Vllaznia dhe Prishtina, më shumë se një ndeshje miqësore

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Futbollistët e të dyja skuadrave mbanin në duar një pankartë të madhe, ku shkruhej: “Mos lejoni shuarjen e futbollit kosovar. Jemi një!”



Vllaznia – Prishtina 2-0

Shënues: Hajdari 26’, Hasani 30’



Vllaznia: Gjokoviç, Smajli, Da Silva, Vuk, Belisha, Gocaj, Moreno, Dema, Bardulla, Hajdari, Hasani. Trajner: R. Vata

U aktivizuan: Tafa, Singbo, Erkoçeviç, Markolaj, Gjini, Karakaçi, Popoviç, Sykaj



Prishtina: Nezim, Berisha, Makalli, Hoxhaj, Krasniqi, Gavazaj, A. Ahmeti, Krasniqi, B. Ahmeti, Latifi, Kosumi. Trajner: ث. Jerat.

U aktivizuan: Dabiqaj, Sejdiu, Llapashtica, Malaj, Kozhani, Mazrekaj, Begolli, Zejfullahu, Shabani.

Gjyqtarë: A. Kastrati, D. Salaj. S. Ahmeti (Shkodër)



Më shumë sesa një ndeshje futbolli, ajo e djeshmja në Shkodër ka pasur një mision tjetër. Atë të sensibilizimit për një çështje të rëndësishme, që ndoshta në një të ardhme të afërt këto dy skuadra të jenë bashkë në të njëjtin kampionat. Vllaznia dhe Prishtina janë ndeshur dje në një miqësore të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”, e cila ka dhuruar rezultatin 2-0 për vendësit. Por më shumë sesa rezultati, rëndësi kishte zhvillimi i saj, për më shumë për motivim për të cilin u zhvillua.

Siç është bërë e ditur, klubi kosovar ka nisur një fushatë sensibilizimi për mbështetje nga opinioni sportiv shqiptar dhe nga FSHF-ja për mbështetje në kauzën e tyre për kalimin e të paktën dy skuadrave të kampionatit shqiptar në superligës shqiptare. Drejtuesit e Prishtinës mendojnë se vetëm në këtë mënyrë do të shpëtojë futbolli i Kosovës dhe ata mbeten me shpresën e madhe se kërkesa e bërë nga presidentit i FSHF-së, Armand Duka, në UEFA dhe FIFA për këtë çështje do të gjejë miratim.

Pikërisht për këtë arsye, para miqësores së djeshme, futbollistët e të dyja skuadrave mbanin në duar një pankartë të madhe ku shkruhej: “Mos lejoni shuarjen e futbollit kosovar. Jemi një!” Sa i takon ndeshjes, Vllaznia ka luajtur më mirë, sidomos në pjesën e parë, në të cilën janë shënuar edhe të dy golat e ndeshjes, me anë të Hajdarit në minutën e 26-të dhe Hasanit në minutën e 30-të.

Para se të shënonte skuadra vendëse, ka qenë njëri nga sulmuesit miq që ka humbur një rast të pastër për të shënuar, por ka pritur portieri Gjokoviç. Trajneri Rudi Vata në këtë pjesë të parë ka aktivizuar edhe kroatin që ka ardhur për provë, Gordan Vuk, madje e ka lënë në fushë për 90 minuta. Po ashtu, kanë luajtur edhe tre të huajt e tjerë, Da Silva dhe Moreno nga fillimi dhe Singbo në pjesën e dytë. Në pamje të pare, një skuadër e brishtë, megjithatë duhet pritur ajo çfarë do ndodhë në ditët në vazhdim.

Afrim Muçiqi (n/kryetar i klubit “Prishtina’): “Ne kemi marrë një nisëm dhe po i intensifikojmë përpjekjet tona për të na njohur UEFA e FIFA. Ose më së paku, të marrim pjesë në kampionatin shqiptar. Federata e Kosovës nuk ka bërë asgjë për ta shpëtuar futbollin tonë prej 12 vitesh dhe prandaj i jemi drejtuar asaj shqiptare. Fakti që presidenti Armand Duka u ka kërkuar këtyre dy institucioneve marrjen pjesë të ekipeve kosovare dhe luajtjen e tyre në Europë, na bën optimistë se gjërat do marrin një zgjidhje pozitive. Ne jemi në pritje për këtë.”.

Rudi Vata (trajner i Vllaznisë): “Sapo më telefonoi trajneri i Prishtinës, gjermani Jerat, që e kam mik prej kohësh, isha dakord ta luaja këtë miqësore edhe për të ndihmuar ekipin e Prishtinës në përmbushjen e misionit të saj. Unë them se nuk është gjë e keqe që Prishtina apo ndonjë skuadër tjetër e Kosovës të merrte pjesë në kampionatin shqiptar. Do rriste konkurrencën, do rriste bukurinë e tij. Mendoj se kjo miqësore ia arriti qëllimit për të dy ekipet.”
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top