Vlora hap dyert në 100 Vjetor..:)

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
423026_372488529512085_69673488_n.jpg

Në kuadër të kremtimit të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë në Vlorë po vihet re një entuziazëm mbarëkombëtar për të qenë të pranishëm më 28 Nëntor në Vlorë dhe një pamundësi e kapaciteteve të strukturave hoteliere në qytetin e Vlorës për të mikpritur numrin e shumtë të mysafirëve. Në të njëjtën kohë, jemi dëshmimtarë të gadishmërisë së qytetarëve vlonjatë për të hapur dyert e shtëpive për miqtë e largët në këtë eveniment historik të jashtëzakonshëm dhe tëmungesës deri tani të një strukture koordinative për të mundësur relizimin e një prej virtyteve më të çmuara shqiptare, mikpritjen.
Për këtë arsye, shoqata Eagles Sky dhe Qendra Rinore Vlorë, në bashkëpunim me rrjetin vullnetar të shoqërisë civile Vlora Network, vendosën të krijojnë një strukturë operative gjatë ditëve të vigjiljes së festimit të Pavarësisë për të mundësuar koordinimin e gatishmërisë së qytetarëve vlonjatë për të mikpritur mysafirët nëpër shtëpitë e tyre dhe dëshirës së bashkëkombësve për të qenë të pranishëm më 28 nëntor në Vlorë. Në këtë mënyrë, tradita e lashtë e shqiptarit e hapjes së derës së shtëpisë, në fatkeqësi e në gëzime, do të rinovohet në këtë 100 vjetor në qytetin e Vlorës si dëshmia më konkrete e të qënit shqiptar.
Struktura “Vlora hap dyert në 100 vjetor” do të jetë funksionale duke nisur nga sot, 24 nëntor 2012, deri më 27 nëntor 2012, pranë Qendrës Rinore Vlorë, Pallati i Kulturës, Sheshi Pavarësia, Vlorë (përballë hyrjes së Portit Vlorë). Në shërbim të qytetarëve për këtë qëllim është krijuar faqja e internetit “Vlora hap dyert në 100 vjetor” në rrjetin social Facebook si dhe për çdo informacion do të jenë adresat e postës elektronike [email protected] dhe [email protected] numri telefonit fiks 00355 (0)33 203064, shërbimi SMS në numrin e celularit 00355 (0)69 6594575.
Qytetarët vlonjatë që kanë mundësinë dhe dëshirën të hapin dyert e shtëpisë për miqtë e largët, mund të bëjnë të ditur gadishmërinë e tyre mikpritëse duke shkruar në faqen “Vlora hap dyert në 100 vjetor” emri dhe mbiemrin, numrin e shtretërve për miqtë, si dhe mjetin e kontaktimit (një numër telefoni ose adresën e postës elektronike) apo të paraqiten personalisht, nga ora 09.00 deri në ora 16.00 pranë Qendrës Rinore Vlorë ku vullnetarët do të regjistrojnë për ta në faqen web të dhënat e tyre. Në faqen e mësipërme do të keni dhe një shembull të mënyrës së regjistrimit të të dhënave.
Bashkëkombasit shqiptarë që dëshirojnë të jenë të pranishëm në Vlorë dhe pranojnë të mikpritjen në shtëpinë e një qytetarit vlonjat mund të kontaktojnë qytetarët vlonjatë që ofrojnë shtëpitë e tyre në adresën e kontaktit të publikuar prej qytetarëve vlonjatë (postë elektronike, telefon etj.) në faqen “Vlora hap dyert në 100 vjetor” apo t’i drejtohen për çdo sqarim strukturës operative vullnetare në adresat e mësipërme. Në këtë mënyrë janë vetë qytetarët që komunikojnë drejtpërsëdrejti mes tyre pa ndërmjetësinë e strukturës sonë operative e cila vetëm sa mundëson këtë komunikim.
Duke theksuar edhe njëherë se rolin tonë thjesht koordinues, ftojmë bashkëkombasit të tregojnë gjithë përgjegjshmërinë dhe qytetarinë që ky eveniment kërkon, duke mënjanuar çdo përdorim jo serioz të adresave të kontaktit të strukturës operative apo të individëve e duke respektuar çdo detyrim ligjor në lidhje me privacy-në dhe moscenimin e çdo të drejte të personit.
Gëzuar Festën e 100 Vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë!


Eagles Sky Qendra Rinore Vlorë
Auron Rrokaj,Elidon Lamani ... Marr nga Fb
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top