Vogëlushja pa buzë e mjekër refuzohet nga të afërmit

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Një vajzë 3 vjeçe nga Rusia është mohuar mizorisht nga pjesa më e madhe e familjes së saj, për shkak se ka lindur me gjysme fytyre. Darina Shpengler, që jeton në Siberi nuk ka buzë, mjekër dhe fytyra e saj është e mbuluar me gjak për shkak të një gjendjeje të panjohur mjekësore. Paragjykimi ndaj vogëlushes është aq i rëndë, sa që prindërit u detyruan të largohen na zona ku jetonin.



Por Elena dhe Yury, nga rajoni Krasnoyarsk, refuzojnë ta fshehin vajzën e tyre, ndërsa kirurgët përpiqen të rindërtojnë fytyrën e saj. Të afërmit kanë informuar policinë se çifti e kishte dëmtuar qëllimisht gojën e Darinas, vajzës së tyre. Znj. Shpengler i tha “The Siberian Times”:- “Darina nuk ka buzë. Goja e saj është vazhdimisht e hapur dhe gjatë gjithë kohës nxjerr gjak.



Vetëm motra ime më ka mbështetur, ndërsa të afërmit e tjerë ndaluan së komunikuari me mua. Vëllai im, fëmijët tij, nëna e bashkëshortit tim, -askush nuk do që ta pranojë Darinan. Ne nuk e fshehim Darinan nga njerëzit. E marrim kudo që shkojmë. Burri im, Yury nuk i vjen turp për vajzën. Ai e merr kudo që shkon. Njerëzit i thonë që t’i vërë maskë, por ai replikon duke iu thënë se nëse nuk duan, mos e shikojnë atë”.
(gazeta-Shqip.com)
 
Last edited by a moderator:
Back
Top