Vlorë, ja aktivitetet e 27 dhe 28 Nëntorit...

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
60738.jpg


VLORث-Aktivitetet për festimin e 100 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare në qytetin e Vlorës do të shënojnë kulmin në datat 27 dhe 28 Nëntor. Në këto dy ditë, që përkojnë edhe me ceremonitë zyrtare në prani edhe të drejtuesve më të lartë të Shtetit, janë planifikuar një sërë veprimtarish.

Kështu, në datën 27, Bashkia organizon ceremoninë e dhënies së Titullit “Qytetar Nderi i Vlorës”, për shkrimtarin Ismail Kadare, akademikun Rexhep Qose dhe ish-Ambasadorin e SHBA në Tiranë, John ثithers.

Më pas, do të përurohet vendosja e shtatores së Ismail Qemalit në sheshin përpara godinës së Universitetit që mban të njëjtin emër, në Skelë, ndërkohë që në mbrëmje, në Sheshin e Flamurit do të jepet koncerti zyrtar me praninë e drejtuesve më të lartë të Shtetit.

Në datën 28 Nëntor aktivitetet do të çelen me një koncert në Sheshin e Flamurit, ku në orën 10.00 do të nisë edhe ceremonia zyrtare e festimeve të kësaj ngjarjeje. Fillimisht do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora në varrin monumental të Ismail Qemalit, në Sheshin e Flamurit dhe më pas do të zhvillohet ceremonia zyrtare e ngritjes së Flamurit Kombëtar nga Presidenti i Republikës, shoqëruar me fjalimet e rastit nga kreu i Shtetit dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës. Të gjitha ceremonitë zyrtare në shesh parashikohen të zgjasin 25 minuta.

Më tej, në Sheshin e Flamurit do të jepet një koncert ceremonial për 100 Vjetorin e Pavarësisë Kombëtare, në repertorin e të cilit do të ketë këngë dhe valle popullore nga grupe të ndryshme të vendit dhe nga trojet shqiptare, pjesëmarrëse në Festivalin Mbarëkombëtar të Folklorit, si dhe me praninë e këngëtarëve të ndryshëm nga Vlora dhe kryeqyteti.

Paralelisht me këtë, në orën 11.00, në Teatrin “Petro Marko”,do të çelet ekspozita me Flamujt Shqiptarë, ndërkohë që në orën 11.30, në Pallatin e Sportit “Flamurtari” do të jepet Koncerti i Madh Festiv “100 Vjet Pavarësi”, që parashikohet të zgjasë deri në orën 13.00.

Aktivitetet do të vazhdojnë në mbrëmje në Sheshin e Flamurit në orën 18.00, ku do të jepet koncerti “Shqipja hapi krahët”, me pjesëmarrjen e këngëtarëve të ftuar.

(d.b/ATSH/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top