mos folur pastaj për njëzetepesë kishat në një hapësirë aq të vogël, në mes të morisë së pafundme mbytëse të rrumbullakësisë së kupolave dhe minareve...

Voskopoja_ne_vitin_1742_.jpg

Thonë që e krijuan vllehët, shqiptarët, grekët… diku rreth vitit të hershëm 1330. Lulëzimin më të madh e pati në vitin 1764, atëherë kur popullsia e saj arriti në rreth tridhjetëmijë banorë. Pukëvili këmbëngulte se ishin gjashtëdhjetëmijë. Në atë periudhë kishte 25 kisha me afreske nga më të lakmuarat, ndër të cilat vetëm tetë mundën tu mbijetojnë tri shkatërrimeve. Ky qytetërim i pashpjegueshëm pothuajse në mes të hiçit ka pasur Akademi, Bibliotekë, Shtypshkronjë, artizanat të zhvilluar e tekstile dhe shërbeu si urë lidhëse jo vetëm brenda vendit, por edhe midis vendeve fqinje Greqi e Turqi.

Ajo u bë qyteti i lakmuar i piktorëve, që erdhën aty të derdhin talentin e tyre të ikonografisë, u bë qendra e vëmendjes e tregtarëve të kohës, si qyteti më fitimprurës e më i pasur, me një tregti të zhvilluar fuqishëm, që lidhte me njëra-tjetrën qytetet më të pasura të Europës. Aty lindi bërthama e kapitalizmit, me shenjat e para të një kulture paraindustriale, prijëse në të gjithë Ballkanin e asaj kohe. Produktet që dilnin prej saj kishin vlerën e markës autentike, të paimitueshme, një shqiponjë, origjina e së cilës nuk mund të ngatërrohej.

shenjtoret_.jpg

Qytetërimi ishte ndërtuar në mënyrë perfekte në katërmbëdhjetë korporata, që funksiononin më mirë se njësitë bashkiake të kryeqytetit sot. Elita e qytetit ishte shtresa kapitaliste, zejtare, tregtare, por edhe mësuesit e Akademisë, piktorët zbukurues, autorët e afreskeve të lakmueshme nga të gjithë… Administrimi ishte aq demokratik sa të mahniste. اështjet zgjidheshin aq drejt sa as në Senatin e dikurshëm të Romës vota nuk kishte pasur aq shumë vlerë . Gratë visheshin bukur, siç nuk ndodhte në asnjë vend tjetër të perandorisë. Qyteti kishte rrugë me kalldrëm, krejtësisht në kontrast me vijat e pluhurta të fshatrave të humbur, ku kalonin vetëm bagëtia… Aty flitej shqip, shkruhej shqip, mësohej shqip…. Guxim i madh për t’i bërë një sfidë të tillë Portës së Lartë…

Voskopoja ishte një qytet autonom që vetëqeverisej e që dukej se nuk ishte nevojë për dorën e madhe oktapodiane të Portës. Madje ajo vetë konsiderohej një qytet “me tentakula”, për shkak të tërheqjes së madhe që kishte. Aty jetuan Davidi, Kavaljoti, Grigori, aty vinin për të të jetuar të gjithë të rinjtë e zonave përreth e më larg, se e shihnin Voskopojën si tokën e premtuar.

Tepër shkëlqim. Shumë dije e panevojshme që nuk hynte në punë askujt, e sidomos sunduesve të interesuar për sa më shumë injorancë. Ishte thuajse një ishull shkëlqimtar në mes të ujrave të turbullta të mesjetës, ashtu siç shkruan edhe i fundmi i të magjepsurve, Blushi. Ishte një fenomen, thotë Plasari. Një copëz Europe në mes të obskurantizmit aziatik, shkruajnë historianët…

Shkatërrimi i saj i parë erdhi në vitin 1769. I dyti, pas tridhjetë vjetësh, për të mos i lënë kohë ringjalljes. I treti pas njëzeteshtatë vjetësh, për t’u siguruar përfundimisht që brezat nuk do të mund të trashëgonin asnjë copëz të shklëlqimit të dikurshëm. Mbetën vetëm rrënojat e tetë kishave dhe tek-tuk ndonjë rrugëz me kalldrëm... Jo aq e pashpjegueshme, po të kihet parasysh ngarkesa e madhe shpirtërore e mistike e botës së Zotit dhe engjëjve...

Po sot?

Sot Voskopoja është një fshat piktoresk, i bukur në çdo stinë të vitit. Natyra nuk ka ndryshuar, është po ajo, me rrugën që gjarpëron mes kurbave kodrinore si gjire vajzukesh. Ata që jetojnë aty, janë përpjekur të ndërtojnë një qytetërim tjetër, gjithsesi larg atij të dikurshmit por gjithaq mikpritës. Ne erdhëm këtu për herë të fundit në ditët e para të shtatorit, gjatë ditëve kur Xhunga përgatiste Shqip-in e saj të radhës. E mrekulluar edhe ajo prej të shkuarës së këtij ish-qyteti, e kënaqur mes mikpritësve për programin e saj.

voskopoje_.jpg

Kryetari i komunës Nexhipi, rrezaton vetvetiu një qytetari mbresëlënëse që në fakt nuk duhet të çudisë askënd. Ai na pret si miq, ashtu siç pritet çdokush që vjen në Voskopojë. Agroni sheh me kënaqësi se si stafi i Shqip bën pregatitjet e emisionit që do të zhvillohet pikërisht në ambientet e hotelit të tij, që nuk mund të quhej ndryshe përveçse Akademia. U bënë mëse dhjetë vjet që ai pret e përcjell miq e turistë në Voskopojë, të cilët ndoshta nuk gjejnë më asnjë pjesë të qytetit të dikurshëm, por gjejnë qytetërimin e tij.

