Vllaznia në pritje të lojtarëve nga merkatoja

Vvetoni

Antarë i Respektuar
Ekipi shkodran pret blerjet e reja për të pasur një grup pretendent edhe këtë sezon

Ditët kalojnë dhe ankthi në Shkodë rritet. Afrimi i ditës së fillimit të stërvitjeve po afron dhe skuadra duket e paplotësuar. Nga ana tjetër, drejtues të klubit në media të ndryshme janë shprehur se janë duke studiuar të gjitha mundësitë dhe variantet e mundshme për gjetjen e lojtarëve cilësorë.

Ideja është se lojtarët që do vijnë, të jenë më të zotë se këta që janë aktualisht në skuadër. Ende nuk ka asgjë të qartë sesa lojtarë i nevojiten skuadrës. Dikush thotë dy, të tjerë tre, por ka edhe nga ata që thonë se Vllaznia ka nevojë për 4‑5 lojtarë. Këtë më mirë se kushdo do ta tregojë rruga në vazhdim, duke parë edhe se çfarë do të bëhet me lojtarë të tillë, si Beqiri, Nallbani e Shtubina. Nëse ata largohen, sigurisht që do të duhen shumë lojtarë për të marrë në merkato.

Emri i parë që përflitet se do vishet kuqeblu është ai i mesfushorit Enkel Alikaj. Lojtari që ka luajtur me Dinamon, Besën dhe Teutën, prej ditësh është vënë në shënjestër të drejtuesve kuqeblu. Ditët e fundit janë intensifikuar kontaktet me të dhe burime të ndryshme thonë se ai mund të ketë firmosur, por nga ana e klubit kjo gjë nuk pohohet. Duke qenë kështu, çdo gjë do marrë fund ditën e enjte, kur ekipi do të nisë stërvitjen. Nëse Alikaj do të jetë prezent në këtë seancë, do të thotë se ka mbyllur punë me presidentin Fushaj. Nga ana tjetër, po të enjten në stërvitje pritet të jenë edhe disa prurje të reja të klubit. Bëhet fjalë për disa futbollistë që do të vijnë në provë për disa ditë.

Nuk thuhet me saktësi se sa do të jetë numri i lojtarëve që do të provohen, por e sigurtë është që trajneri Lika do të ketë mundësi të zgjedhë lojtarët që i duhen në morinë e atyre që do të vijnë për t’u testuar. I pari që pritet të vijë është një sulmues afrikan. Nuk jepen shumë detaje në lidhje me emrin e tij, por thuhet të jetë shtatlartë dhe sëfundi të ketë luajtur në kampionatin belg të futbollit. Pas tij mund të mbërrijnë edhe të tjerë dhe kësisoj në Shkodër janë në pritje të këtyre emrave dhe përforcimeve.

Vllaznia ka nevojë për disa lojtarë cilësorë, në mënyrë që të jetë sa më shumë kompetitive në sezonin e ri, në të cilin do hyjë me pretendime maksimale. Deri më tani ka vetëm premtime, por sigurisht që lëvizjet janë duke u bërë për një merkato cilësore. Ardhjet e lojtarëve në çdo repart janë domosdoshmëri, sepse trajnerit Lika i duhet sa më tepër lojtarë në dispozicion për të menduar edhe për dëmtimet dhe dënimet e futbollistëve. Sezoni i ri nuk mund të nisë me 12‑13 futbollistë titullarë. Duhen edhe disa më tepër dhe pikërisht këto është duke kërkuar Vllaznia gjatë këtyre ditëve.


Alikaj: Po, kam firmosur për ekipin shkodran

“Kam firmosur tashmë për Vllazninë dhe ditën e enjte i bashkohem ekipit shkodran.” Kështu shprehet mesfushori Enkel Alikaj, i cili pas largimit nga Teuta e Durrësit, ka vendosur të luajë me Vllazninë. Alikaj shprehet se është mjaft i kënaqur nga oferta shkodrane, e cila i përgjigjet plotësisht interesave të veta. “Dihet që Vllaznia është një nga ekipet më të mira të vendit dhe ka shumë ambicie për sezonin e ardhshëm, ku kërkon padyshim trofe.

Unë kisha disa oferta brenda vendit, por drejtuesit e Vllaznisë ishin më këmbëngulës dhe oferta që më bënë iu përgjigj plotësisht interesave të mia. Kam firmosur të dielën në darkë me Vllazninë pas kontakteve me presidentin Fushaj për një sezon dhe tashmë ditën e enjte do t’i bashkohem ekipit të Vllaznisë, pasi deri atë ditë ekipi është pushim.

Ndihem mjaft i kënaqur që do të mbroj ngjyrat e kësaj skuadre, që ka qenë dhe do të vazhdojë të mbetet ndër ekipet më të mira të vendit,” - ka deklaruar Alikaj, i cili është ndarë me konsensus nga Teuta, madje këtë ai e përmend edhe vetë: “Nuk më ka mbetur peng diçka për largimin, pasi unë jam ndarë me konsensus të plotë dhe miqësisht me presidentin Hasanbelliu.

Jam larguar pas asnjë lloj problemi, kam biseduar me presidentin, jemi takuar dhe më pas jam larguar nga ekipi i Teutës, ku kam kaluar një sezon të mirë dhe jam ndjerë i vlerësuar, por tashmë do të luaj me Vllazninë. I uroj suksese ekipi durrsak dhe mendoj se Teuta do të jetë një ekip dinjitoz edhe sezonin e ardhshëm.”

burimi: Sporti shqiptar online
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top