Vlorë, emigrantja tenton të votojë me kartën e identitetit të së bijës

WxP

Staf në FV.AL
Drejtoria e Policisë e Qarkut Vlorë njofton se procesi i votimit në 346 qendrat e votimit në Vlorë vazhdon normalisht, ndërkohë që korrespondentja Anila Peçi në Vlorë raporton se një qytetare në Nartë, emigrante e cila ishte kthyer vetëm për votimin, u kap teksa tentoi të votojë me ID-në e së bijës.

Pamje nga ky incident u shfaqën edhe nga një televizion në Tiranë. Lidhur me këtë ngjarje policia në Vlorë nuk jep asnjë të dhënë, ndërkohë që në komunikatën e saj thuhet se dorëzimi i qendrave të votimit nga punonjësit e policisë së Shtetit, Komisionerëve të Qendrave të Votimit është bërë në të gjithë Qarkun e Vlorës. Dorëzimi është bërë edhe në Komunën Horë-Vranisht rreth orës 11:00, si dhe në Komunën Mesopotam rreth orës 12:00 dhe procesi i votimit ka nisur edhe në këto qendra votimi.
"Deri në këto momente nuk ka pasur asnjë kërkesë nga Komisionet e Qendrave të Votimit për ndërhyrje të punonjësve të policisë së shtetit në qendrat e votimit. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe ndjekjen në vazhdimësi të procesit të votimit", thuhet në komunikatën e Policisë së Vlorës.



Gjika: Përfaqësuesit e të djathtës, presion administratës


Kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Shpëtim Gjika, ka shkuar sot të votojë në qendrën e votimit pranë shkollës "Ali Demi". Gjika ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Adi, së bashku me babanë dhe vajzën Era. Pas votimit, Gjika është prononcuar për mediat duke uruar për një ditë të mbarë votimesh, si dhe ka ftuar qytetarët të votojnë. Gjithashtu, Gjika bëri publike një nga situatat që kanë ndodhur në qendrën e votimit pranë shkollës 9-vjeçare "Marigo Posio" në lagjen "24 Maji". Gjika nuk e ka cilësuar incident, por tha se janë evidentuar përfaqësues të strukturave të së djathtës, të cilët në qendrat e votimit, po i bëjnë presion sidomos administratës.
Kandidati tjetër, ai i Aleancës për Qytetarin, Ardian Kollozi, pasi ka votuar në qendrën e votimit në Kopshtin nr 9, shoqëruar nga bashkëshortja e tij Arbana, ju përgjigj akuzës, se Gjika e ka bërë këtë akuzë thjesht se po parandjen humbjen.


Sarandë, presion agjencive të udhëtimit për të mos sjellë emigrantë


Në Sarandë deri në orën 14:00, procesi i votimit ka vijuar normalisht dhe nuk janë shënuar incidente. ثshtë vënë re një pjesëmarrje e madhe e qytetarëve dhe vlen të theksohet se një pjesë e mirë e tyre janë emigrantë, të cilët janë kthyer në vend vetëm për të votuar.


Ndërkohë, disa burime pranë agjencive të udhëtimit i kanë thënë korrespondentit tonë se të paktën 200 emigrantë nuk kanë mundur të vijnë në Shqipëri, për shkak të presionit që u është bërë personave që administrojnë linjat e autobusëve nga njerëz pranë qeverisë se në rast se sjellin emigrantë për të votuar, do t'u hiqet licenca.


Gjithashtu, korrespondenti ynë veçon rastin e një personi 60-vjeçar, që kishte votuar gjithmonë në qytetin e Sarandës dhe sot ka konstatuar se emri i tij ishte në një nga listat e zgjedhësve në Lukovë. Personi në fjalë u shpreh për "Shekullin" se nuk mund të bëjë të ditur identitetin e tij, për shkak të pozicionit që mban i vëllai në administratë, por ai ka marrë një taksi për të vajtur në qendrën e votimit ku kishte emrin.


Vlora nuk ka qenë shumë e qetë në ditën e sotme të votimit. Gazetarja Anila Peçi raporton se ka pasur një ndërprerje të votimit në dy prej qendrave të vendosura në shkollën e muzikës "Naim Frashëri" në qytet për shkak se votuesit janë ankuar se nuk kanë privatësi. Pas mbërritjes së kreut të KZAZ 61 Edmond Banushi, njëra nga qendrat është transferuar në një prej klasave të shkollës dhe më pas procesi i votimit ka rivijuar.
Ndërkohë kreu aktual Shpëtim Gjika është paraqitur te shkolla "Marigo Pozio" ku mësohet se ishin vendosur përfaqësues të strukturave të PD-së me lista në duar. Ka pasur tension dhe presion kundrejt votuesve, ndërkohë që Gjika u ka kërkuar përfaqësuesve të PD-së të largohen nga qendra e votimit. Fillimisht janë mbledhur militantë të të dyja palëve, por më pas ata janë larguar pa shkaktuar probleme.


Proces normal në Sarandë
Ka nisur normalisht procesi i votimit Sarandë. Sipas korrespondentit të "Shekullit", Ermir Hoxha, po vijon procesi në të gjitha qendrat e votimit në komuna dhe bashki, ndërkohë që është vënë re pjesëmarrje e lartë e votueseve, madje në disa qendra qytetarët po presin në radhë për të votuar.
Ndërkohë në Mesopotam të bashkisë Delvinë nuk janë paraqitur kryetari dhe nënkryetari i komisionit dhe KZAZ ka dërguar dy komisionerë për t'i zëvendësuar. Procesi ka nisur me vonesë.

Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top