Përvoja të reja kanë zënë vend në Voskopojë, si Agim Bulka me hotelin e tij, që është struktura më e re pritëse aty. Agimi vjen nga familja e shkrimtarit të njohur Nonda Bulka dhe ndoshta pak prej kësaj e pak sepse njëzet vjet përvojë artistike në Televizionin Shqiptar, nuk mund të sjellin veçse dashuri për artin, ai ka dëshirë të rizgjojë vlerat e këtij vendi, duke ngritur pranë hotelit të tij një muze entografik. Dhe do të mbledhë aty të gjitha gjurmët e mbetura që njerëzit të mësojnë për qytetërimin e djegur trefish. Biblioteka e Voskopojës mund të ringjallet duke vendosur në raftet e saj në radhë të parë librat e shumtë që janë shkruar për të. Dhe janë shumë, thotë Gimi, që ka filluar t’i mbledhë tashmë. Ai e ka mbështetur me qejf botimin voluminoz të Prof. Stilian Adhamit “Voskopoja e Ilustruar”, që do të jetë padyshim pjesë e fondit të bibliotekës.

Voskopoja do të ketë një zyrë informacioni turistik, thotë kryetari, pasi e meriton të dihet më shumë për të. Vizitorët do të gjejnë aty çdo gjë, madje edhe guida që t’i udhëheqin përreth zonave të saj të mrekullueshme. Kishat dhe manastiret e saj, që tashmë kurohen me dashuri nga At Thomai, tentojnë të reflektojnë pak nga shkëlqimi i dikurshëm.

Voskopoja ka amvisa të mrekullueshme, fantazia e të cilave e kalon shumë herë numrin e produkteve me të cilat gatuajnë. Me perimet e stinës ju mund të shijoni receta shumëformëshe e plot shije. Ju nuk mund të largoheni nga Voskopoja pa provuar lakrorin me dy petë, mishin e pjekur apo petullat e fshira.

Voskopoja ka një pistë skish, për të mos e lënë dimrin të jetë vetëm një kënaqësi ndanë oxhakut të ndezur por edhe një vend plot jetë ku zhvillohen aktivitete e kampionate. Pyjet e saj mbulohen nga veli i bardhë e kthehen në labirinthe të magjishëm ku çdokush do të humbiste me dëshirë.
Vjeshta e Voskopojës është ndër më të bukurat që mund të këni parë. Peisazhi fiton një numër ngjyrash që kthehen në një spektakël të vërtetë.

E kaltra e qiellit të kristaltë, përzihet me ngjyrën e kuqërreme të pemëve dhe të gjelbrën e barit mbi lëndina, duke ju shkaktuar një ndjesi trishtimi e kënaqësie njëkohësisht, përzierje që shkon gati-gati në lumturi. اdo kthim koke nëpër kodrinat e saj fal një panoramë të denjë për kartolinë.

Ka më shumë se kaq arsye, për të shkuar të vizitoni Voskopojën…


Albania News
 

Attachments

  • a195021f8f398ee1a8e620341461d2dd_M.jpg
    a195021f8f398ee1a8e620341461d2dd_M.jpg
    72.9 KB · Shikime: 0
  • Voskopoja_ne_vitin_1742_.jpg
    Voskopoja_ne_vitin_1742_.jpg
    94 KB · Shikime: 0
  • shenjtoret_.jpg
    shenjtoret_.jpg
    145.9 KB · Shikime: 0
  • voskopoje_.jpg
    voskopoje_.jpg
    165.6 KB · Shikime: 0
Titulli: Voskopoja – Aty ku behet Turizmi Malor

Sa vende te bukura qe kemi ,mrekulli jane :) Lumsi ata qe kane mundesine ti vizitojne e ti shijojne .
 
Voskopoja turistike, tërheqëse për pushuesit

Voskopoja është një prej fshatrave, ku kultura, tradita dhe peizazhi unifikohen në mënyre harmonike për t'i dhënë asaj vlera turistike të përhershme.

Në çdo stinë të vitit, fshati i cili ndodhet 18 km larg Korces mbetet resurs i pashtershem turistik. Vlerat artistike dhe arkitektonike te servirura ne kishat e shumta te fshatit jane te pasura me imazhe te pikturave murale e ikonave, qe shpalosin para turisteve fshatin, i cili dikur qendronte ne listen e qyteteve me te rendesishme te Ballkanit.

Madheshtia natyrore e ketij vendi ku pyjet ngjajne me nje strehez ka bere qe monumenteve relike qe i mbijetuan kohes perhere e me teper të rriten shifrat e admiruesve te pasurise kulturore. Infrastruktura favorizuese per te shkuar deri atje ben qe dita te kaloje pa u ndjerë duke shetitur, duke bere ski, por edhe duke vizituar fshatin e njohur per qyteterimin e vjeter. Voskopoja eshte e njohur, perveç te tjerash, edhe per kulturen e pasur me kuzhinen e cila ofron nje larmi ushqimesh bio per turistet.

Voskopoja ofron per turistet ne cdo stine te vitit jo vetem bukuri natyrore, por edhe vlera unike qe fshihen ne germadhat e objekteve te vjetra, qe bartin kulture dhe dije shekullore.
Top Channel TV Albania - Lajmet e fundit minute pas minute, art, sport, Portokalli, Fiks Fare, Shqip, Top Story, Top Show
VOSKOPOJA--16_tn_15.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top